GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

Ylli Merja: Ju tregoj si të kuroni gripin dhe virozat pa ilaçe

09:36 - 17/01/25
në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 4 min
A A
A mund të na mbrojë ftohja e zakonshme nga Covid-19, ja çfarë thotë studimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë vërejmë shtim të komplikacioneve shëndetësore si tek fëmijët ashtu dhe tek të rriturit, në vend po qarkullojnë viruse gripale të ndryshme. Vetë ndryshimi i klimës dhe luhatjet e temperaturave, bën që virozat dhe bakteriet që janë të pranishme në ajër, të shfaqen dhe të gjallërohen në trupin e njeriut. Ato mund të kalojnë në organizëm në mënyrë të pandërprerë çdo ditë e kur kalojnë në gjak, fillon shtimi i tyre.

Gjatë këtyre ditëve, ku virozat e stinës po prekin këdo, të gjithë kemi nevojë në rradhë të parë për të forcuar imunitetin dhe të mbrojmë familjarët tanë. Për fat të mirë, rruga drejt një sistemi të fortë imunitar nuk është as e shtrenjtë dhe as e komplikuar. Mënyra më e mirë për të forcuar sistemin tuaj imunitar është pikërisht aty në pjatën tuaj, në ushqimet që zgjidhni. Bimët dhe erëzat, në veçanti, janë përdorur me shekuj për qëllime mjekësore dhe mund të jenë një nga ‘mjetet’ tuaja më të fuqishme për rritjen e imunitetit dhe luftimin e virozave.

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon bimët më të mira antivirale dhe disa receta natyrale për virozat, për forcimin e sistemit imunitar, për ftohjet dhe inflamacionet në trup, për trajtimin e kollës, grykëve dhe temperaturës.

“Shkaktarët e virozave janë rinoviruset, viruset e gripit, koronaviruset sezonale, adenoviruset, virusi Paramyxoviridae ku bën pjesë fruthi, virusi sincicial respirator (RSV), virusi i gripit Human Metapneumovirus (HMPV)” thekson Merja në fillim të bisedës duke vijuar me faktorët që ndihmojnë përhapjen e viruseve, të cilat janë: temperaturat e ulëta, lagështia ajrore e lartë dhe qendrimi në ambjente të mbyllura.

Sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja, kategoritë më të riskuara janë fëmijët deri në 5 vjeç, të rriturit mbi 65 vjeç, gratë shtatëzëna dhe lehonat, individët me imunitet të dobët, personat me sëmundje kronike si astma, tensioni, diabeti apo personat me probleme në mëlçi.

Simptomat kryesore që shfaq organizmi gjatë virozave janë:

– Temperaturë e lehtë në ngritje deri në 38.5°C

– Kollë e thatë, djegie fyti, tështitje, dhimbje gryke

– Sekrecione nga hundët, hundë të bllokuara

– Lodhje dhe dobësi fizike

– Dhimbje koke, dhimbje muskujsh

– Në raste të rënda komplikime në frymëmarrje, pagjumësi, tension, rritje diabeti

“Eshtë shumë e rëndësishme që në rradhë të parë virozat të parandalohen duke mbajtur një higjienë personale, duke qëndruar larg njëri-tjetrit, duke patur kujdes në kollitje apo tështima, duke shmangur kontaktet me persona të sëmurë si dhe më thelbësorja duke forcuar imunitetin dhe duke përdorur gjatë stinës së virozave bimë antivirale dhe vajra bimore”, thekson Merja.

Trajtimi alternativ i virozave, hap pas hapi:

– Rrisni rezistencën e trupit, shtoni antioksidantët dhe flavonoidet: samza merret 1 lugë kafe në ditë; trëndafili i shkëmbit, falë vitaminës C, A, betacaroten dhe flavonoidet janë luftëtarët më të mëdhenj që trupi përfiton për vrasjen e virozave dhe largimin e radikaleve të lira. Trëndafili i egër, përmban vitaminë C, A, E, rifreskon dhe rigjeneron, ndërsa hudhra, qepa, xhinxheri, jamballi janë vrasës të viruseve dhe baktereve, gjithashtu piperi i zi, rigoni e karafili

