Dritan Rexhepi u arrestua në Stamboll si drejtues i kartelit “Kompanio Bello”, që merrej me trafikimin e drohës nga Amerika e Jugut në drejtim të Europës.
Rexhepi akuzohet për krime të rënda, trafik droge, vrasje dhe pengmarrje.
Kush është Dritan Rexhepi
Në Shqipëri Dritan Rexhepi akuzohet se në 1998 vrau policët Arben Keqi dhe Durim Kasmi. Në 2007 u arrestua në Tiranë por pak ditë më pas u arratis nga Policia e Durrësit.
Rexhepi është një ndër “kokat” më të fuqishme të trafikimit të drogës në Ekuador.
“Mbreti i Kokainës”, siç njihet bosi shqiptar i drogës Dritan Rexhepi, e nisi aktivitetin e tij të drogës në vitin 2014, duke transportuar drogë nga Amerika Latine drejt Europës.
Në një artikull të publikuar nga media britanike The Economist, siguron se Rexhepi “është modeli i suksesshëm i emisarit kriminal ballkanik të kokainës në Amerikën Latine”, pasi ai është udhëheqës i një strukture të sofistikuar për trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në Evropë, madje ka arritur të korruptojë edhe autoritetet që nga viti 2014 kur u arrestua.
Ai u dënua me 13 vite burg për trafik droge më 10 prill 2015, megjithëse autoritetet e arrestuan në vitin 2014 në një operacion të quajtur Balcanes.
Rexhepi u arrestua në Quito, në atë operacion që rezultoi në sekuestrimin e 278 kilogramëve kokainë. Shqiptari hyri në Ekuador me dy identitete të rreme dhe ndryshoi imazhin e tij, ndaj autoriteteve të vendit iu desh të zgjidhnin identifikimin me gjurmë gishtash dhe zbuluan se ishte Rexhepi, i cili në atë kohë ishte në kërkim nga Europol.
Aktualisht ndaj Rexhepit ka dy kërkesa për ekstradim, njëra nga Shqipëria dhe tjetra nga Italia, por vetëm njëra prej tyre do të hyjë në fuqi me përfundimin e dënimit në Ekuador. Shqiptari është në kërkim edhe në Belgjikë dhe së fundmi është akuzuar se ka urdhëruar dhe organizuar, nga qelia, rrëmbimin e 49-vjeçarit Jan Prenga në Shqipëri në shkurt të vitit 2020. Viktima nuk u gjet kurrë dhe mendohet se ka vdekur.
Autoritetet italiane akuzojnë gjithashtu Rexhepin se ka urdhëruar të paktën dy vrasje të tjera gjatë qëndrimit në burg, në Ekuador dhe Shqipëri. Shqiptari ka mohuar përfshirjen e tij në këto krime.
Ai ishte i burgosur në një burg të Guayaquil, por që nga viti 2017 ai ndodhet në burgun Latacunga, ku ndodhi një nga masakrat më të fundit që përfundoi me vrasjen e 16 personave, përfshirë Leandro “el boss” Norero , një tjetër trafikant droge.
Sipas Balkan Insight, Rexhepi është kreu i një federate kriminale transnacionale të trafikantëve shqiptarë të drogës që ka derdhur kokainë me vlerë qindra milionë euro nga Amerika e Jugut në Evropë.
Operacionet e Rexhepit, që nga viti 2014 në kohën e qeverisë së Rafael Correas, do të vazhdonin nga burgu sepse ai kishte akses në celular, ndonëse autoritetet kanë mohuar që ai të ketë pajisje celulare në qeli.
Megjithatë, qindra objekte të ndaluara hyjnë në burgjet e Ekuadorit, nga telefonat celularë, paratë, madje edhe municionet dhe armët e kalibrit të lartë.
Në vitin 2020, një operacion në Evropë dhe Lindjen e Mesme arriti të kapë 20 të dyshuar të lidhur me kartelin shqiptar “Kompania Bello”, të drejtuar nga Dritan Rexhepi.
Sipas Europol, Kompanio Bello kontrollonte të gjithë zinxhirin e importit të drogës.
Balkan Insight kishte akses në disa dokumente të gjykatës italiane që identifikonin Rexhepin, tani 41 vjeç, si “mbreti i padiskutueshëm” i Kompania Bello, me akses në “sasi të pafundme kokaine”.
Kompania Bello është një kartel i përbërë nga 14 banda kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e drogës dhe, që sipas autoriteteve, ka operuar që nga viti 2014 në Ekuador, Holandë, Belgjikë, Shqipëri dhe Itali, siç është publikuar në nëntor 2021 nga The Wall Street Journal. (WSJ).
Objektivi i kësaj mafie, sipas prokurorëve italianë, “ishte shtrirja e kontrollit mbi trafikun ndërkombëtar të drogës dhe rritja eksponenciale e fitimeve të anëtarëve të federatës”.
Karteli kishte përfituar nga marrëdhënia e tij e privilegjuar me prodhuesit e kokainës në Amerikën e Jugut. Sipas disa raporteve nga Kombet e Bashkuara dhe Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, dihet se Kolumbia dhe Peruja, të dyja në kufi me Ekuadorin, janë prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në rajon.
Kjo marrëdhënie i lejoi anëtarët e Kompania Bello të eksportonin sasi të mëdha droge nga Amerika e Jugut në portet holandeze dhe belge.
Sipas WSJ, Rexhepi e kishte marrë kokainën nga Kolumbia përmes një shoku të burgosur. Shqiptari përdorte një celular të fshehur dhe organizonte dërgesa miliona dollarëshe në kontejnerë që arrinin në porte të ndryshme të Holandës. Me fitimet nga trafiku, ai urdhëroi sulme kundër kundërshtarëve të tij.
