GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vokshi kërkon Vilma Nushin: Komisioni nuk mbyllet pa dëshminë e saj

11:42 - 11/11/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vokshi kërkon Vilma Nushin: Komisioni nuk mbyllet pa dëshminë e saj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mosparaqitja e dëshmimtarëve ka shkaktuar debate mes opozitës dhe mazhorancës në komisionin hetimor parlamentar për hetimin e koncesioneve në shëndetësi, sterilizimit dhe check up-it.

Më konkretisht, mosparaqitja e biznesmen Vilma Nushi, e cila është një prej përfitueseve të koncesionit abuziv të check up-it, si dhe të kryeministrit Edi Rama.

Deputetja demokrate Ina Zhupa tha se ata nuk mund t’i bëjnë për budallenj, dhe sipas saj, ose të zgjaten afatet e komisionit, ose t’i detyrojnë duke i paraqitur para komisionit për t’i marrë në pyetje me Polici.

Ndërkohë, kryetarja e komisionit Albana Vokshi deklaroi se ai komision nuk mund të mbyllet pa thirrjen e dëshmimtarëve kyç, si Vilma Nushi dhe sipas saj, ajo duhet të paraqitet ditën e nesërme, madje edhe me Polici nëse do të jetë e nevojshme.

Por, deputeti socialist, Plarent Ndreca, i cili është marrë i pandehur nga SPAK, siç e ka zakon për të mbrojtur abuzuesit me lekët e taksapaguesve shqiptarë, edhe këtë radhë doli në mbrojtje të Vilma Nushit.

Debati:

Zhupa: Kërkojmë nga ky komision, sidomos nga përfaqësuesit e mazhoranës, t’i kthehen vendimit të seancës plenare, për zhvillimin e komisionit. Tre janë opsionit, një; policia. Dy; shtimi i afatit dhe tre; të gjenden gjitha mënyrat për të marrë dëshmi dhe në raste ekstreme. Nuk mund të lejojmë të na bëjnë për budallenj.  Më vjen keq, por duhet ky komision të jetë me përgjegjësinë që i ka dhënë seanca plenare.

Vokshi: Ky komisioni nuk mbyllet pa dëshminë e Vlima Nushit dhe Edi Ramës. Nuk mund të mbyllet pa dëshminë e personave kyç.

Nderca: Këta që janë me shtetësi italiane, kanë të drejtën e tyre të bëjnë aktivitetin e tyre në vendin e tyre. Nuk e di nëse janë thjeshtë dhe vetëm shtetas italianë, por është e pritshme të mos kenë të njëjtën përgjegjësi juridike si shtetasit shqiptare. Nuk më shqetëson mundësimi i prezencës së tyre në komision. Për zotin Lleshi, ai ka sjellë justifikim, një raport mjekësor. Nuk mund të paragjykojmë. Nuk ka arsye që të bëjmë thirrjen e detyrueshme të tij, përsa kohë nuk ka shprehur mos vullnet për të ardhur. Edhe zoti Fani ka treguar gatishmëri, por për arsye që i thotë në e-mail, nuk mund të jetë sot.

Nuk e shoh të arsyeshme ti thërrasim me policisë, sepse nuk kanë thënë nuk duan të vijnë. Ata kanë dhënë arsye ligjore. Ne e kemi vullnetin për ti marrë në dëshmi, për ti dëgjuar dhe për tu bërë pyetjet tona. Nuk mund të bëjmë spektakël kot, kur nuk është e nevojshme.

Duhet zonja Nushi sepse qenë edhe kontributore e PS. Pra kjo qenka një arsye pse duhet të jetë para nesh që ti bëjmë gjyqin njerëzve që ua përmendin emrin pa kriter. I paragjykojmë. Nuk kemi ardhur për të bërë komision hetimor se kë kemi denoncuar, por për të shqyrtuar dy kontrata.

Ndreca: Kemi rënë dakord për dëshmitarët në mbledhjen e kryetarëve. Ka një procedurë.

Vokshi: Për Vilma Nushin kemi rënë dakord, ka qenë në listë.

Ndreca: Arsyeja që nuk thirren Peposhi dhe Nushi nuk thirren sepse nuk kanë lidhje me check up. Aksionerët e aksionerëve nuk mund t’i thërrasim.

Vokshi: Janë aksionerë të kompanive. Nuk e shpjegon dot. Ti mendon ashtu, unë gjykoj që Vilma Nushi duhet të vijë këtu. Nuk mbyllet ky komision pa personin kyç.

Ndreca: Pse shqetësoheni, pse nuk i lini njerëzit të sqarohen. Janë aksionerë të 3P Life. Nuk kemi objekt llogarie aksionerët e aksionerëve.

Vokshi: E ka sjellë QKL me shkresë, përfituese është Vilma Nushi. Ti s’ke qenë fare kur është gatuar kjo. Edi Rama të ka thënë që Vilma Nushin nuk e dua në komision. Kështu që Vilma Nushi të thirret nesër të jetë në komision. Unë nuk dua që ne të dy të flasim për atë që kemi rënë dakord. Se kemi rënë dakord për të gjithë listën, vetëm për Edi Ramën nuk ke rënë dakord.

Zhupa: Z. Ndreca harron diçka. Sipas QKL-së Vilma Nushi ka marrë 1.5 mln euro divident nga paratë e shqiptarëve.

Vokshi: Nuk e mbron dot Vilma Nushin.

Zhupa: Referoju ligjit z. Ndreca për pronarët përfitues.

Vokshi: Dëshmia e tyre është kyçe për hetimin parlamentar sepse janë aksionerë të kompanive, dhe dy prej tyre kanë marrë miliona si konsulentë privatë, përveç që kanë kompani nënkontraktuese. Për këtë arsye, ne do t’i drejtohemi Policisë që të sigurojë praninë e tyre në Komisionin Parlamentar.

Etiketa: KomisionNushiVokshi

Lajme të lidhura

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Para
Ndeshjet e Nëntorit, Strakosha dhe Fetai: Kemi 2 finale në shtëpi, do japim maksimumin

Ndeshjet e Nëntorit, Strakosha dhe Fetai: Kemi 2 finale në shtëpi, do japim maksimumin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera
Breaking Views

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Lexo më shumë
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com