GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Von Cramon: Ndaj Serbisë është përgatitur një paketë masash

22:30 - 07/10/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Von Cramon: Ndaj Serbisë është përgatitur një paketë masash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se ndaj Serbisë është përgatitur një paketë masash, si përgjigje ndaj sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit më 24 shtator.

Këtë, eurodeputetja gjermane e ka thënë në një intervistë për “EuronewsAlbania”.

“Nuk do t’i quaja sanksione, sepse ato duhen miratuar nga Këshilli, por flasim për masa politike dhe financiare, që natyrisht do të dëmtojnë qeverinë e Serbisë”, tha Von Cramon.

Von Cramon ka theksuar se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duhet që të bashkëpunojë dhe të sigurojë një hetim korrekt për sulmin terrorist, ku mbeti i vrarë rreshteri, tanimë heroi Afrim Bunjaku.

“Vuçiç kontrollon shumëçka në Serbi. Vështirë të mendohet se ai nuk kishte dijeni se çfarë po ndodh sa i takon blerjes së armatimeve, apo organizimit të grupit agresor. Megjithatë, nuk mendoj se Serbia ka interes për një sulm më të madh ushtarak, apo për luftë”, shtoi.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se ndaj Serbisë është përgatitur një paketë masash, si përgjigje ndaj sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit më 24 shtator.

Këtë, eurodeputetja gjermane e ka thënë në një intervistë për “EuroneësAlbania”.

“Nuk do t’i quaja sanksione, sepse ato duhen miratuar nga Këshilli, por flasim për masa politike dhe financiare, që natyrisht do të dëmtojnë qeverinë e Serbisë”, tha Von Cramon.

Von Cramon ka theksuar se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duhet që të bashkëpunojë dhe të sigurojë një hetim korrekt për sulmin terrorist, ku mbeti i vrarë rreshteri, tanimë heroi Afrim Bunjaku.

“Vuçiç kontrollon shumëçka në Serbi. Vështirë të mendohet se ai nuk kishte dijeni se çfarë po ndodh sa i takon blerjes së armatimeve, apo organizimit të grupit agresor. Megjithatë, nuk mendoj se Serbia ka interes për një sulm më të madh ushtarak, apo për luftë”, shtoi.

Eurodeputetja nga radhët e të Gjelbërve, ka potencuar se është më rëndësi që Serbia “të nënshkruajë çdo marrëveshje të arritur me Kosovën”, ndërsa Prishtina duhet që të sigurojë krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Tutje, Von Cramon ka deklaruar se çështjet e mbetura pezull në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, “është në diskutim një propozim i ri”.

“Ajo që kuptoj është se shumë diplomatë po hartojnë një tjetër propozim se si do të bëjmë para. Më tepër detaje nuk mund të jap për momentin”.

Çfarë ndodhi?

Një grup i armatosur të dielën e 24 shtatorit, ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjë të Zveçanit, duke lënë të vrarë rreshterin, Afrim Bunjaku.

Autoritetet e Kosovës akuzuan drejtpërdrejtë Serbinë se qëndron prapa këtij sulmi terrorist, teksa kryekrimineli Milan Radojiçiç – njeri i besuar i presidentit serb Aleksandër Vuçiç – ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Radojiçiç u arrestua të martën nga autoritetet serbe, për t’u liruar një ditë më pas.

Vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar këtë sulm, derisa kanë kërkuar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë.

Nga ana tjetër, Serbia nuk është distancuar nga ky sulm, përkundrazi ka shpallur ditë zie kombëtare, për t’i nderuar kështu terroristët e vrarë.

Përveç kësaj, Beogradi zyrtar, pas sulmit terrorist, dislokoi një numër të madh të trupave ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën.

Ky veprim i Serbisë nxiti reagimin e bashkësisë ndërkombëtare, të cilët kërkuan që menjëherë të zvogëlohet numri i trupave ushtarake.

Pas këtyre thirrjeve të qarta të ndërkombëtarëve, Beogradi njoftoi se ka filluar reduktimin e trupave ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën.

Etiketa: BEKosovasanksioneSerbiaVon Cranon

Lajme të lidhura

Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)
Aktualitet

Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)

14:20 - 17/03/26
Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Kosovë & Rajon

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha
Aktualitet

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha

13:30 - 17/03/26
Para
Nga emigrimi, vdekja e prindërve dhe letra anonime… Ermonela Jaho rrëfen detaje nga jeta

Nga emigrimi, vdekja e prindërve dhe letra anonime... Ermonela Jaho rrëfen detaje nga jeta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)
Aktualitet

Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)

14:20 - 17/03/26

Një hetim i nisur në muajin Korrik 2025 nga prokuroria e Korçës, ku në fokus janë veprimet ligjore të ish-drejtorit...

Lexo më shumë
Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha

13:30 - 17/03/26
Berisha: Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit

Berisha: Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit

13:13 - 17/03/26
Berisha: Raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë, Rama mashtroi me pasaportën e BE dhe nxjerr atë të Vuçiçit

Berisha: Raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë, Rama mashtroi me pasaportën e BE dhe nxjerr atë të Vuçiçit

13:09 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com