GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Ilaria Sulës, anëtarë të tjerë të familjes së filipinasit nën hetim; pikat kyçe që mund të çojnë në zbardhjen e krimit

09:54 - 12/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Jo vetëm nëna/ Shokët e Mark Samson të përfshirë në vrasjen e studentes shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jo vetëm nëna e babai, por edhe të afërm të tjerë të Mark Antony Samson dyshohet se e kanë ndihmuar 23-vjeçarin të fshehë trupin e Ilaria Sula, raporton Corriere.

Tashmë hetimi është fokusuar tek të afërmit e ish të dashurit të 22-vjeçares shqiptare, e cila pasi u masakrua me thikë nga i riu, u vendos në një valixhe dhe trupi i saj i pajetë u hodh nga një shkëmb.

Pasi rrëzua gënjeshtra e parë e Mark Samson se kishte vepruar i vetëm ndërsa prindërit nuk ishin në shtëpi (nëna rrëfeu se e kishte ndihmuar të pastronte gjakun, hetimet për të atin mbeten të hapura), hetuesit po punojnë për zbardhjen e krimit të kryer, të mbushur me mister.

Celulari

Kyçe për zbardhjen e vrasjes së Ilarias, edhe pse do të marrë pak kohë, është ajo e përmbajtjes së telefonit të vrasësit, i cili kishte tentuar të merrte kompjuterin e ish-të dashurës së tij (para se ta vriste) dhe më pas zhduku telefonin e Ilaria Sulës, pasi dërgoi mesazhe në emër të saj, si edhe bëri postimet në rrjetet sociale të viktimës.

Çfarë po përpiqej kaq shumë të fshihte Samson?

Një nga dy shoqet, me të cilat Mark kaloi kohë në javën pas vrasjes së studentes 22-vjeçare, tha se ai e kishte ndjekur fshehurazi disa herë Ilarian kur lidhja e tyre ishte në krizë.

A ka mundësi që vrasja të jetë pasojë e një përndjekje që vajza e kishte fshehur edhe nga miqtë e saj?

Kamerat

Të dhënat e tjera “teknologjike” kanë të bëjnë me vëzhgimin e të gjitha kamerave të sigurisë të gjetura përgjatë rrugës që supozohet se ka ndjekur Samson për të shkuar dhe për të hedhur trupin e studentes shqiptare në luginën në zonën e Capranica Prenestina.

Deri më tani, vetëm disa pajisje të instaluara kanë regjistruar fuoristradën e familjes së Mark në atë zonë, me targa të regjistruar dy herë, mes orës 18 dhe 19 të datës 26 mars.

Nuk ka kamera sigurie rreth shtëpisë autorit në Via Homs për të ndihmuar hetimet dhe për të pasur një imazh më të plotë të Ford Puma, duke përfshirë se kush ishte brenda mjetit, që do ishte thelbësore për të përcaktuar se kush e ndihmoi Mark.

Gjurmët e gjakut

Më pas janë provat e mbledhura gjatë kontrolleve të përsëritura në vendin e vrasjes ditët e fundit.

Në veçanti, gjurmët e gjakut mund të zbulojnë shumë dhe janë kërkuar në dhoma të tjera, në rroba, mobilje dhe tashmë janë gjetur në një palë këpucë. Shpërndarja e këtyre gjurmëve në shtëpi mund të vërtetojë dyshimin se në banesë ndodhej edhe babai i vrasësit, të paktën për një fraksion të kohës, gjatë orëve në të cilat edhe Ilaria ndodhej aty, e gjallë apo e vdekur.

Ora e vdekjes

Më në fund autopsia. Ekzaminimi mjekoligjor deri më tani ka zbuluar vetëm numrin e plagëve me thikë në qafë të vajzës, që janë 3, dhe ka konstatuar se vdekja ka ndodhur brenda pak minutash për shkak të hemorragjisë.

Plagë të tjera Ilaria kishte në krahë, shenjë se ajo mund të jetë përpjekur të mbrohet. Por nuk mund të jepet një datë e caktuar për kohën e saktë të krimit, pasi ka kaluar shumë kohë nga gjetja e trupit.

Ilaria kishte stomakun bosh, sikur të mos kishte ngrënë ende darkë apo mëngjes. Ngushtimi i kornizës kohore të vrasjes do të ishte gjithashtu një e dhënë kryesore për praninë e bashkëpunëtorëve të mundshëm.

Etiketa: Ilaria SulaItaliVrasje

Lajme të lidhura

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena
Aktualitet

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

19:37 - 18/12/25
Skandali i AKSHI-t/ Pas 6 orësh, GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe “grupin e strukturuar kriminal”
Aktualitet

Skandali i AKSHI-t/ Pas 6 orësh, GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe “grupin e strukturuar kriminal”

18:39 - 18/12/25
SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini
Aktualitet

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini

17:59 - 18/12/25
Para
Nga 18 maji ujin do e paguajmë më shtrenjtë! Rritet deri në 20%, tarifat e reja që hyjnë në fuqi

Uji i ndotur në zonën e 'Komunës së Parisit', Krimi Ekonomik nis hetimet: Është çarë tubacioni i nëndheshëm si pasojë e amortizimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë
Breaking Views

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për përvojën e tij në politikë dhe ndikimin që kjo ka pasur mbi jetën...

Lexo më shumë
Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

21:02 - 18/12/25
“SPAK i sekuestron telefonin Ilir Prodës”- Xhemal Gjunkshi: Drejtori i Policisë duhet të largohet nga detyra menjëherë

“SPAK i sekuestron telefonin Ilir Prodës”- Xhemal Gjunkshi: Drejtori i Policisë duhet të largohet nga detyra menjëherë

20:37 - 18/12/25
Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

19:37 - 18/12/25
Tri ditë para protestës, Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

Tri ditë para protestës, Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

19:26 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com