GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zvarritje e hetimit, vërejtje publike për prokurorin e Sarandës

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pranuar pjesërisht kërkesën e ILD për prokurorin Kledian Llaho, duke caktuar ndaj tij masën “vërejtje publike”.

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zvarritje e hetimit, vërejtje publike për prokurorin e Sarandës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në seancën e sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistratit Kledian Llaho, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, duke i caktuar masën “Vërejtje publike”.

“Hetimi disiplinor i ILD-së ndaj magjistratit ka nisur bazuar në ankesën e një qytetareje, të paraqitur përmes formularit online në faqen e ILD-së, me pretendimin për zvarritje të hetimit të procedimit penal nga ana e prokurorit Llaho”, thotë ILD. “Hetimi disiplinor konkludoi se nga ana e prokurorit Kledian Llaho janë ndërmarrë veprime dhe mosveprime, të cilat kanë të bëjnë me mos përmbushje të pajustifikuar të funksioneve gjatë hetimit, duke sjellë zvarritje të pajustifikuar të akteve procedurale, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga ana e magjistratëve; mosveprimet e prokurorit janë kryer me faj me dashje direkt, duke mos përmbushur detyrat e lëna nga gjykatat, duke lënë pa veprime dosjen hetimore për një periudhë mbi 2 vjeçare”.

Raporti hetimor i ILD-së vëren, se si pasojë e shkeljes disiplinore të kryer nga ana e magjistratit subjekt hetimi disiplinor është cënuar prestigji i figurës së prokurorit, si dhe është cënuar besimi i publikut të drejtësia, ndërsa kjo sjellje e papërshtatshme mund të krijojë terren për raste të tjera të ngjashme.

Duke marrë në konsideratë se magjistrati nuk ka masë disiplinore dhe nuk ka kryer shkelje tjetër disiplinore, ILD i propozoi KLP-së marrjen masës disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës” në masën 40 % për një afat një vjeçar ndaj prokurorit Kledian Llaho parashikuar nga neni 105, pika 1, shkronja “c” dhe neni 108 i ligjit “Për statusin”, kërkesë që u pranua pjesërisht nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që vendosi caktimin e masës “Vërejtje publike” për prokurorin Kledian Llaho.

Kujtojme qe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten më 16 janar caktimin e masës së sigurimit personal “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, pasi dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive.

Etiketa: ILDKledian LlahoKLP

Lajme të lidhura

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës
Aktualitet

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Para
“E vajtojnë grekë dhe shqiptarë”, Mitsotakis: Kryepeshkopi shërbeu si urë miqësie mes dy popujve

“E vajtojnë grekë dhe shqiptarë”, Mitsotakis: Kryepeshkopi shërbeu si urë miqësie mes dy popujve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com