GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasjet e bujshme të Lamajt dhe Saliut, shtyhet seanca për 7 të akuzuarit

13:13 - 15/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasjet e bujshme të Lamajt dhe Saliut, shtyhet seanca për 7 të akuzuarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është shtyrë seanca paraprake ndaj 7 të akuzuarve për vrasjen e dyfishtë të Klodian Saliut dhe Vjadin Lamajt në shkurt të 2005, mes të cilëve Lulzim Berisha dhe Emiliano Shullazi.

Seanca në të cilën vendoset nëse çështja kalon për gjykim, kthehet për plotësim të hetimeve ose pushohet, u shty për mosnjoftim të të pandehurit Plarent Dervishaj. Jashtë gjykatës, avokatët e të pandehurve Lulzim Berisha e Plarent Dervishaj këmbëngulën në faktin se procesi është i montuar.

Sipas tyre, deklarimet e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi, janë të pavërteta dhe të pambështetura në prova. Avokatët Ilia Ilia e Detar Hysi pretenduan se rrëfimi i Reçit ka mashtruar për të përfituar benefite dhe ulje të dënimit.

Të pandehur në këtë dosje janë Emiljano Shullazit,  Lulzim Berisha, Plarent Dervishajn, Viktor Ymerin, Taulant Taullai dhe Indrit Rusi.

Dëshmia e Luftar Reçit për vrasjen e Lamajt

Në dëshminë e tij Reçi bën  përgjegjës grupin e Lulzim Berishës për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe mikut të tij Artan Arsi, vetëm 1 ditë më vonë, në mbrëmjen e 27 Shkurtit, ndërsa organizator Emiljano Shullazin dhe Viktor Ymerin. Ai mësohet të ketë thënë se kishte siguruar minën me telekomandë dhe kishte marrë pjesë në përgatitjen e saj deri në dorëzimin e Emiljano Shullazit. “Në Shkurt të 2005, besoj nga mesi i muajit, më ka telefonuar Lul Berisha. Ai ma tha: Më gjej dhe mua nga ato “nëntat” (kallëpe tritoli). Indriti më tha se ky tritol do të përdorej për një makinë, dhe ajo do të vendosej pranë një mjeti tjetër. Por ky plan ndryshoi. Më pas erdhi Indrit me një pako me C4. Unë pash se minën Indriti ia dha Shullazit”, ka treguar ai. Më tej, Luftar Reçi mësohet të ketë treguar se i kishte telefonuar të nesërmen Lulzim Berishës, pasi kishte marrë vesh ngjarjen nga mediat, se si e kuptoi që mina kishte qenë për të vrarë Vajdin Lamen dhe mënyrën se si është përfshirë në këtë ngjarje Viktor Ymeri. “Menjëherë kam telefonuar Lulin dhe i thashë si u bë kjo punë kështu. Luli më tha: “O lalë, jam larg. Këto janë punë Indriti (për Indrit Taullain). Kur të vijë do flasim. Në bisedë tavoline është thënë nga Indriti me mburrje se “P… e madhe e bëmë copë copë”. Në njërën prej bisedave gjatë takimeve tona u tha se Viktor Ymeri (nga burgu) kishte gjetur personin që do ta vendoste bombën mu pas qafe, në dialekt dibran që të qeshja unë. Indriti tha se Tori ka gjetur njeriun e duhur. Në vitin 2013, në burgun e Peqinit, Viktor Ymeri më ka thënë se “edhe kur u vra Vajdini unë nga burgu i gjeta njeriun që e mbaroi punën e vrasjes së Vajdinit, se ata nuk ia kanë haberin dhe dinë vetëtm të hapen b…”, tregoi ai. Ndërkohë, në dëshmi ka edhe shumë emra të tjerë të personave që janë përfshirë në sigurimin e telefonave dhe kartave të tyre apo të mjeteve të tjera për vrasjet.

Etiketa: Klodian SaliuKryesore1Vajdin Lamaj

Lajme të lidhura

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë
Aktualitet

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni
Aktualitet

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Para
Elvana paralajmëron këngën e re përmes këtyre fotove (FOTO)

Elvana paralajmëron këngën e re përmes këtyre fotove (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës nga Parlamenti dhe pjesëmarrrjen në komisione...

Lexo më shumë
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com