GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Zbardhen mashtrimet e Veliajt dhe Eco-Tiranës për pastrimin

14:38 - 09/12/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Zbardhen mashtrimet e Veliajt dhe Eco-Tiranës për pastrimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Inceneratorët janë afera më e madhe që po i kushton miliarda lekë shqiptarëve dhe nuk po shohim asnjë efekt pozitiv. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nxjerrë një konkluzion krejt ndryshe nga mburrjet e qeverisë. KLSH nxjerr zbuluar Ramën, Veliajn dhe kompaninë Eco Tirana, si një kompani kryesore që po përfiton nga paratë e taksapaguesve. Në raportin me temë ‘Menaxhimi i mbetjeve plastike’”, KLSH zbulon se Bashkitë Elbasan dhe Tiranë nuk kanë ngritur infrastrukturën e duhur për të mundësuar grumbullimin e diferencuar të mbetjeve. Në kundërshtim me VKM nr. 418 datë 25.06.2014 “Për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve në burim”. Audituesi shprehet se përgjegjësit nuk kanë marrë masat e përshtatshme për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve.

Kontrata jo e rregullt

Kontrata e pastrimit të qytetit, përfshirë këtu edhe me Eco Tirana janë gjetur me të meta. Megjithëse KLSH mundohet ta shmangë përmendjen e inceneratorëve, “kontratat e pasakta”, siç përmendet në raport, kanë të bëjnë me znxhirin e pastrimit nga kazanët deri në depozitimn e mbetjeve tek inceneratorët në Tiranë dhe Elbasan. Prandaj dhe KLSH iu kërkon që të marrin masa të menjëhershme.

“Kontratat e shërbimit të pastrimit për të tre Bashkitë Tiranë, Elbasan dhe Vlorë nuk parashikojnë në specifikimet teknike grumbullimin e diferencuar të mbetjeve.  Bashkitë Tiranë, Elbasan dhe Vlorë në kontratat për shërbimin e pastrimit të qytetit të marrin masa që të përfshijnë në procedurën e prokurimit. Dhe të sanksionojnë në këtë kontrata grumbullimin e diferencuar të mbetjeve në burim”, thuhet në dokument.

 

Çmimet e pastrimit i vendos Veliaj sipas qejfit

Në bashkinë e Tiranës zbulohet se mungon plani vendor i menaxhimit të mbetjeve urbane. Nga dokumentacioni i vënë në dispozicion rezulton se është ngritur një grup pune, është hartuar drafti, por problematike ka qenë përcaktimi i tarifës së pastrimit në vite. Kështu, draft -plani vendor i menaxhimit të mbetjeve plastike është prezantuar në Këshillin Bashkiak dhe ka mbetur aty. Pra, Veliaj kërkon t’i vendosë vetë çmimet në favor të Inceneratorit të Tiranës dhe të Eco Tiranës.

Që nga viti 2020, çdo biznes i vogël i Tiranës paguan 220 mijë lek më shumë taksë pastrimi. Çdo biznes i madh i Tiranës sot paguan 1 milionë e 100 mijë lek më shumë taksë pastrimi. Taksë kjo e rritur në shërbim të inceneratorit. Ndërkohë, kompania që duhej të bënte riciklimin e mbetjeve Eco-Tirana me bashkëpronare 51% Erjon Veliaj dhe Bashkia Tiranë, nuk e bën këtë proces. Pra, mbetjet atje shkojnë të pandara megjithëse merren taksat për një gjë të tillë.  Edhe auditimi i kryer nga KLSH ka konstatuar se kompanitë përgjegjëse, me në krye koncesionarët e inceneratorëve, nuk kanë kryer si duhet punën.

Në një përgjigje të KLSH-së vetë Bashkia Tiranë ka pranuar se punimet nuk janë në hapat e duhur.

Por ka vazhduar me justifikimin se planet vazhdojnë. “Duhet të pranojmë se deri më sot jemi larg pritshmërisë, situatë kjo që duket dhe në mënyrën se si popullata afron apo depoziton mbetjet në kontejnerët publikë, sidoqoftë ky indikacion nuk na ka ndaluar në politikat tona si Bashki”, thuhet në përgjigjen e Bashkisë. Por, sërish KLSH konstaton se puna nuk ka ecur sipas kontratës dhe kërkon që  “Të merren masa dhe të iniciojnë procedurën për ngritjen e grupeve të punës për hartimin e Planeve Vendore të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve”, thuhet në dokument.

Pagesat nga buxheti për inceneratorin e Tiranës dhe ndërmarrjen Eco Tirana vazhdojnë rregullisht. Edhe pse për kontratën e inceneratorit të Tiranës ka akuza dhe thirrje që ajo të pezullohet, vetëm këtë vit kompania që menaxhon mbetjet në Sharrë ka marrë 8.3 mln euro. Pagesat janë bërë rregullisht çdo muaj, sikundër e përcakton kontrata, edhe pse impianti është bërë objekt sulmi dhe hetimi në vendin tonë.

Mbeturina e rrezikshme në dorë të fatit!

