GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Vrasja e efektivit, ish ministri i Brendshëm: Ngjarja më e rëndë se e Klodian Rashës, duhet protestë

08:24 - 29/09/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“U bë përpjekje e madhe për Sandër Lleshajn”, Berisha zbulon se kë donte SHBA si president
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar vrasjen e efektivit të Lezhës, Saimir Hoxha. Lleshaj tha se ngjarja e sotme është më e rëndë se vrasja e Klodian Rashës. Sipas tij, shoqëria duhet të reagojë njësoj siç bëri edhe në muajin dhjetor, pra me protesta.

Po ashtu, Lleshaj tha se nuk di të thotë nëse për këtë ngjarje duhet të ketë dorëheqje apo shkarkime në nivel drejtuesish, siç ndodhi me të, po tha se duhet të ketë një reflektim nga të gjitha palët.

“Ka dy nivele përgjegjësisë, ligjore që u takon organeve përkatëse dhe përgjegjësi morale, kjo është çështje e brendshme që ndjen një lloj përgjegjësie, nuk drejtoj gisht ndaj askujt. Është një ndër ngjarjet më të rënda, pavarësisht ngjarje që ju i referoheni është shumë e rëndë (vrasja e Klodian Rashës), të cilën drejtësia pjesërisht e ka trajtuar, ende jo plotësisht, por sa i përket goditjes së një efektivi të policisë, vrasjes së tij, kjo është një ngjarje e rëndë, edhe në Kodin Penal trajtohet si një ngjarje e veçantë dhe si e veçantë. Kërkohet një reflektim i veçantë, nuk mund shkoj dëm gjaku i efektivit të policisë, gjaku i një djali të ri, një babai, një prindi, një anëtari të shoqërisë sonë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një situatë që është në radarin e institucioneve, dhe që flasim për një rajon urban, dhe një rajon që nuk është tokë e panjohur, e pa administruar, apo e askujt, me saktë informacion ajo sipërfaqe është në përgjegjësinë e disa autoriteteve, ka shumë autoriteteve, vendore, qendrore, më duhet është zonë e mbrojtur. Kjo është një ngjarje që të lëvizë dhe të shtyjë për reflektim, nëse atëherë shoqëria reagoi fort, në mënyrë jo proporcionale, edhe kur vitet një punonjës policie shoqëria duhet të reagojë fort, në respekt të atyre që janë në radhët e Policisë, kanë nevojë që të shohin që policia është me ta. Se nga të gjitha trupat e efektivëve, ne kemi humbje vetëm nga punonjës të Policisë”, tha Lleshaj.

Nënkomisari Saimir Hoxha u qëllua për vdekje ditën e djeshme nga 21-vjeçari Aldi Rama. Trupi i tij u gjet nga kolegët në një kanal pranë zonës së quajtur Ishull, Lezhë.

Ai u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetonte. Policia lokalizoi pas 5 orësh autorin e krimit në zonën e mbrojtur të Kune Vain në Lezhë. I riu u gjet i shtrirë buzë një kanali me një plumb në kokë.

Pranë iu gjet arme me të cilën kishte vrarë oficerin Hoxha dhe kishte qëlluar veten në kokë, duke tentuar kështu vetëvrasjen. Aktualisht, Rama ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës.

Etiketa: Klodian RashaSander Lleshaj

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Para
WhatsApp nuk është dhe aq i sigurt sa thuhet, raporti i ProPublica përmbys gjithçka

WhatsApp do të pushojë së funksionuari përgjithmonë në këto telefona

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com