GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vrau argjentinasen, dy muaj paraburgim për Endrit Nikën

17:43 - 01/09/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau argjentinasen, dy muaj paraburgim për Endrit Nikën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit personit që dyshohet se vrau në Kosovë të dashurën e tij, shtetase argjentinase.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e këtij institucioni, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.N, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit E.N, i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy)muaj”, ka thënë ajo.

Shtetasja argjentinase, Maria Clara Udangaray, ka vdekur më 2 gusht pasi ka rënë nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë Kosovë derisa ishte me të dashurin e saj, Endrit Nika.

Ky i fundit me shtetësi zvicerane, është arrestuar nga autoritetet vendore si i dyshuar për rastin.

Ndërkohë që kufoma e 27-vjeçares ende gjendet në Kosovë dhe nuk është dërguar te familja në Argjentinë. Facundo Urdangaray, babai i Maria Clara Urdangaray, ditë më parë ka dhënë detaje të reja për ecurinë e hetimeve dhe gjithashtu ka thënë se familja e saj ende po lufton për të riatdhesuar trupin e të resë.

Ai ka treguar se mjekësia ligjore ka gjetur lëndime që nuk përputhen me rënien nga lartësia, pra ato ishin të mëparshme.

Edhe pse ende nevojitet më shumë ekspertizë, kjo do ta komplikonte Endrit Nikën, të dashurin e saj 31-vjeçar, pasi rasti po hetohet si një femicid i mundshëm.

“Ata kanë gjetur shenja në trupin e vajzës sime se ka pasur lëndime të mëparshme. Mavijosje në krahët e saj. Kur një person bie nga një lartësi e tillë, ai ka lëndime të caktuara, por nëse ju shtrëngojnë fort krahët, ato lëndime nuk janë prej rënies,” ka shpjeguar Urdangaray për Radio 221 në Argjentinë.

Nga ana tjetër, babai i së resë ka insistuar në kërkesën e tij që – pas ekspertizës përkatëse – të riatdhesojnë trupin e Klarës. Përmes Facebookut, prindërit e Marias kanë filluar një organizim për ta bërë të mundur transportimin e trupit të vajzës së vdekur nga Kosova në Argjentinë.

Facundo Urdangaray dhe Magdalena Delmonte, prindërit e viktimës, publikuan thirrjen në Facebook dhe kërkuan ndihmë për të sjellë eshtrat e vajzës së tyre në vendlindje. Në total familja Urdangaray duhet të mbledhë mbi 30 mijë euro.

“Na ndihmo ta përhapim fjalën dhe kështu të sjellim mbetjet mortore të vajzës sonë të dashur. Llogaria është e aktivizuar, si për donacione në valutë kombëtare ashtu edhe për valutë”, sqaruan ata dhe falënderuan për “dashamirësinë dhe solidaritetin”.

Gjithashtu, ata theksuan angazhimin e drejtuesve të degës Banco Nación Buenos Aires dhe La Plata, për hapjen e “llogarisë së dhurimit”. Ata që dëshirojnë të bashkëpunojnë mund ta bëjnë këtë në llogarinë 7170363328, CBU: 0110717530071703633283.

Etiketa: Kosove

Lajme të lidhura

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe
Aktualitet

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

13:45 - 31/01/26
Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë pas përfundimit të bllokadës
Aktualitet

Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë pas përfundimit të bllokadës

17:15 - 30/01/26
Bordi i Paqes, reagon Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe ku të ketë nevojë
Aktualitet

Bordi i Paqes, reagon Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe ku të ketë nevojë

16:30 - 30/01/26
Para
Ariu popullor qëllohet fatalisht në Itali

Ariu popullor qëllohet fatalisht në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret
Breaking Views

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26

Kryeministri Edi Rama tha se tashmë qeveria është gati të dëmshpërblejë të gjithë të dëmtuarit nga zjarret e verës së...

Lexo më shumë
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com