GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vrasja në Fier, deputeti i PD ia thotë në sy ministrit Çuçi: Aty ka qenë policia dhe nuk ka reaguar

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në Fier, deputeti i PD ia thotë në sy ministrit Çuçi: Aty ka qenë policia dhe nuk ka reaguar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë pasditen e sotme, ngriti pretendimin se gjatë ekzekutimit të biznesmenit Demir Backa në qytetin e Fierit, në vendin e ngjarjes ka qenë prezente dhe një patrullë policie. Deputeti theksoi se në qytetin e Fierit përflitet se efektivët janë fshehur në momentin që kanë nisur të dëgjojnë të shtënat.

Baçi pyeti ministrin Bledi Çuçi dhe shefin e SHÇBA-së, të pranishëm në komision, nëse ishin në dijeni të këtij informacioni dhe a kanë nisur një hetim të brendshëm në lidhje me rastin.

Por, ai nuk mori një përgjigje nga asnjëri prej tyre, të cilët u fokusuan te rendi ditës në mbledhje dhe nuk pranuan të komentonin më tej.

“Duke filluar dhe nga rasti që është prezent dhe ministri dhe drejtuesi i SHÇBA-së. Në lidhje me atë çka nisi zoti Xhaferraj pak më parë, unë duke qenë se jam nga Fieri, mendoj se kam të drejtën për ta shpjeguar më mirë problemin. Rasti i Fierit, në fakt është vrarë një biznesmen. Për hir të së vërtetës ka qenë një orë goxha e populluar dhe pranë një qendre tregtare.

Aty është një vend që ka një shërbim të përhershëm policor. Aty ka qenë një shërbim policor, i cili sipas të gjithë informacioneve nuk ka reaguar. Madje në qytetin e Fierit flitet se ata janë fshehur kur kanë qenë prezentë në një krim makabër. Është bërë bllokimi i vendit të ngjarjes me minuta vonesë dhe thjesht janë bllokuar qytetarët. Shërbimi i Çështjeve të Brendshme e ka këtë informacion dhe a ka nisur hetimi?” është shprehur Baçi.

“Nuk kam koment se nuk lidhet me asnjërën nga çështjet e rendit të ditës”- iu përgjigj ministri Bledi Çuçi po të njëjtës temë të hapur në Komisionin e Sigurisë nga deputeti tjetër i PD-së Ferdinand Xhaferri pak më herë, duke u mbyllur kështu diskutimi për vrasjen e Fierit.

Etiketa: Bledi CucideputetiFierLuan BaciMinistriVrasja

Lajme të lidhura

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Para
Bien rastet, por rriten vdekjet/ Shifrat e COVID-19 në Kosovë

Dyfishohen rastet e COVID-19 në Itali në 24 orët e fundit, 50 humbje jete

TË FUNDIT

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26

Protesta qytetare kundër qeverisë zhvillohet sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 123-të të tubimeve të njëpasnjëshme. Pas protestës së...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Shtator 2026

07:31 - 30/09/26
Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com