GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Saimir Jakut, Dorian Keqi refuzon statusin e të penduarit

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e Saimir Jakut, Dorian Keqi refuzon statusin e të penduarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dorian Keqi, personi i vetëm që është arrestuar dhe ndodhet në burg për vrasjen e ish-drejtorit të OSHE-së në Rrëshen Saimir Jaku në 2016, nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim para prokurorit që po heton ngjarjen e rëndë.

Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se Keqi është vizituar në ambientet e burgut nga një prokuror dhe oficer i policisë gjyqësore që i kanë kërkuar të japë deklarime rreth mënyrës së organizimit dhe vrasjes së ish-zyrtarit, Saimir Jaku dhe plagosjen e mikut të tij, Gjergji Prengës.

Deshmia

Në këmbim të dëshmisë së sinqertë dhe dhënies së emrave të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale, prokurorët i kanë ofruar Keqit statusin e bashkëpunëtorit dhe garantimin e jetës së tij dhe familjarëve.

Por, Dorian Keqi nuk është tunduar, duke mos pranuar të flasë asnjë fjalë para hetuesve. Ai pretendon se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe s’ka pasur asnjë njohje me viktimën Saimir Jaku. Keqi ka pohuar se bën një jetë të thjeshtë, si murator dhe punëtor krahu, duke mos u përfshirë në ngjarje kriminale.

Dorjan Keqi aktualisht ndodhet në burg për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të Saimir Jakut, “Plagosjes së rëndë me dashje” ndaj Gjergj Prenga dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Saimir Jaku

Saimir Jaku u vra nga dy persona të maskuar në vitin 2016, ndërkohë që Gjergj Prenga mbeti i plagosur lehtë. Në lokalin ku ndodhi ngjarja, në momentin kur dy personat kanë sulmuar me armë ka pasur dhe efektivë të komisariatit Rrëshen, i cili ndodhej vetëm 20 metra larg.

Policët kanë parë personat që kanë qëlluar me armë, por askush nuk ka reaguar për të ndjekur apo ndaluar dy autorët e këtij krimi të rëndë, që tronditi qytetin e Rrëshenit. Gjashtë vite me vonë, në korrik të vitit 2022 u arrestua Dorjan Keqi.

I dehur në timon

Ai u zbulua pasi u arrestua rastësisht i dehur në timon dhe gjurma e gishtit që u krahasua me atë të gjetur në një shkrepëse në vendin ku u dogj mjeti i autorëve të Jakut, ‘përputhi’ gjithçka dhe e çoi pas hekurave.

Keqi në momentin e ndalimit në makinë, ka qenë me Ervin Bamin, nipin e Durim Bamit, një emër i skeduar nga policia për disa ngjarje kriminale dhe që i ka shpëtuar disa atentateve mafioze. Në makinë ka qenë dhe një person i tretë E.Sanaj.

Udhëtimi me automjet

Tre të rinjtë ishin duke udhëtuar me makinë, e cila drejtohej nga Dorian Keqi, kur janë ndaluar nga një postobllok policie i ngritur nga Drejtoria e Lezhës. Ata, i kanë thënë punonjësve të policisë se ndodheshin në një lokal nate në zonën e Shëngjinit dhe po ktheheshin në shtëpi në zonën e Krujës.

Por për shkak se Dorian Keqi, ka qënë në gjëndje të dehur, ai është shoqëruar në polici dhe është proceduar për “Drejtim të mjetit në gjëndje të dehur”. Keqit i janë fiksuar në një letër të bardhë gjurmët e gishtave të tij.

Këto gjurmë janë çuar për ekzaminim në laboratorin e policisë shkencore në Tiranë, ku pas krahasimeve ka rezultuar se ato përputheshin me dy gjurmë të fiksuara në një bidon me benzinë të gjetur jo shumë larg vendit ku është djegur makina, e përdorur nga autorët në vrasjen e ish-drejtorit të OST-së për veriun, Saimir Jaku dhe plagosjen e Gjergj Prengës.

Etiketa: Dorian KeqiNgjarjaVrasja

Lajme të lidhura

Berisha: Ilir Meta po mbahet në burg nga Edi Rama, bastardi i egërsirave dhe i xhelatëve komunistë
Aktualitet

Berisha: Ilir Meta po mbahet në burg nga Edi Rama, bastardi i egërsirave dhe i xhelatëve komunistë

11:50 - 03/06/26
Rama shpërthen ndaj protestuesve: Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste, çakej të Agimit të Artë
Aktualitet

Rama shpërthen ndaj protestuesve: Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste, çakej të Agimit të Artë

11:36 - 03/06/26
Investigimi i mediave belge: Shqipëria mbetet parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien
Aktualitet

Investigimi i mediave belge: Shqipëria mbetet parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien

11:17 - 03/06/26
Para
U raportua si aksidentale, zbardhet tentativa për vrasje në Devoll

Operacion policor intensiv në gjithë territorin e Krujës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Ilir Meta po mbahet në burg nga Edi Rama, bastardi i egërsirave dhe i xhelatëve komunistë
Aktualitet

Berisha: Ilir Meta po mbahet në burg nga Edi Rama, bastardi i egërsirave dhe i xhelatëve komunistë

11:50 - 03/06/26

Ish-presidenti i vendit Ilir Meta është liruar sërish nga qelia sot më 3 qershor, teksa pret ngushëllime për babanë e...

Lexo më shumë
Rama shpërthen ndaj protestuesve: Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste, çakej të Agimit të Artë

Rama shpërthen ndaj protestuesve: Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste, çakej të Agimit të Artë

11:36 - 03/06/26
Investigimi i mediave belge: Shqipëria mbetet parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien

Investigimi i mediave belge: Shqipëria mbetet parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien

11:17 - 03/06/26
Ilir Meta lë sërish qelinë! Pret ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait,  takohet edhe me Sali Berishën

Ilir Meta lë sërish qelinë! Pret ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait, takohet edhe me Sali Berishën

11:08 - 03/06/26
SPAK tërhiqet nga Zvërneci, lirohen llogaritë bankare të investitorëve nga Katari

SPAK tërhiqet nga Zvërneci, lirohen llogaritë bankare të investitorëve nga Katari

10:48 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetmatbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş