GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Zbulohet foto kur Berisha kërkonte përjashtimin e Azem Hajdarit

15:00 - 13/09/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet foto kur Berisha kërkonte përjashtimin e Azem Hajdarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një foto e para shumë vitesh është bërë publike ditën e sotme, ku në qendër janë dy figurat politike me të rëndësishme të viteve ’90, njëkohësisht themeluesit e PD, Sali Berisha dhe Azem Hajdari.

Në foton e publikuar nga mediat, një ditë pas 23-vjetorit të vdekjes së Azem Hajdarit, është një artikull i gazetës “Rilindja Demokratike”, ku shkruhej për kohën kur ish-kryeministri Sali Berisha kërkonte përjashtimin e Azem Hajdarit nga grupi parlamentar i PD.

Berisha asokohe e konsideronte Azem Hajdarin si një nga rreziqet më kërcënuese për pozitat e tij në krye të Partisë Demokratike, që nga viti 1992 deri natën e 12 shtatorit, kur Azemi u vra nga në oborrin e PS-së, ngjarje të cilën Berisha e përdori për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998.

Në 9 janar të vitit 1997, me urdhër të tij, kryesia e grupit parlamentar të PD, vendosi t’i propozonte Kryesisë së PD-së përjashtimin e Azem Hajdarit nga grupi i PD-së. Ky vendim erdhi pasi Azem Hajdari kishte nisur një valë kritikash ndaj qeverisë së Aleksandër Meksit, por pa atakuar Berishën si President. Me kauzën e mbrojtjes së sindikatave, Azemi synonte t’i diktonte Berishës rrëzimin e Meksit, për t’u dhënë një tjetër mesazh demokratëve për fuqinë e tij në PD. Por, Berisha nisi një sulm frontal ndaj Azemit, me gazetën Rilindja Demokratike dhe me akuza, pyetje shantazhuese dhe mesazhe të koduara. Berisha vuri në lëvizje edhe strukturat e PD-së.

Shumë shpejt Azem Hajdari u “ngri” si anëtar i Këshillit të Kombëtar të PD-së. Disa ditë më pas, Kryesia e PD-së përjashtoi Azemin nga grupi parlamentar. Në seancën e parë plenare të Kuvendit, të datës 20 janar 1997, Azem Hajdari, mbajti një fjalim mbi përjashtimin e tij. Hajdari theksoi se përjashtimi i tij është i paligjshëm, ndërsa shtoi se nuk është thirrur as në Këshillin Kombëtar të PD-së, as në kryesi dhe as në grupin parlamentar, siç e kërkon procedura.

Asokohe, Azemi u përjashtua me pretekstin se doli hapur në kundërshtim me vijën politike të partisë. 23 pas vdekjes së tij, duket se historia u përsërit, pasi Lulzim Basha, kreu aktual i PD, vendosin përjashtimin e liderit historik, Sali Berisha nga radhët e grupit parlamentar, duke ngjallur debate të mëdha në parti dhe jashtë saj.

Etiketa: Azem HajdariSali Berisha

Lajme të lidhura

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Para
Sytë nga makinat  “Lamborghini”, policia britanike: Vajzat shqiptare bëjnë kërdinë me pasanikët e moshuar

Sytë nga makinat “Lamborghini”, policia britanike: Vajzat shqiptare bëjnë kërdinë me pasanikët e moshuar

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com