Nuk do ta besoni, por edhe pse jepen kaq shumë para për pastrimin, Tirana nuk ka plan për mbledhjen e mbeturinave të rrezikshme!  KLSH ka komunikuar me Drejtoritë e Politikave në bashki. Mbi ndërtimin e strategjive të orientuara kryesisht me grumbullimin dhe asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme, si bateritë e përdorimit familjar dhe të ilaçeve të skaduara, që aktualisht po ndiqet nga Drejtoria e Investimeve Strategjike dhe Zhvillimit Ekonomik. E megjithatë Bashkia Tiranë nuk ka planin e saj për “Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve”.

Ku janë kazanët modernë të ndarjes së mbetjeve?

Erion Veliaj në menaxhimin e mbetjeve duhej të fuste dhe konceptin e riciklimit dhe ndarjes në burim të mbetjeve.  Si dhe plotësimin e të gjitha detyrimeve ligjore në fushën e mjedisit. Në dhjetor të vitit 2016, në  “Zonën e Kuqe” Tiranë, ka filluar të operojë shoqëria “Eco Tirana” Sh.a. E cila ka filluar procesin e grumbullimit të diferencuar të mbetjeve. Pas muajit Tetor 2017, me lidhjen e kontratave të reja duhej të ishte aktivizuar grumbullimi i diferencuar i mbetjeve në të Bashkinë.

“Në kontratat e shërbimit aktualisht aktive është parashikuar dhe numri i saktë i kontejnerëve që do të shërbejnë për grumbullimin e ndarë të mbetjeve. Shënojmë këtu se ky shërbim në Bashkinë Tiranë është i orientuar në grumbullimin e mbetjeve në dy rryma, të biodegradueshme veç dhe ato të thata veç, ku futet letra, qelqi dhe plastika veç”, thuehet në dokument.

Në fakt, Erion Veliaj bën vetëm projekte pilot sa për foto dhe kronika televizive të porositura. Vetëm këtë fund viti u shfaqën disa kontejnerë të rinj në qendër të Tiranës. Se larg nuk bëhet fjalë t’i shohësh. Kështu pra, KLSH ka nxjerrë të gjitha mashtrimet e Veliaj dhe Eco Tiranës. Të cilat gjatë këtij viti kanë nënshkruar shumë tenderë jo për paisje grumbullim, pastrimi dhe kontejnerë. Në fakt paratë kanë shkuar në xhepin e tyre.

Lexo edhe: “Eco” e Lali Erit, tender pa garë/ 203 mln lekë për makinë plehrash

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Eco TiranaErion VeliajInceneratori i TiranesKLSHraporti

Lajme të lidhura

Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP
Breaking Views

Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP

15:08 - 12/12/25
“Sekreti” 2.4 miliardë lekë i shefes së AKSHI-t, Linda Karçanaj dhe Adem Trezhnjevës me 16 roje sigurie
Breaking Views

“Sekreti” 2.4 miliardë lekë i shefes së AKSHI-t, Linda Karçanaj dhe Adem Trezhnjevës me 16 roje sigurie

16:19 - 11/12/25
Korrupsion në Pallatin e Drejtësisë: KLGJ i jep Ermal Beqirit tenderin 2 MLN Euro, ndërkohë që hetohet nga SPAK, ja procedura fiktive
Breaking Views

Korrupsion në Pallatin e Drejtësisë: KLGJ i jep Ermal Beqirit tenderin 2 MLN Euro, ndërkohë që hetohet nga SPAK, ja procedura fiktive

15:04 - 10/12/25
Para
“Patëm shumë presione”, Rudina rrëfen fillimet e lidhjes me Markun

“Patëm shumë presione”, Rudina rrëfen fillimet e lidhjes me Markun

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Eskobari grek” kapet nga autoritetet: Si transportonte cigare nga Shqipëria dhe drogë në Evropë
Aktualitet

“Eskobari grek” kapet nga autoritetet: Si transportonte cigare nga Shqipëria dhe drogë në Evropë

16:15 - 15/12/25

Aleksandros Angelopoulos ose i njohur ndryshe si “Eskobari grek”, është arrestuar ditën e some për trafikimin e një sasie të...

Lexo më shumë
Shqipëria merr 2.1 miliardë euro nga dërgesat e emigrantëve dhe punonjësit jashtë vendit

Shqipëria merr 2.1 miliardë euro nga dërgesat e emigrantëve dhe punonjësit jashtë vendit

15:59 - 15/12/25
Mbyllet Luvri, punonjësit në grevë/ Kërkojnë investime urgjente dhe më shumë staf

Mbyllet Luvri, punonjësit në grevë/ Kërkojnë investime urgjente dhe më shumë staf

15:45 - 15/12/25
A fshihet diçka tjetër, përtej çështjes serbe, në mosmarrëveshjet Kosovë-SHBA?

A fshihet diçka tjetër, përtej çështjes serbe, në mosmarrëveshjet Kosovë-SHBA?

15:30 - 15/12/25
E rëndë në Llogara: Makina përfshihet nga flakët, një viktimë

E rëndë në Llogara: Makina përfshihet nga flakët, një viktimë

15:17 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com