GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Zjarr plehrave në Laç, qyteti mbytet nga reja e tymit

09:56 - 23/10/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Zjarr plehrave në Laç, qyteti mbytet nga reja e tymit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tymi ka mbuluar qytetin e Laçit, që prej orëve të para të mbrëmjes së djeshme. Kjo situatë ka ardhur si pasojë e djegies së mbetjeve urbane të qytetit të Laçit të cilat grumbullohen në periferi të qytetit. Retë e tymit kanë pushtuar qytetit e Laçit, pasi janë përhapur n gjithë qytetin madje edhe në disa fshatra të zonës së Kurbinit.

 Por, mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga qyteti i Laçit duke treguar “Rilindjen” në këtë qytet, por në fakt realiteti me të cilin përballen qytetarët është krejt tjetër, pasi këta të fundit zgjohen nën pushtimin e tymit.

 Djegia e plehrave në qytete të ndryshme është kthyer në një fenomen shqetësues, ku dyshimet janë se ky akt kryhet pikërisht për të përthithur fonde nga qeveria për menaxhimin e mbetjeve.
Situata të tilla janë vënë re muajt e fundit në disa bashki si Durrës, Shijak, Kavajë, etj, ndërsa tani duket se radhën e ka Kurbini.

Pamjet që ka siguruar Gijotina.com tregojnë qartë situatën e krijuar në qytet.

Për normalizimin e situatës është dashur ndërhyrja e fadromave, por edhe forcave zjarrfikëse të qytetit të Laçit.

Ndërsa, një tjetër fakt skandaloz është se prej vitesh mbetjet urbane të Laçit grumbullohen pranë rrugës së Kishës së Shën Ndout. Në të shumtën e rasteve, plehrat sjellin probleme qoftë nga era e rëndë, por edhe situata e krijuar nga djegia e tyre.

Ky nuk është një shqetësim vetëm për banorët e Laçit, por edhe pelegrinët që vizitojnë Kishën në kodrat e qytetit.

Kjo situatë është përsëritur disa herë në qytetin e Laçit ku edhe pse vazhdimisht ka pasur ndërhyrje nga zjarrfikëset për të shuar flakët, situata vazhdon të jetë e njëjtë, pasi ndërgjegjësimi i banorëve duket se është mjaft i ultë.

Etiketa: LactymZjarr

Lajme të lidhura

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Para
Premier League merr vendimin drastik, nuk lejon lojtarët të bashkohen me kombëtaret

Tërhiqet zvarrë dhe grabitet në shtëpinë e tij lojtari i Premier League

TË FUNDIT

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll
Aktualitet

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26

Një 20-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda të...

Lexo më shumë
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:54 - 13/03/26
‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com