GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, 4 persona dëshmojnë në gjyq kundër Çapjave, ja roli i tyre

18:17 - 18/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, 4 persona dëshmojnë në gjyq kundër Çapjave, ja roli i tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në seancën gjyqësore të mbajtur dje, kundër 4 autorëve për vrasjen e dyfishtë në Elbasan të babë e bir Gentian dhe Nezir Beqiri, kanë dëshmuar 4 persona të tjerë.

Teksa hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë, në gjykatë janë paraqitur dëshmitarët, Lorenc Skirja, ish-policët Sami Derstila, Dashamir Bezhani dhe Leonard Xhika ,komshiu i dy viktimave.

Ish-punonjësi i policisë, Sami Derstila, kishte për detyrë të ruante Gentian Beqirin, pasi ai ishte në masën e “arrestit në shtëpi”, për ngjarjen e vrasjes së Sokol Çapjas. Derstila, i ka treguar gjykatës së posaçme se ditën kur janë vrarë, babë e bir, ai ishte me shërbim, poshtë hyrjes së pallatit.

Dëshmitari, ka treguar se nuk ka parë personat që janë futur në hyrje të pallatit, pasi së bashku me kolegun e tij, Neshat Budani, ata kishin zbritur poshtë pallatit dhe po qëndronin brenda në makinën e tyre private.

“…rreth orës 8:30, kam zbritur në sheshin para pallatit ku kam ndenjur 30 minuta, a më shumë. Më pas bashkë me Neshatin jam ngjitur në banesën e Gentianit, në katin e 5-të të pallatit. Unë kam trokitur dhe nuk më është përgjigjur ndonjë person. Kam shtyrë derën dhe ajo është hapur, e kam parë të shtrirë në dysheme të atin e Gentianit. Menjëherë, i kam thënë Neshatit, të njoftojë policinë. Më pas menjëherë në vendngjarje ka ardhur policia…”-ka deklaruar Derstila.

Më tej në dëshminë e tij, ish-polici pohoi se për këtë ngjarje ai ishte dënuar nga gjykata e Elbasanit, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Një tjetër dëshmitar ka qenë Leonard Xhika, komshi i dy viktima, i cili është personi i vetëm që ka parë në ikje e sipër dy vrasësit.

“…unë kam qenë në ballkon, kur kam vënë re dy persona, njëri trup vogël dhe tjetri trup madh dhe i mbushur, kur po zbrisnin me vrap nga shkallët. Ballkoni im ndodhet përballa pallatit ku jetonte Gentjani me familjen.

Pritet që në seancën e datës 24 nëntor 2021, në gjykatë të paraqiten Behije Arapi, nëna e Gentianit dhe gruaja e Nezirit, motra dhe vëllai i Gentianit.

Dëshmia e familjarëve të viktimave
Pjesë e rëndësishme e dosjes hetimore që çoi në gjurmët e autorëve të krimit për vrasjen e dyfishtë në Elbasan, ka qenë gjithashtu edhe dëshmia e nënës së Gentianit dhe bashkëshortja e Nezir Beqirit. Më herët ajo tregoi para grupeve hetimore se, shkaktarët për vrasjen e familjarëve të saj janë anëtarët e familjes Çapja, me argumentin se janë e vetmja familje që marrin kërcënime dhe janë në hasmëri. Ajo ka treguar se prej kohësh i druhej një ngjarjeje të tillë, ku familja Beqiri do të përgjakej. Para se të largoheshin nga shtëpia, ajo mësohet të ketë dëshmuar se, babai sigurohej të mbyllte mirë derën, ndërsa në banesën e tyre nuk pranoheshin persona të panjohur. Ndër të tjera ajo ka deklaruar se gjatë kohës që Gentiani ishte në masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” i dyshuar si njëri prej autorëve të vrasjes së Sokol Çapjas, në banesë kanë shkuar shpesh Etjen Cani, Lorenc Skilja, të dy banorë të lagjes “Çlirimi”, Elbasan. Sipas nënës së viktimës Gentian Beqiri, këta të fundit dyshohet të jenë bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, për faktin se asnjë person i panjohur nuk kishte mundësi të futej në banesë, pasi dera hapej në momentin që ishin bindur se personi ishte i njohuri i tyre.

Etiketa: Gentian BeqiriNezir BeqiriVrasje

Lajme të lidhura

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat
Aktualitet

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Para
Kalimi i Strakoshës në Angli, ja çfarë shkruajnë mediat britanike

Kalimi i Strakoshës në Angli, ja çfarë shkruajnë mediat britanike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Mars 2026

07:45 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com