GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Zgjedhjet vërtet kanë mbaruar, por realiteti i masakrës së tyre është i tillë që nuk duhet të mbarojnë

17:56 - 12/08/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet vërtet kanë mbaruar, por realiteti i masakrës së tyre është i tillë që nuk duhet të mbarojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ndriçim Kulla

Partia Demokratike edhe për shkaqe të vetvetes së saj , por edhe për shkaqe përtej saj,   ka probleme anarkie, ringritjeje, strukturimi, riorganizimi, hapje pa riciklim, përmisim në përfaqësimin kulturor, që    ende nuk i ka filluar si duhet, në mënyrë që të mund të arrij fuqinë e duhur për ta dekonstruktuar këtë regjim mafioz dhe të inkriminuar, që është instaluar fuqishëm.

Por masakra e zgjedhjeve duhet të mbetet çështja  më serioze e shtruar për zgjidhje mespërmes këtij procesi  të nevojshëm ndryshimi.

Zgjedhjet vërtet kanë mbaruar, por realiteti i tyre nuk duhet të mbarojë. Se si ato u zhvilluan, se cilat janë të gjitha ato fakte dhe ato manipulime që u kryen gjatë këtyre zgjedhjeve, është një realitet që vlen të sqarohet deri në dritën e fundit të transparencës  dhe që duhet të aktualizohet përherë e më fort që të fitojë fuqinë e vet domethënëse. Është pikërisht kjo fuqi domethënëse ajo që duhet të na shtyjë ta aktualizojmë atë problem madhor për demokracinë dhe të ardhmen shqiptare që na shtruan për zgjidhje këto zgjedhje. Dua ta nënvizoj fjalën “zgjidhje”, sepse besoj  me të gjithë forcën e arsyes dhe realitetit, që vetëm duke njohur dhe pranuar masakrën zgjedhore mund të ketë ndonjëherë mundësi Shqipëria të bëjë përpara në çdo fushë.

Dua t’ua kujtoj këtë pohim të gjitha mediave, opinionistëve dhe organizatave jo qeveritare që duken si të pushtuar nga pafuqia e zërit të tyre kundër një pushteti që i mbyll gojën çdo kujt, për të kërkuar të vërtetën e zgjedhjeve me çdo kusht. Po përgatitet një dosje e stërmadhe faktesh për të gjitha shkeljet dhe manipulimet e bëra, dhe kjo duhet të shënojë një epokë të re qasjeje për çdo parti politike, për të gjithë shqiptarët përtej së majtës dhe së djadhtës, pasi votimi duhet të kthehet njëherë e mirë në zgjedhje jo detyrim, blerje, shantazhim. Është përgatit një dosje e madhe  me prova të pa kundërshtueshme manipulimesh dhe grabitjesh  dhe kjo duhet të jetë këmbana që duhet të bjerë çdo ditë e cdo natë në veshët e politikanëve shqiptarë, por edhe të gjithë ambasadorëve të çdo shteti europian, që mbajnë përgjegjësinë më të madhe për këtë masakër dhe mua personalisht sot më duken larg shumë larg sikur janë akredituar pë një vend tjetër jo për këtu në Shqipëri. Grabitja e zgjedhjeve në radhë të parë është   problem  më themeltar i demokracisë së gjithë shqiptarëve dhe jo thjesht interesi i një partie  politike, prandaj denoncimi i pa reshtur  i tyre duhet të jetë në ballë  të gjithë luftës politike të PD-së. Vërtet për zgjedhjet përgjegjës janë vetë shqiptarët, por për njohjen dhe pranimin e tyre përgjegjësia në vite bie mbi ndërkombëtarët.

Një konsideratë vetë-gjykuese duhet të kishte edhe ambasadorja e korruptuar amerikane Yuri Kim,  pasi në shumë raste është shfaqur nëpër kutitë e votimit si imazhi i sigurt i lirisë së votës, por që më pas nuk ka qenë kurrë imazhi i vlerësimit të problemeve dhe masakrës që pushteti ka kryer me të por që rezulton me axhendën e pushtetit. Vallë ky është standardi i demokracisë që ushtrohet në vendin e saj? Vallë e tillë është mbyllja e veshëve dhe e syve si kjo që ajo i bën provave dhe fakteve të zhbërjes së themelit të cdo demokracie: votës? Beteja për të mbrojtur masakrën e zgjedhjeve nuk ka alibi, as heshtje, as anashkalim, ka vetëm një zgjidhje: protestim të pandalshëm, dhëmb për dhëmb me të gjitha llojet e pushteteve, politikë, ekonomikë, mediatikë dhe diplomatikë. Shqipëria është e jona dhe nuk duhet  ta lejojmë ta bëjnë kurrë “epruvetë eksperimentesh” se si mund të hibridizohet demokracia, rregullat dhe parimet e saj. Këtë duhet ta kuptojë mirë çdokush, parësisht Edi Rama e pastaj të gjithë ndërkombëtarët.

Etiketa: Ndricim KullaOpinion

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Para
Armenia kërkon mbledhje urgjente të OKB për Karabagun

Armenia kërkon mbledhje urgjente të OKB për Karabagun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës nga Parlamenti dhe pjesëmarrrjen në komisione...

Lexo më shumë
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com