GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e shqiptares në Itali, ja dyshimet rreth vrasësit (FOTO)

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Vrasja e shqiptares në Itali, ja dyshimet rreth vrasësit (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Castelfiorentino, ku 35 vjeçarja shqiptare Klodiana Vefa u qëllua me armë zjarri në mes të rrugës. Dyshimet fokusohen tek bashkëshorti i saj, Alfred Vefa, me të cilin 35 vjeçarja po ndahej dhe nuk jetonte më.

Burri është zhdukur dhe dyshohet se është larguar me një Golf të bardhë. Karabinierët kanë ngritur disa pika kontrolli në të gjithë Val d’Elsa, në zonën midis Poggibonsi, në provincën e Sienës dhe në zonën e Empolit. Policia ka kontrolluar edhe disa shtëpi të braktisura në zonën e krimit por pa asnjë sukses.

Burri dyshohet se është paraqitur në shtëpinë ku jetonte gruaja me djalin 17-vjeçar dhe vajzën 14-vjeçare. Mes të dyve ka pasur një debat. Në atë moment ajo ka dalë në rrugë, ndoshta për t’u ndjerë më e sigurt. Pikërisht në trotuar ajo u godit nga tre të shtëna armësh, njëra prej të cilave ishte fatale.

Alarmi është ngritur nga disa banorë të cilët kanë dëgjuar të shtënat me armë. Ambulanca mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes por shqiptarja ndërroi jetë rrugës për në spital. Klodiana nuk ishte ndarë ligjërisht nga bashkëshorti por kohët e fundit kishin pasur mosmarrëveshje.

Karabinierët gjetën dy gëzhoja në tokë që kishin shpërthyer nga një armë. Megjithatë, arma nuk u gjet: do të ishte marrë nga vrasësi, i cili iku me makinë. 

Kamerat private dhe publike kanë kapur vrasësin teksa ka ikur, ashtu si edhe dëshmitarët në rrugë mund të japin informacione të rëndësishme.

Etiketa: detajetItaliKryesore1vrasja e shqiptares

Lajme të lidhura

Hetimi i SPAK për pensionet, Tabaku: Drejtoresha në Durrës me thasë lekësh, pensionistët numërojnë kacidhet
Aktualitet

Hetimi i SPAK për pensionet, Tabaku: Drejtoresha në Durrës me thasë lekësh, pensionistët numërojnë kacidhet

12:06 - 19/11/26
Media gjermane: Protestuesit paralajmërojnë rezistencë ‘dhëmb për dhëmb’ ndaj masave të Edi Ramës
Aktualitet

Revolta e brezit të ri kundër Ramës, “The Atlantic”: Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës!

11:36 - 19/11/26
Rrëshqitje masive dherash dhe gurësh në aksin Kolonjë-Golem, rrezik për drejtuesit e mjeteve
Aktualitet

Rrëshqitje masive dherash dhe gurësh në aksin Kolonjë-Golem, rrezik për drejtuesit e mjeteve

11:22 - 19/11/26
Para
Operacion në veri të Kosovës, kontrollohet dhe restoranti i Radojiçiç

Operacion në veri të Kosovës, kontrollohet dhe restoranti i Radojiçiç

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hetimi i SPAK për pensionet, Tabaku: Drejtoresha në Durrës me thasë lekësh, pensionistët numërojnë kacidhet
Aktualitet

Hetimi i SPAK për pensionet, Tabaku: Drejtoresha në Durrës me thasë lekësh, pensionistët numërojnë kacidhet

12:06 - 19/11/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër në Komisionin për të Drejtat e Njeriut lidhur me hetimin e...

Lexo më shumë
Media gjermane: Protestuesit paralajmërojnë rezistencë ‘dhëmb për dhëmb’ ndaj masave të Edi Ramës

Revolta e brezit të ri kundër Ramës, “The Atlantic”: Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës!

11:36 - 19/11/26
Rrëshqitje masive dherash dhe gurësh në aksin Kolonjë-Golem, rrezik për drejtuesit e mjeteve

Rrëshqitje masive dherash dhe gurësh në aksin Kolonjë-Golem, rrezik për drejtuesit e mjeteve

11:22 - 19/11/26
Vjedhja e mbi 700 eurove të pensioneve në Postën e Durrësit, zbardhet dëshmia e ish-drejtoreshës: Si u përplasa me Valbona Dunin

Zhdukja e 700 mijë eurove nga Posta e Durrësit, SPAK regjistron procedimin penal

11:01 - 19/11/26
U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, Prokuroria thërret për pyetje Erjon Vishkullin

U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, Prokuroria thërret për pyetje Erjon Vishkullin

10:46 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com