Vllaznia luan ndeshjen e parë në Kupën e Shqipërisë ndaj Egnatias në Shkodër. Skuadra shkodrane zbret nesër në fushë dhe në prag të këtij takimi, trajneri Goçe Sedloski ka folur para mediave për ndeshjen duke u ndalur edhe te humbja ndaj Tiranës.
Ndeshja Egnatian? me Janë dy ndeshje që luhen dhe kjo është vetëm e para. Jemi pak në situatë negative për humbjen ndaj Tiranës. Kjo është gjysmëfinale e Kupës dhe duhet të kemi durim. Duhet të rrisim ritmin dhe të luajmë siç dua unë. Kemi bërë analizën e Tiranës se ku kemi gabuar. Lojtarët që dalin në fushë duhet të japin gjithçka për ndeshje dhe rezultat të mirë e ta kemi të lehtë në transfertë. Pas 3 ditësh kemi kampionatin prandaj këto dy ndeshje duhet t’i luajmë në mënyrën më të mirë.
Egnatia? E kam ndjekur dhe parë Egnatian. Luajnë shumë mirë dhe kam parë që bëjnë futboll të bukur. Presin për rastin e kundërsulmit dhe kam thënë që duhet të pozicionohemi si duhet. Duhet të luajmë mençur dhe rezultati vjen.
Europa nga Kupa? Qëllimi është të kapim Europën siç kam folur me klubin. E kam thënë që çdo ndeshje është e rëndësishme. Ashtu si duam ne Europën, e do edhe Egnatia dhe ashtu jemi edhe në kampionat e jemi shumë afër. Do të jetë shumë interesante deri në fund. Duhet të mendojmë më vonë për ndeshje e ardhshme.
Ndeshja në Shkodër? Ka 2 ndeshje me të njëjtin kundërshtar për 3-4 ditë. Është pozitive që luajmë në shtëpi. Siç kam dëgjuar ata nuk luajnë në fushën e tyre dhe për mua nuk ka ndeshje në shtëpi apo jashtë por duhet të fitojmë për në finale.
Gjendja? Do ta shohim pasi të gjithë janë të shëndetshëm. Do të bëj ndonjë ndryshim sepse kemi ndeshjen e radhës për 3 ditë por kjo pas stërvitjes së sotme.
Kritikat? Duhet që të gjithë të jemi së bashku. Na ka ardhur humbje e rëndë. Ndeshjen e parë që kemi fituar kam thënë që do të ketë edhe humbje por të jemi bashkë. Duhet të jemi të fortë dhe të përgatitur. Kemi kualitet dhe cilësi e duhet ta cilësojmë në fushë.
Ndeshje si me Erzenin? Do të konsistoj fort që të luajnë siç kam unë stilin. E keni parë edhe vetë ndeshjen e fundit me Tiranën që kemi pësuar një gol dhe është ironike çfarë goli pësuam. Është e vështirë të ngrihesh pastaj. Kemi provuar gjithçka por nuk shënuam por e kemi lënë pas. Nesër duhet të jemi më të mirë. Nuk guxojmë të bëjmë gabimet që kemi bërë dhe do ia dalim.
Alivoda? Mendoj se ka luajtur 2 ndeshjet me mua dhe është në planet e mija e nesër do të fillojë por do e shohim.
Sulmi në krizë? Në dy ndeshje nuk kemi shënuar. Përpiqemi që në stërvitje të rikuperojmë por kam parë që as kundërshtari nuk krijon shanse. Të gjitha ekipet luajnë pak a shumë kështu. Do të provojmë.
Ish-lojtarët e Vllaznisë te Egnatia? I kam parë të gjithë emrat. Do të jap porositë e fundit dhe ata kanë një motiv të madh për të treguar se ku kanë qenë por e gjitha varet nga ne sepse duhet të bëjmë stilin tonë. Normalisht të kemi kujdes në mbrojtje.
Finalja e Kupës? Mund të them se do të përpiqemi për ta arritur. Futbollin e sotëm e dini si është. Ashtu siç besoj te fitorja, besoj se edhe trajneri i tyre beson por do të dalim fitimtarë.
Tifozët? I falënderoj tifozët që kanë ardhur në atë numër dhe për mbështetjen. Në fund nuk i kemi gëzuar por e them edhe një herë që ka qenë e rëndë për të gjithë. U bëj thirrje të gjithëve që të bëhemi bashkë për të arritur qëllimin tonë.
Balaj? Do ta shohim sepse është lojtar i mirë. E njoh më herët sepse ka qenë në Rijeka dhe di të shënojë por ai punon edhe për ekipin. E vlerësoj si lojtar por po i mungon shënimi i golit dhe me siguri do të vijë”, u shpreh Sedloski.
Discussion about this post