GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Nuk janë sardele!”, Zhupa denoncon kushtet skandaloze në kopshtet dhe çerdhet e Sarandës: 70 fëmijë në një klasë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nuk janë sardele!”, Zhupa denoncon kushtet skandaloze në kopshtet dhe çerdhet e Sarandës: 70 fëmijë në një klasë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja demokrate Ina Zhupa  ka denoncuar nga Saranda situatën në disa kopshte dhe çerdhe në nisje të vitit të ri shkollor. Zhupa shprehet se mungesa e përfundimit të punimeve ka bërë që fëmijët të grumbullohen në klasa me rreth 70 nxënës.

Deputetja u ndal te Kopshti nr. 1 në Sarandë, ku sipas saj është detyruar të akomodojë edhe fëmijët e çerdhes së qytetit, pasi punimet në godinën e çerdhes nuk kanë përfunduar në kohë. Për pasojë, klasat e parashikuara për kopshtin janë përdorur edhe për fëmijët e çerdhes.

“Ka qenë surprizë fillimi i vitit të ri shkollor për Bashkinë e Sarandës. Është një situatë kaotike, e paorganizuar për çerdhet dhe kopshtet e Sarandës”, deklaroi Zhupa. Ajo tha se në të njëjtat ambiente janë krijuar klasa me rreth 70 fëmijë, duke e cilësuar këtë situatë si të papërshtatshme për zhvillimin dhe edukimin e tyre. “Fëmijët nuk janë sardele që t’i sistemosh në një kuti. Ata duan hapësirën e tyre, duan kohën e tyre dhe mundësinë për t’u zhvilluar”, u shpreh deputetja e PD-së.

Reagimi:

Mesa duket për bashkinë Sarandë ka qenë surprizë fillimi i vitit të ri shkollor.
E them këtë sepse është një situatë kaotike, e pa organizuar për çerdhet dhe kopshtet e Sarandës, ndërkohë që duhet të ishin marrë masat që fëmijët e Sarandës të nisnin kopshtet dhe çerdhet normalisht. Unë sot ndodhem në Sarandë dhe mbrapa meje është “Kopshti nr. 1” i llogaritur për fëmijët e kësaj zone, ndërkohë janë të detyruar që të sjellin këtu dhe çerdhen e qytetit dhe klasat që ishin planifikuar për kopshtin të boshatisen që të shkojnë fëmijët e çerdhes.Dhe brenda të njëjtave klasa që ka kopshti janë bërë me 70 nxënës për klasë dhe kjo e bën të pamundur një proçes normal, edukativ, mësimdhënës për mirërritjen e fëmijëve, për zhvillimin e tyre psikologjik dhe social sepse fëmijët nuk janë sardele që ti mund t’i sistemosh në një kuti.

Fëmijët duan hapësirën e tyre, duan kohën e tyre dhe duan mundësinë për t’u zhvilluar, gjë që nuk i jepet duke bashkuar fëmijët e kopshtit dhe të çerdhes në një institucion të vetëm, duke mos e planifikuar Bashkia e Sarandës që punimet për çerdhen do duhet të kishin mbaruar në shtator. Por ky nuk është rasti i vetëm. Këtu është në mënyrë sistematike shkatërrimi i arsimit. E njëjta gjë ndodh dhe me dy kopshtet e tjera. Është në rikonstruksion kopshti “Soros” dhe fëmijët e kopshtit “Soros” kanë shkuar në Kopshtin nr. 5 dhe atje fëmijët janë bashkuar në klasa të përbashkëta duke kapur rreth 70 fëmijë në një klasë.

Kjo është një gjendje me të vërtetë kaotike e çorganizuar që dëmin ua bën fëmijëve të Sarandës. Ndaj duke ju përgjigjur dhe shqetësimit të prindërve jam këtu për t’i bërë thirrje të gjitha institucioneve të shtetit shqiptar që t’i bëjnë presion Bashkisë së Sarandës për të bërë detyrën e vetë, por t’i bëjnë presion edhe kontraktorit për të mbaruar sa më shpejt në mënyrë të tillë që të bëhet mësimi në godinat e paracaktuar për secilin institucion.

Por ky është shembulli! Ky është shembulli i një bashkie që nuk e ka mendjen tek arsimi. Një bashkie që nuk ka profesionist, një bashkie që e ka mendje për të vjedhur taksat e qytetarëve dhe jo për t’i shërbyer atyre. Ndaj shumë shpejt është momenti që t’ia japim përgjigjen me votë edhe Bashkisë Sarandë për këtë keqmenaxhim që i bën qytetit.

Etiketa: klasakopshteKryesore1Sarandë

Lajme të lidhura

Theu masën e arrestit shtëpiak për të përndjekur një grua, arrestohet 36 vjeçari
Aktualitet

Çfarë ndodhi në Tiranë? Qëllohet me armë zjarri në ajër, plagoset një person

12:23 - 19/09/26
Përplasje fatale në Tiranë, 21-vjeçari që udhëtonte me motor nuk mbijeton
Aktualitet

Krim brenda familjes në Tiranë, burri vret me thikë bashkëshorten dhe arratiset

12:13 - 19/09/26
Muzeu prezanton Çerçiz Topullin si ‘dordolec’, jep dorëheqjen kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore
Aktualitet

Muzeu prezanton Çerçiz Topullin si ‘dordolec’, jep dorëheqjen kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore

11:59 - 19/09/26
Para
“Këta lojtarë janë të duhurit për të arritur objektivin në Nations League”, Maran:  Pse e lashë jashtë liste Brojën

“Këta lojtarë janë të duhurit për të arritur objektivin në Nations League”, Maran: Pse e lashë jashtë liste Brojën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Theu masën e arrestit shtëpiak për të përndjekur një grua, arrestohet 36 vjeçari
Aktualitet

Çfarë ndodhi në Tiranë? Qëllohet me armë zjarri në ajër, plagoset një person

12:23 - 19/09/26

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit në zonën e rrugës “Selaudin Zorba” ka vënë...

Lexo më shumë
Përplasje fatale në Tiranë, 21-vjeçari që udhëtonte me motor nuk mbijeton

Krim brenda familjes në Tiranë, burri vret me thikë bashkëshorten dhe arratiset

12:13 - 19/09/26
Muzeu prezanton Çerçiz Topullin si ‘dordolec’, jep dorëheqjen kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore

Muzeu prezanton Çerçiz Topullin si ‘dordolec’, jep dorëheqjen kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore

11:59 - 19/09/26
“Këta lojtarë janë të duhurit për të arritur objektivin në Nations League”, Maran:  Pse e lashë jashtë liste Brojën

“Këta lojtarë janë të duhurit për të arritur objektivin në Nations League”, Maran: Pse e lashë jashtë liste Brojën

11:43 - 19/09/26
“Nuk janë sardele!”, Zhupa denoncon kushtet skandaloze në kopshtet dhe çerdhet e Sarandës: 70 fëmijë në një klasë

“Nuk janë sardele!”, Zhupa denoncon kushtet skandaloze në kopshtet dhe çerdhet e Sarandës: 70 fëmijë në një klasë

11:34 - 19/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com