GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vuçiç njofton konferencën e jashtëzakonshme pas bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi me Kurtin në Bruksel, Vuçiç mesazh serbëve: Mezi pres të kthehem, ishte ditë e…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën dhe Metohinë, Petar Petkoviç ishte të enjten në Bruksel, së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në bisedimet që u mbajtën mes Prishtinës dhe Beogradit.

Gjatë një konference për shtyp këtë të premte ai deklaroi se Vuçiç do t’i drejtohet publikut serb të dielën në orën 13:30, pas një takimi me serbët nga Kosova.

“Presidenti nuk mund të pajtohet me faktin se kemi konflikte, se nuk kemi kompromis, po punojmë ditë e natë për të gjetur një zgjidhje”, tha Petkoviç.

“Presidenti të dielën do të flasë për gjithçka, dialogun, propozimet, sjelljen e Kurtit, si dhe dëshirën tonë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, jetën e qytetarëve tanë në Kosovë dhe Metohi”, tha Petkoviç.

Ai ka theksuar se Vuçiç menjëherë nga Brukseli ka caktuar një takim me përfaqësuesit politikë të Republikës së Kosovës për të dielën në orën 11:00 në Pallatin e Serbisë. Petkoviç shtoi se Vuçiç më pas do të ketë një bisedë telefonike me presidentin e Azerbajxhanit, me të cilin do të diskutojë për blerjen e energjisë elektrike në kushte të drejta. Më pas, siç tha ai, Vuçiç do t’i drejtohet kombit.

Ai ka theksuar se Vuçiç ka biseduar me bashkëpunëtorët e tij që nga mëngjesi i sotëm dhe vazhdon të punojë me ekipin negociator serb për gjetjen e zgjidhjeve dhe arritjen e një kompromisi.

“Për ditën e djeshme dhe gjithçka që ndodhi dje, Vuçiç sot në mëngjes i raportoi kryeministrit si dhe disa zyrtarëve të Qeverisë së Republikës së Serbisë. Me këtë, fjalë për fjalë pas kthimit nga Brukseli, filluam punën ditë e natë për gjetjen e një zgjidhje për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Gara jonë me kohën fillon sot, si të sigurohet një jetë dhe paqe më e mirë për serbët në Kosovë dhe Metohi, për të shmangur konfliktet dhe për të vazhduar zhvillimin dhe përparimin e gjithë vendit tonë, pavarësisht problemeve, vështirësive e kushteve thuajse të pamundura të krijuara nga Albin Kurti”, ka thënë Petkoviç.

Ai thekson se janë duke u shqyrtuar të gjitha zgjidhjet e mundshme që do të jenë në interes të popullit serb në Kosovë dhe Metohi dhe që nuk do të shkelin interesat e Beogradit, por që do të shkojnë në drejtim të një zgjidhjeje kompromisi.

“Kjo është arsyeja pse ju drejtohem juve sot dhe jo presidentit Vuçiç, i cili do t’i drejtohet publikut të dielën në orën 13:30 nga pallati ‘Serbia’, na duhet një palë tjetër që duhet të pajtohet dhe të shkojë në drejtim të kompromisit”, përfundoi ai.

Etiketa: Aleksander VucicBeogradsPrishtinë

Lajme të lidhura

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij
Kosovë & Rajon

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij

16:22 - 10/09/26
Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët
Kosovë & Rajon

Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët

11:29 - 10/09/26
“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”
Kosovë & Rajon

Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit po shkon drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare

08:57 - 10/09/26
Para
Xhixha shmang humbjen e Tiranës, Tafas “hero” te Kukësi

Xhixha shmang humbjen e Tiranës, Tafas "hero" te Kukësi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Aktualitet

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26

Tendenca e emigracionit është përshpejtuar sërish vitin e fundit, sipas të dhënave indirekte nga Eurostat, që raporton lejet e qëndrimit...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

13:35 - 11/09/26
“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

13:27 - 11/09/26
Skandali me kompaninë KAYO/ Bozdo: Është shpikur për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publike

Skandali me kompaninë KAYO/ Bozdo: Është shpikur për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publike

13:24 - 11/09/26
“Shkollat po kthehen në zyra partie për socialistët”, Logu ngre akuza ndaj Ballës dhe Sulit

“Shkollat po kthehen në zyra partie për socialistët”, Logu ngre akuza ndaj Ballës dhe Sulit

13:15 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com