Përveç historisë së tij kriminale, Rexhepi njihet edhe për arratisjet e tij. Ai madje është arratisur nga burgu më shumë herë se trafikanti meksikan i drogës, Joaquín Guzmán Loera, i njohur më mirë si El Chapo Guzmán.
Pengmarrja e Jan Prengës
Gramoz (Dritan) Rexhepi akuzohet si personi që ka porositur pengmarrjen e Jan Prengës në Kamzë për një ngarkesë prej rreth 283 kg kokainë në Angli ku i përfshirë është vëllai i viktimës, aktualisht në burg.
Por nga burgu Gramoz në Kuito të Ekuadorit në shkurt të vitit 2020 për gazetarin Artan Hoxha se ai ka deklaruar nuk kishte asnjë lidhje me pengmarrjen e Prengës, madje mohon çdo bisedë me Ndrek Prengën në lidhje me pengmarrjen e të vëllait.
“E vetmja gjë që më shkon ndërmend është që dikush u ka bërë presion në emrin tim. Unë kam 15 vite larg Shqipërisë, i arratisur nga burgu, i dënuar për vrasje, i burgosur në Ekuador, duket sikur i plotësoj elementet për tu përdorur si kërcënim”, thotë ai.
Ndërsa shtoi: “Po, kam marre dijeni nga njerez te mi te afert per cfare ka ndodhur aty. Sigurisht qe do te doja te kisha folur qe ne momentin e pare kur jam njoftuar se eshte perfshire emri im ne kete histori. Madje nese do isha i lire ne Shqiperi do kisha dale menjehere ne media per te sqaruar pozicionin tim. Nese rezulton e vërtete se personi per te cilin ju folet ka humbur jeten ne rrethana te tilla, eshte me te vertete nje ngjarje shume e rende.
Une do ti shprehja ngushëllimet e mia familjes dhe femijeve te Jan Prenges per ate qe i ka ndodhur. Por e refuzoj kategorikisht perfshirjen time ne kete ngjarje. Nuk kam asnje lidhje me kete ngjarje dhe nuk ka si te kem kur ndodhem prej afro 6 vitesh ne nje burg te sigurise se larte ne anen tjeter te botes, ne Ekuador.
Nuk ka asnje prove qe me lidh mua me kete ngjarje. Jam i denuar ne nje burg te sigurise se larte, survejohem me roje dhe me kamera 24 ore ne 24. Jam gjithe kohes ne vezhgim dhe pergjim per cdo levizje qe bej ketu brenda, per cdo kontakt qe bej dhe me kedo qe flas.
Madje edhe ndërsa jam duke komunikuar me ju jam ne vëzhgim dhe përgjim. Kush e pohon qe kam folur une personalisht me kete Ndreken? Kush qenka ky Ndreka? Ndrek Prenga eshte vellai i Jan Prenges, personit te marre peng dhe te zhdukur ne Shqiperi me 17 janar 2020. Ndrek Prenga eshte ne burg ne Angli.
Me tregoni kush eshte personi qe thote se ka folur me mua ne telefon? Ku mbeshtetet kjo akuze? Me cfare kam komunikuar une? Sot pergjohet cdo gje ne planet dhe diku dhe dikur le nje gjurme. Nuk mund te perjashtoj mundesine qe dikush tjeter i ka kercenuar ne emrin tim ose ka folur ne emrin tim. Por ne menyre kategorike nuk kam folur dhe as ia kam idene fare cfare po ndodh atje. Mbase per shkak te te kaluares sime, per shkak te faktit qe jam i denuar ne nje burg ne Ekuador, per ta bere me te frikshme kercenimin ndaj tyre dikush tjeter qe ka dashur te perfitoje nga kjo ngjarje ka permendur emrin tim?!
Nuk e di per kete nuk te them dot gje. Por une nuk kam asnje kontakt me keta njeres, nuk i njoh, as nuk kam degjuar per ta pervec cfare eshte folur keto dite
Kur ka qenë hera e fundit e qëndrimit në Shqipëri e Dritan Rexhepit?
Dritan Rexhepi ka dalë nga pika e kalimit kufitar Kakavijë me pasaportën biometrike të falsifikuar më gjeneralitetet Lulzim Murataj, në datën 28.11.2011 dhe ka disa hyrje dalje nga e njëjta pikëkalimi dhe hyrja e fundit e tij, është në datën 16.11.2013. Të dhënat e pasaportës në emër të Lulzim Murataj, përputhen plotësisht me numrat e pasaportës së personit të arrestuar në Ekuador, me emrin Lulzim Murataj…”.
Në fakt teksa ka dalë për herë të fundit nga Shqipëria në nëntor 2013 nga pika e Kakavijës në Gjirokastër, Dritan Rexhepi nuk është kthyer më në vendlindje, pasi në muajin Gusht të 2014, ai u arrestua në Ekuador pikërisht me emrin false, Lulzim Murataj. Ky dokument tregon se:“…ka rezultuar se në datën 8.08.2014 në kuadër të një operacioni antidrogë “Balance” të zhvilluar në Ekuador, përveç shtetasve ekuadorianë është arrestuar dhe shtetasi shqiptar Lulzim Murataj, lindur Vlorë, posedues i pasaportës me nr.BB 3563478. Nga verfikimet e bëra nga Departamenti i Krimit të Organizuar në sistemin TIMS, rezulton se ky shtetas i identifikuar me emrin Lulzim Murataj, është personi i shpallur në Kërkim Ndërkombëtar, Dritan alias Gramos Rexhepi ose “Dioniso Poulos”, i cili ishte arrestuar në Ekuador…”.
Discussion about this post