GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Vota e Diasporës, debate në KQZ mbi dokumentet e identifikimit

14:44 - 19/10/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vota e Diasporës, debate në KQZ mbi dokumentet e identifikimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni rregullator është mbledhur sërish sot për të shqyrtuar projektvendimin “Për miratimin e rregullave për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve”.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Franc Nuri, propozoi që të hiqet togfjalëshi “dokument identifikimi i vlefshëm” për zgjedhësit në diasporë.

“Kërkojmë që në dokumentet e identifikimit të mos përcaktohet nëse janë të vlefshëm apo jo”- tha Nuri.

Anëtari i Komisionit Rregullator, Dritan Çaka tha se “duhet ta lejojmë një aplikim të qytetarit për të votuar me çfarëdolloj dokumenti identifikimi”.

Kryetarja e Komisionit Rregullator, Ilirjana Nano ngriti pyetjen, nëse “do të votojnë me dokument të vlefshëm ose jo shtetasi shqiptar?”

“Jemi 5 anëtar dhe ajo që Nuri e tha, Caka e tha mund të kemi akt normative të qeverisë, por ende nuk kemi një datë zgjedhjesh. A mund të thotë dikush sot. Unë them duhet të jetë me dokument të vlefshëm”- tha Nano.

Anëtari i Komisionit Rregullator, Muharrem Çakaj tha se këtë të drejtë e ka qeveria.

“Këtë që ju shtruat për diskutim referuar kuadrit ligjor shqiptar e ka në dorë qeveria e Shqipërisë. Në zgjedhjet pararendëse, është me vendim qeverie është shtyrë vlefshmëria, nuk e kemi ne në dorë e ka qeveria. Të themi voton shtetasi shqiptar me banim brenda apo jashtë vendit s’e kemi ne në dorë. Qeveria shtyn vlefshmërinë”- u shpreh Çakaj.

Pas debateve dhe mbledhja u ndërpre.

Komisioni Zgjedhjeve u mblodh edhe dje (18 tetor) për të miratuar rregullat për regjistrimin e votuesve dhe listat e zgjedhësve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Sipas rregullores së draftuar, çdo qytetar shqiptar, i cili jeton jashtë dhe që kërkon të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare duhet të regjistrohet në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) të paktën 68 ditë përpara datës së votimeve. Sipas KQZ-së, zgjedhësit do të duhet ta shkarkojnë dhe të krijojnë një llogari të tyre, e cila është e aksesueshme dhe pa pagesë.

Po sipas KQZ-së, kjo llogari kërkon identifikimin biometrik me njohje të fytyrës, një kod unik i përkohshëm gjashtëshifror që i dërgohet zgjedhësit në numrin e tij të telefonit dhe e-mail, si dhe Numri Personal i Identifikimit.

Ndërkohë dokumentet që do të duhet të ngarkojë për t’u regjistruar janë: Certifikatë pronësie, vërtetim banimi, kontratë qiraje apo çdo lloj dokumenti të lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin, i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësit në një strukturë të caktuar.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, 63 ditë përpara datës së zgjedhjeve, publikon listën paraprake me qëllim që zgjedhësit brenda 48 orësh të kërkojnë regjistrimin apo rregullimin e pasaktësive dhe tri ditë më vonë, ose 60 ditë para datës së zgjedhjeve, miraton dhe publikon në faqen zyrtare të internetit të KQZ listën përfundimtare të zgjedhësve që votojnë jashtë vendit, e cila pas këtij momenti nuk ndryshon.

Sipas Kodit të ri Zgjedhor, vota e personave që jetojnë jashtë, llogaritet në qarkun ku ai/ajo ka jetuar përpara se të largohej nga Shqipëria.

gijotina.com/

Etiketa: DiasporaKQZKryesore1

Lajme të lidhura

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…
Breaking Views

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Para
(VIDEO) Kishin përshtatur banesën për tharje të kanabisit, sekuestrohen 200 kg drogë në Lezhë

(VIDEO) Kishin përshtatur banesën për tharje të kanabisit, sekuestrohen 200 kg drogë në Lezhë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…
Breaking Views

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

Kristjan Asllani debutoi të shtunën me Besiktas, por gjërat nuk shkuan mirë për mesfushorin e kombëtares. Ai u ndëshkua me...

Lexo më shumë
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com