– Pini çaj me 1 lç rigon, 10-12 kokrra piper të zi, 3-4 karafila në 200 ml ujë (pihen 2-3 gota në ditë pas buke)

– Konsumoni mjaltin shumëlulesh, është antiviral dhe antibakterial

– Përdorni uthullën e mollës, ul temperaturën e lartë, mund të vendosen napa me uthull në ballë dhe në bark; mund të lyeni trupin me uthull molle në raportin 50 ml uthull +25 ml ujë

– Propolisi i bletës ose propolis me rigon pihet 3×10 pika në ditë pas buke

– Antiseptiku bimor, sprucohet një garzë ose duart me 6-7 sprucime dhe vendoset garza ose duart në hundë për 3-4 minuta; spruconi antiseptikun në gojë 2-3 sprucime (këto bëhen 3-4 herë gjatë ditës)

– Ekstrakti balsamik pihet 2-3 lugë kafe në ditë para buke; lyhet gjoksi, brinjët, shpina me antiseptikun dhe ekstraktin balsamik

Nëse ka kollë personi, tregon Merja, veprojmë kështu: grini së bashku 1 qepë të kuqe dhe një copë xhinxhër, 100 – 120 gr. I hedhim në një vazo, shtojmë 1 lugë gjelle jamball dhe 5-6 lugë gjelle me mjaltë. Trazojeni mirë dhe hani 2-3 lugë supë në ditë pas buke. Gjithashtu ngrohim në tigan 5-6 lugë gjelle kripë të zezë dhe 7-8 të verdha veze, përgatisim një maskë të ngrohtë të cilën e vendosim në trup: gjoks, brinjë dhe shpinë. Veshim mbi të një bluzë me mëngë të shkurtra, e mbajmë gjithë natën dhe në mëngjes shkundim kripën, ndërsa trupin e lajmë në darkë.

Në rast bllokimi të hundëve, këshillon Merja, vendosni vaj dafine në hundë 2×2 pika; pini 2×3 pika vaj dafine në ditë pas buke ose vaj ekualipsi 3×2 pika në ditë. Ndërsa për dhimbjet e kyçeve, lyeni kyçet 1 herë në ditë me vajin ose kremin Reumer.

“Shumë i rëndësishëm është dhe ushqimi që ne konsumojmë sidomos gjatë një gjendje gripale apo një viroze. Ushqimet më të pëlqyeshme dhe më të mira janë supërat sidomos supa e pulës, konsumimi i sa më shumë perimeve, i qepës dhe hudhrës; konsumimi i frutave të stinës si portokalli, limoni, mandarina”, nënvizon biofarmacisti Ylli Merja.

Në fund të bisedës, Merja ndalet dhe në kujdesin e shtuar dhe në trajtimin e fëmijëve me virozë:

– Lyeni trupin me uthull molle 30ml dhe ujë 10ml

– Çaj antiviral, i japim të pijë 3-4 filxhanë kafeje në ditë para ose pas buke

– Hedhim në çdo filxhan çaji nga 3-4 ose 5-6 pika propolis me rigon

– Antiseptikun e përdorim 3-4 herë në ditë

– Ekstrakt balsamik, për zbutje fyti i japim 2-3 lugë kafe në ditë pas buke pas çajit, ndërsa në darkë i lyejmë trupin me ekstraktin balsamik

– Në rast të bllokimit të hundëve vendosni vaj dafine nga 1-2 pika dhe lyeni gjoksin me 3-4 pika vaj dafine

– Në supë ose gjellë shtoni rigon, piper, karafil si erëza të zakonshme.

 

Etiketa: bimegripikeshillashendeti

Lajme të lidhura

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit
Aktualitet

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

22:40 - 13/11/25
OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh
Aktualitet

OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh

20:59 - 12/11/25
Para
Polici u hodh nga lartësia, Bushati: Kriminale nëse ka patur presion pas ndalimit të djalit të Samir Manes

Polici u hodh nga lartësia, Bushati: Kriminale nëse ka patur presion pas ndalimit të djalit të Samir Manes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com