GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vuçiç: Jemi gati për kompromis me Kosovën

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç: Jemi gati për kompromis me Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Aleksandër Vuçiç këtë të premte ka zhvilluar një konferencë për mediat ku ka dhënë detaje në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Vuçiç në deklaratën e tij ka theksuar se Serbia nuk është në favor të një konflikti të ngrirë kur bëhet fjalë për Kosovën dhe se dëshiron që probleme “mos t’iu lërë pasardhësve”.

“Dialogu do të vazhdojë në një periudhë shumë të shkurtër kohe. Është çështje ditësh. Serbia do t’i përgjigjet ftesës dhe do të jetë e gatshme për të diskutuar një zgjidhje kompromisi, por jo poshtërimi”, është shprehur ai.

Ndër të tjera kreu i shtetit serb ka shprehur gatishmërinë për të paraqitur një raport në Parlamentin e Serbisë mbi dialogun me Kosovën para ose pas vazhdimit të tij në Bruksel.

Vuçiç theksoi se Serbia është e përkushtuar në zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur nga Kosova, por ai gjithashtu pret që pala shqiptare të angazhohet në këtë çështje.

“Ideja jonë është … Tregoni (shqiptarëve) ku mendoni se ka varre, ne do ta gërmojmë atë vend. Të njëjtën gjë po e kërkojmë edhe nga ata”, shtoi Vuçiç.

Ndërkohë pyetjes se çfarë i ofrohet Serbisë pas një takimi me Përfaqësuesin e SHBA-së, Mattheë Palmer dhe Përfaqësuesin Special të BE për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajcak, ai tha përfaqësuesit e lartë ndërkombëtare e dinë çfarë duhet të diskutojnë në Serbi.

“Ata e dinë se për çfarë mund të flasin me përfaqësuesit e Serbisë. Dhe cilat janë dëshirat e tyre, kjo është një çështje tjetër. Palmer mbron idenë e njohjes së Kosovës, nuk kam për çfarë të ankohem. E jona është që të luftojmë. Ajo që do të ndodhë më 8 qershor (vendimi në Hagë për Ratko Mladiqin) ose në Bruksel nuk është e lehtë. Ju e dini që fuqitë e mëdha nuk do të ndryshojnë vendimin e tyre për të njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Vuçiç.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq pas disa javësh nuk do të jetë për dialogun e moçëm, por diskutim për formatin e bisedimeve për të ardhmen.

“Takimi i mesit të qershorit që është paralajmëruar nuk është i paraparë për të vazhduar dialogun e moçëm apo më të moçëm. Por është diskutim për formatin e bisedimeve në të ardhmen. Pra, nuk është takim i dialogut të ardhshëm, por takim për dialogun e ardhshëm”, tha ai.

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Avionët rus ndjekin ato amerikan në detin Barents

Avionët rus ndjekin ato amerikan në detin Barents

TË FUNDIT

Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane
Breaking Views

Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

23:00 - 17/10/26

Një i ri, i cili dyshohet se është 16 vjeç është arrestuar me forcë nga FNSH pranë Ambasadës së Zvicrës...

Lexo më shumë
Kongresmeni Robert Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë

Kongresmeni Robert Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë

22:19 - 17/10/26
Arrestime të paligjshme nga Policia/ Gjykata liron menjëherë 40 të rinj, zbardhen masat e sigurisë dhe akuzat

Arrestime të paligjshme nga Policia/ Gjykata liron menjëherë 40 të rinj, zbardhen masat e sigurisë dhe akuzat

21:09 - 17/10/26
Vazhdon reagimi ndaj dhunës së Policisë, digjet filiali i “One Albania” te Myslym Shyri

Vazhdon reagimi ndaj dhunës së Policisë, digjet filiali i “One Albania” te Myslym Shyri

20:48 - 17/10/26
Kongresmeni Republikan, Joe Wilson “shuplakë” Ramës: Ndalni dhunën, të rinjtë meritojnë zë

Kongresmeni Republikan, Joe Wilson “shuplakë” Ramës: Ndalni dhunën, të rinjtë meritojnë zë

20:40 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com