GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Zelensky për Fox News pas përplasjes me Trump në Zyrën Ovale: S’i detyrohem asnjë ndjesë, dua garanci për vendin tim!

08:58 - 01/03/25
në Bota
Kohë leximi: 2 min
A A
Beteja në Kursk, Zelensky thyen heshtjen, pranon se ushtria ukrainase po lufton në territorin rus
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë për Fox News amerikan, pak pas përplasjes me presidentin Donald Trump në Zyrën Ovale, presidenti i Ukrainës deklaroi se do të ishte ‘e vështirë” për Ukrainën të përballojë pushtimin e forcave ruse pa mbështetjen amerikane.

 

“Do të jetë e vështirë për ne”, tha presidenti ukrainas, duke iu përgjigjur gazetarit amerikan të Fox News, Brett Baier i cili e pyeti nëse Ukraina mund të fitojë apo të rezistojë ndaj Moskës pa mbështetjen e Uashingtonit.

 

“Prandaj jam këtu. Prandaj po flasim për negociatat e ardhshme. Do të jetë e vështirë pa mbështetjen tuaj”, shtoi ai

 

“Nuk i detyrohem asnjë ndjesë Trumpit”, shtoi ai pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë.

 

“E falënderoj për ftesën dhe e respektoj”, tha Zelensky duke nënvizuar se “disa biseda nuk duhet të zhvillohen përpara mediave, me gjithë respektin për demokracinë dhe shtypin e lirë”.

 

“Dua paqe të drejtë, nuk mjafton një armëpushim”

 

“Unë dua paqe, prandaj erdha këtu për të takuar presidentin Trump. Nuk mjafton të thuhet ‘armëpushim’, ne duam një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” U shpreh presidenti ukrainas, duke iu përgjigjur në mënyrë indirekte Trumpit, i cili më parë kishte thënë se Zelensky “nuk është ende gati për paqen”.

 

“Dua garanci sigurie nga SHBA”

 

“Një armëpushim pa garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara është një çështje shumë e ndjeshme për popullin tim. Askush nuk e dëshiron përfundimin e luftës më shumë se ne”, shtoi ai.

 

“Jam shumë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e tyre. Na keni ndihmuar të mbijetojmë”, tha presidenti ukrainas, duke shtuar: “Respektoj presidentin dhe popullin amerikan”.

 

“Trump mes palëve? Do të doja të ishte më pro-Kiev”

 

“Do të doja që Trump të ishte më shumë në anën tonë dhe jo në mes, sepse lufta nisi sepse Putini na sulmoi” tha ai

 

Dorëheqje? “Duhet të vendosë populli ukrainas”

 

“Vetëm ukrainasit mund të vendosin nëse unë duhet të bëj një hap pas apo jo” U shpreh Volodymyr Zelensky në një intervistë për Fox News, duke iu përgjigjur kërkesës për dorëheqje nga senatori republikan Lindsey Graham.

 

“Amerikanët zgjedhin presidentin e tyre, ukrainasit zgjedhin të tyrin. Kështu funksionon”, deklaroi lideri i Kievit.

 

“Dua të ruaj marrëdhënien me Trump”

 

Presidenti i Ukrainës u përgjigj me “po, natyrisht” kur gazetari i Fox News e pyeti, në përfundim të intervistës, nëse besonte se marrëdhënia me Donald Trump mund të shpëtohej pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë.

 

Para se të përgjigjej, Zelensky mori përkthimin nga stafi i tij për t’u siguruar që e kuptonte saktë pyetjen dhe të jepte përgjigjen e duhur.

 

“Pikërisht për këtë arsye – shtoi ai – falënderoj gjithmonë popullin tuaj në emër të popullit tim. Faleminderit presidentit dhe Kongresit, por mbi të gjitha popullit tuaj”.

Etiketa: TrumpZelensky

Lajme të lidhura

SHBA ngre tonet: Trump shpall “Hemisferën tonë”, DASH paralajmëron kundër çdo kërcënimi
Bota

SHBA ngre tonet: Trump shpall “Hemisferën tonë”, DASH paralajmëron kundër çdo kërcënimi

21:07 - 05/01/26
Zakonet e Vitit të Ri nëpër botë! Nga ushqimet, te thyerja e pjatave e deri te zilet japoneze
Bota

Zakonet e Vitit të Ri nëpër botë! Nga ushqimet, te thyerja e pjatave e deri te zilet japoneze

19:01 - 31/12/25
Po përgatisnin sulme terroriste, arrestohen 115 anëtarët e Shtetit Islamik në Turqi
Bota

Po përgatisnin sulme terroriste, arrestohen 115 anëtarët e Shtetit Islamik në Turqi

10:33 - 25/12/25
Para
“Ndyrësirë”/ Mashtrimi i Veliajt, tjetër padi për të arrestuarin për korrupsion dhe pastrim parash

Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh
Breaking Views

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh

23:29 - 03/02/26

Milan nuk gabon këtë radhë në Serinë A italiane. Skuadra e Massimiliano Allegrit iu përgjigj fitores së Interit teksa mposhti...

Lexo më shumë
“Gjyqtari i GJK, Asim Vokshi kundër shtyrjes së vendimit për Ballukun”, Klodiana Lala: Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik

“Gjyqtari i GJK, Asim Vokshi kundër shtyrjes së vendimit për Ballukun”, Klodiana Lala: Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik

23:19 - 03/02/26
Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali

22:23 - 03/02/26
Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste

22:10 - 03/02/26
Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare

Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare

21:30 - 03/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com