GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

VOA: Presidenti Meta e komentoi si zhgënjyes vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet vendore

23:29 - 07/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
VOA: Presidenti Meta e komentoi si zhgënjyes vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet vendore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, shprehu sot “zhgënjim për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjet vendore te 30 qershorit”, e cila sipas tij, “ndoqi interesa që nuk përkojnë me ato të popullit shqiptar”.

Në emër tij këshilltari juridik Bledar Dervishaj, deklaroi para shtypit se me vendimin e fundit Gjykata Kushtetuese hoqi dorë nga funksioni i saj sublim dhe e shpalli veten jo kompetente për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të shqiptarëve.

“Gjykata Kushtetuese, me vendimmarrjen e saj për të deklaruar mungesën e juridiksionit kushtetues, faktikisht e la çështjen pa zgjidhje përfundimtare, duke mos iu përgjigjur pyetjeve që ju parashtruan në çështjen objekt shqyrtimi” – deklaroi zoti Dervishaj.

Ai theksoi se Gjykata Kushtetuese nuk dha një vendim themeli dhe se me vendimmarrjen e saj, Gjykata nuk pati vullnet ta zgjidhte këtë çështje përmes juridiksionit gjyqësor kushtetues.

“Për t’iu shmangur themelit të çështjes dhe për ta bërë veten jo-kompetente, Gjykata Kushtetuese, gjatë veprimtarisë së saj, ka cenuar rëndë parimet e transparencës dhe të procesit të rregullt ligjor” – thotë zoti Dervishaj për shtypjn.

Ai shprehu habinë se si “vendimi i Gjykatës nuk prek, nuk krijon asnjë detyrim, dhe nuk nxjerr asnjë përgjegjësi”, për asnjë nga palët e përfshira në këtë proces.

“Askush nuk është i detyruar të ndërmarrë ndonjë veprim për zbatimin e këtij vendimi, për sa kohë ky vendim nuk thotë asgjë, përveçse rrëzon kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë” – thotë këshilltari i Presidentit të Republikës.

Ai shtoi se Gjykata Kushtetuese nuk e përmbushi misionin e saj sublim, por qëllimisht vendosi të qëndrojë mënjanë, e la çështjen të pazgjidhur, sepse zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, u mbajtën nga Qeveria, Kuvendi dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pa Dekret të Presidentit, në një datë që nuk ishte përcaktuar si datë zgjedhjesh sipas Kushtetutës.

“Sipas këtij vendimi, forca qeverisëse në pushtet, ka mundësinë që në mënyrë arbitrare dhe antikushtetuese, të interpretojë e më pas të realizojë zgjedhjet në Shqipëri, në datën apo momentin kur ajo dëshiron, apo edhe të mund të vendosë të mos kemi fare zgjedhje” – tha zoti Dervishaj.

Ai shtoi se me vendimin e fundit Gjykata Kushtetuese aktuale i hapi dyert antikushtetutshmërisë, abuzimit me Kushtetutën dhe ligjin, dhe imponimit të dhunshëm të pushtetit të radhës”.

Afro një muaj më parë, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Shoqatës së Bashkive për të shpallur si antikushtetuese zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Gjykata Kushtetuese njoftoi se vendimin e mori pasi dëgjoi palët në gjykim, dhe pasi shqyrtoi Opinionin e Komisionit të Venecias.

Në opinionin e tij Komisioni i Venecias, kishte thënë se Gjykata nuk ka kompetencë për të shqyrtuar vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore.

Opinionet e Venecias nuk janë detyruese për Gjykatën Kushtetuese, por historikisht ato janë respektuar.

Zgjedhjet e 30 Qershorit u bojkotuan nga opozita, por ato u mbajtën në datën e caktuar, pavarësisht se presidenti Ilir Meta e anulloi atë, duke vendosur një datë tjetër.

Në dy Opinione të vetat për Shqipërinë, Komisioni i Venecias ka vënë në dukje se “bojkoti elektoral nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektoratit, nuk mund të parandalojë mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta”./VOA

Etiketa: Gjykata KushtetueseIlir MetaPresidentivendimiVOAzgjedhjet vendore

Lajme të lidhura

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin
Breaking Views

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin
Breaking Views

Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin

17:30 - 11/01/26
Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”
Breaking Views

Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”

13:04 - 11/01/26
Para
Franca arreston të dyshuarin për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi

Franca arreston të dyshuarin për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të fshehë provat e ndalimit të vëllait të tij, AMP ndëshkon policin
Aktualitet

Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës

10:13 - 12/01/26

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë  I.D., me detyrë Shef i Logjistikës pranë DVKM Kukës,...

Lexo më shumë
Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje

09:59 - 12/01/26
E rëndë në Greqi/ Djali dhe vajza mbysin babanë me jastëk, i ndihmon edhe dhëndri

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij

09:45 - 12/01/26
Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro

Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro

09:40 - 12/01/26
EMRAT/ U qëllua brenda në makinë, identifikohet viktima në Has

Ndryshime në polici, emërohen drejtuesit për Korçën, Lezhën dhe Durrësin (Emrat)

09:37 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com