GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në Bulqizë, ku automjeti gazetarit Sami Curri është përfshirë nga flakët në rrethana ende të paqarta.

Sipas burimeve paraprake, makina ka qenë e parkuar pranë banesës së gazetarit dhe është konstatuar në flakë rreth orës 02:45 pas mesnatës. Banorë të zonës kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin, por automjeti është djegur pothuajse plotësisht.

“Jam njoftuar rreth orës 3 pa një çerek të mëngjesit që është vënë zjarr te makina, nga një komshi i katit të tretë, makina është e parkuar rreth 30 metra larg nga pallati ku unë banoj me nënën time. Fatmirësisht, pa dëme të tjera te makinat ngjitur”, shpjegon ai.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia e një zjarrvënieje të qëllimshme, siç vetë gazetari Curri dyshon.

“Kjo gjëja është e qëllimshme dhe është totalisht me synimin për të sjellë një mesazh tek unë dhe për punën që bëj, por së pari iu them që ata që e kanë bërë këtë veprim, as nuk do të më kërcënojnë ose frikësojnë dot sepse për mua gazetaria është një mision që i shërben interesit publik dhe do të vazhdojë me çdo lloj çmimi dhe një nga çmimet kjo ishte”, shprehet ai.

Curri punon si gazetar prej 10 vitesh dhe puna e tij përqendrohet te ngjarjet rreth prokurimeve publike, monitorimit të punës së pushtetit vendor dhe drejtësisë në qarkun Dibër.

“Për mua është absolutisht e qëllimshme dhe me qëllimin kryesor për të më përcjellë mesazhin që kjo ishte e para dhe mund të vazhdojë më tej. Kjo gjë nuk më ndal dot”, thotë Curri.

Ai shton se nuk ka asnë dyshim konkret ndaj dikujt.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

gijotina.com/

Etiketa: zjarrvenie

Lajme të lidhura

Deputeti i PD nuk përmbahet ndaj socialistëve: Ky parlament po merr titullin e çmendurisë
Aktualitet

Deputeti i PD nuk përmbahet ndaj socialistëve: Ky parlament po merr titullin e çmendurisë

13:21 - 08/10/26
“Policia nuk mund të mbajë këta lloj halesh”/ Korreshi: Efektivi shan dhe i tregon hallatet protestuesve
Aktualitet

“Policia nuk mund të mbajë këta lloj halesh”/ Korreshi: Efektivi shan dhe i tregon hallatet protestuesve

13:19 - 08/10/26
Vendoste ‘gjoba’ ndaj punonjëseve të Postës së Durrësit, burg për burrin e ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj
Aktualitet

Vendoste ‘gjoba’ ndaj punonjëseve të Postës së Durrësit, burg për burrin e ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj

13:00 - 08/10/26
Para
Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deputeti i PD nuk përmbahet ndaj socialistëve: Ky parlament po merr titullin e çmendurisë
Aktualitet

Deputeti i PD nuk përmbahet ndaj socialistëve: Ky parlament po merr titullin e çmendurisë

13:21 - 08/10/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ironizoi socialistët në Parlament në lidhje me draftin e PS-së për Reformën Territoriale duke...

Lexo më shumë
“Policia nuk mund të mbajë këta lloj halesh”/ Korreshi: Efektivi shan dhe i tregon hallatet protestuesve

“Policia nuk mund të mbajë këta lloj halesh”/ Korreshi: Efektivi shan dhe i tregon hallatet protestuesve

13:19 - 08/10/26
Vendoste ‘gjoba’ ndaj punonjëseve të Postës së Durrësit, burg për burrin e ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj

Vendoste ‘gjoba’ ndaj punonjëseve të Postës së Durrësit, burg për burrin e ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj

13:00 - 08/10/26
Përplasja në Kuvend/ Klosi: S’do merrni asnjë bashki në zgjedhje! Berisha: Ta ka blerë bixhozi votën

Përplasja në Kuvend/ Klosi: S’do merrni asnjë bashki në zgjedhje! Berisha: Ta ka blerë bixhozi votën

12:41 - 08/10/26
“Do keni fatin e Ramës”, Berisha: Olta Xhaçka e çoi burrin në SPAK sot, por trafikun e bënë bashkë

“Do keni fatin e Ramës”, Berisha: Olta Xhaçka e çoi burrin në SPAK sot, por trafikun e bënë bashkë

12:39 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com