GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e ish-drejtorit të OST, Gjykata vendos për “killerin” Dorian Keqi

16:51 - 28/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e ish-drejtorit të OST, Gjykata vendos për “killerin” Dorian Keqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autori kryesor i dyshuar për vrasjen e ish-drejtorit të Tensionit të Lartë të Veriut Sajmir Jakut më 2016, është lënë në burg nga Gjykata e Lezhës. 40- vjeçari mohon të ketë lidhje me akuzat dhe ngjarjen. Ndërsa ndaj tij rëndojnë dy vepra të rënda penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit”.

Arrestimi i Keqit

Ndalimi i tij u bë në datë 27 korrik të këtij viti, për atentatin e bujshëm të 9 shtatorit 2016 në mes të Rrëshenit. Arrestimi erdhi në mënyrë rastësore pasi Keqi u kap në gjendje të dehur duke i dhënë makinës së tij në aksin kombëtar të Kurbinit. Një patrullë policore mori shenjat e tij të gishtave dhe nisi procedimin penal për drejtim automjeti në gjendje të dehur. Por, një rastësi e tillë shërbeu çuditërisht si çelës i zbardhjes së vrasjes së Saimir Jakut. Nga kontrolli i shenjave të gishtërinjve të personave të proceduar dhe të arrestuar më parë, rezultoi se gjurmët kapilare në gishtat e Dorian Keqit rezultonin të përputhshme 100% me shenjën e gishtit në bidonin me benzinë brenda makinës së djegur me të cilën u realizua atentati ndaj ish-anëtarit të Këshillit Bashkiak të Partisë Socialiste në Mirditë. Më pas, uniformat blu bënë shoqërimin e Dorian Keqit, i cili tashmë do t’i nënshtrohet procesit gjyqësor. Sipas të dhënave policore, ai nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penal. Gjatë arrestimit, 40-vjeçari nga Kruja u prezantua si punëtor ndërtimi. Atentati ndaj Saimir Jakut në qendër të Rrëshenit në vitin 2016 u pasua nga një seri atentatesh e hakmarrjesh mes fiseve Reçi e Jaku.

Vrasja e Saimir Jakut, viktima jepte para me fajde

Ish-drejtori  Tensionit të Lartë të Veriut, Saimir Jaku, 33 vjeç, u ekzekutua me kallashnikov në një lokal në qendër të Rrëshenit. Ai ndodhej me mikun e tij Gjergj Prenga. Ky i fundit u plagos. Sipas dëshmitarëve, dy persona të maskuar dolën nga një makinë dhe njëri prej tyre hapi zjarr ndaj Jakut. Ata u larguan me shpejtësi dhe e dogjën makinën një fshat të Kurbinit. Pavarësisht se u gjet një gjurmë gishti në bidonin me benzinë brenda makinës, për 6 vite policia nuk arriti të identifikonte se kujt i përkiste shenja identifikuese, deri ditën e djeshme. Për sa i përket viktimës, ai ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës për PS dhe mendohet se jepte para me fajde. Larja e borxheve ka qenë një nga pistat që policia e Lezhës ka hetuar, por ajo kryesore është seria e hakmarrjeve mes familjeve Jaku dhe Reçi në Lezhë.

Etiketa: Dorian KaqiSajmir Jakui

Lajme të lidhura

Aksidenti fatal, në pranga shoferi që përplasi makinën e 39-vjeçares
Aktualitet

Aksidenti fatal, në pranga shoferi që përplasi makinën e 39-vjeçares

14:10 - 09/03/26
Raporti i SPAK: Rriten kërcënimet ndaj prokurorëve, korrupsion në nivelet e larta
Aktualitet

Raporti i SPAK: Rriten kërcënimet ndaj prokurorëve, korrupsion në nivelet e larta

14:01 - 09/03/26
Shtyhet seanca e parë në themel për Veliajn, avokatja kërkoi njohjen me dokumentet
Aktualitet

Shtyhet seanca e parë në themel për Veliajn, avokatja kërkoi njohjen me dokumentet

12:49 - 09/03/26
Para
“Çmendet” moti, reshjet përmbytin rrugë dhe shtëpi në këto qytete shqiptare

“Çmendet” moti, reshjet përmbytin rrugë dhe shtëpi në këto qytete shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta te Kryeministria, Adriatik Lapaj përballet sërish me procedim
Breaking Views

Protesta te Kryeministria, Adriatik Lapaj përballet sërish me procedim

14:53 - 09/03/26

Sërish telashe për kreun e Lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj. Ky i fundit është proceduar sërish në lidhje me protestën...

Lexo më shumë
NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë, SHBA mbyll konsullatën

NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë, SHBA mbyll konsullatën

14:38 - 09/03/26
Aksidenti fatal, në pranga shoferi që përplasi makinën e 39-vjeçares

Aksidenti fatal, në pranga shoferi që përplasi makinën e 39-vjeçares

14:10 - 09/03/26
Raporti i SPAK: Rriten kërcënimet ndaj prokurorëve, korrupsion në nivelet e larta

Raporti i SPAK: Rriten kërcënimet ndaj prokurorëve, korrupsion në nivelet e larta

14:01 - 09/03/26
Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS mori atributet e GJKKO, zbardhet raporti me 17 faqe

Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS mori atributet e GJKKO, zbardhet raporti me 17 faqe

13:31 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com