GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Ardian Nikulajt, Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet për portugezin e dyshuar si “killer”

14:04 - 06/12/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekstradimet për vrasjen e Ardian Nikulajt, Shqipëria i jep “garanci” gjykatës angleze
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një vit pas ekstradimit të tij nga Maroku, Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur portugezin Ruben Saraiva, i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Nën masa të rrepta sigurie, 29-vjeçari u paraqit këtë të premte në Prokurori, ku ju komunikua akuza e “vrasjes për gjakmarrje”, e kryer në bashkëpunim dhe “armëmbajtja pa leje”.

Pasi pala mbrojtëse të njihet me aktet, dosja hetimore do të dërgohet për gjykim në Gjykatën e Lezhës, e veçuar nga 5 personat e tjerë të vënë nën akuzë për këtë ngjarje, pasi organet e drejtësisë janë më pritje të ekstradimit të tyre nga Britania e Madhe.

I bindur se klienti i tij, nuk ka lidhje me vrasjen, avokati i portugezit, Kujtim Cakrani, thotë se do ta vijojnë betejën ligjore në gjykatë.

Ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për t’u përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa deri ne vazhdimësi ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur ne muajin 19 prill të vitit 2023, në lokalin në pronësi të viktimës, në Shëngjin.

Dosja penale tashmë pritet të dërgohet për gjykim në Gjykatën e Lezhës, e veçuar nga 5 të akuzuarit e tjerë, mes të cilëve 4 shtetas anglezë, të cilët nuk janë ekstraduar ende nga Britania e Madhe. Më 27 Gusht gjykata britanike vendosi ekstradimin e 3 nga 4 prej anglezëve.

Shqiptari Edmond Haxhia, po i arrestuar atje, gjithashtu ndodhet në proces ekstradimi. Ai dyshohet si porositësi i krimit për motive gjakmarrjeje, në emër të kushërinjve të tij, familjes Lekstakaj.

Krimi dyshohet se është kryer me motive gjakmarrjeje, kurse i dyshuari si killer, portugezi Saraiva, nuk e ka pranuar akuzën e vrasjes.

Më 1 Nëntor portugezi kërkoi lirimin për mungesë provash, por u refuzua dhe mbeti në paraburgim. Më 2 Janar të këtij viti portugezi Ruben Saraiva doli në Gjykatën e Lezhës për masë sigurie pas arrestimit dhe ekstradimit më 31 Dhjetor 2023 nga Maroku, teksa mori “arrest me burg”, masë në të cilën dhe ndodhet aktualisht.

Etiketa: Ardian NikulajProkuroria Lezhë

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
v

Agron Malaj do të vadisë në dimër! I firmos 13 MLN lekë Fatos Brajës, tenderi me “Flamur të Kuq”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com