GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

10 pikat që tregojnë implikimin e Veliajt te afera e djegësit të Tiranës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtësi me regji/ Si të lëshon dhe si të mban Edi Rama rreth vetes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarja Ola Xama listoi në “MCN Live” 10 pika që sipas saj tregojnë implikimin kryebashkiakut Erion Veliaj në aferën e inceneratorit të Tiranës.

Një prej pikave është sjellja e Veliajt si pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, ku kryebashkiaku dërgon emaile që të përjashtohet nga tarifa e depozitimit të dherave kompania që po ndërton kullën “Eye of Tirana” dhe merret me mbetjet pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Meqenëse pyete se cilat janë implikimet e Veliajt, kam shkurt 10 pika. Veliaj publikisht thotë Tirana është më e pastër dhe mbron publikisht inceneratorin e Tiranës, njësoj siç e ka mbrojtur edhe Ahmetaj para ca kohëve, kur në fakt atje nuk ka incenerator, dhe Tirana nuk është më e pastër, Tirana po shkon sërish sot në emergjencë mjedisore dhe janë paguar 73 milionë euro vetëm për inceneratorin e Tiranës, para publike, pa llogaritur ato që kanë paguar ndërtuesit dhe bashkia s’ka marrë asnjë masë qoftë për ta penalizuar kontaktorin.

Nga dokumentet që kanë dalë në media dhe denoncimet e partive politike që kanë qenë aktive te çështja e inceneratorëve, thonë shkresat ku Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i ka dërguar Bashkisë së Tiranës, që të lutem sill përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës te njësia e monitorimit të projektit, kjo njësi është përgjegjëse se si ecën kontrata, bëhet inceneratori ose jo dhe Bashkia e Tiranës ka mosvepruar duke mos i dërguar. Pjesa tjetër, pse u ra dakord për incenerim kur nevoja për incenerim nuk është fare. Pse përgjegjës janë Taulant Tushe me Namik Simixhiun?! Kanë shprehur vullnetin e tyre ata në komision apo vullnetin e Bashkisë së Tiranës që ka vendimmarrjen te koka lartë. Pse u mor përsipër financimi nga Veliaj, ku s’i kishte paratë?!

Pse u mor përsipër financimi për të gjitha bashkitë e qarkut të Tiranës kur ai nuk e ka kompetencën? Pse u anashkalua miratimi i fondeve nga Këshilli Bashkiak? Po ashtu në dosje del që kompania ligjore e cila këshillonte Klodian Zoton për marrjen e kontratës së inceneratorit të Tiranës ishte kompania ‘Tashko Pustina’, ku punon, në mos punonte, bashkëshortja e Veliajt. Janë gjetur edhe email-e se si Taulant Tushe ndihmon Klodian Zoton dhe bisedon me të mbi skemën e financimit.

Këto emaile nuk i shohim te vendimi i masës së sigurisë, e cila mund të ishte një provë rënduese para gjykatës për z.Tushe. Ajo që tha një ditë më parë ish-zv.kryeministri, sjellja e Erion Veliajt si pronar faktik i inceneratorit të Tiranës, ku dërgon emaile që të përjashtohet nga tarifa e depozitimit të dherave kompania që po ndërton kullën “Eye of Tirana” dhe mbetjet pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Këto ishin ato 10 pikat që unë kam nxjerrë për implikimin”.

“SPAK-u më shumë se hetim të procedurës duhet të ndjekë paranë, jo te pllakat, te milionat e eurove. Te këta të kompanive fiktive kush ka firmosur që të derdhet Cash-i, merr atë administratorin, nuk e pashë këtë pyetje te dosja. Kjo nuk është mbrojtje, është kod mafioz, që o të gjithë bashkë, ose nuk bëhem kokë turku”, shtoi ajo duke iu referuar deklaratës së djeshme të Arben Ahmetajt.

Etiketa: aferadjegesVeliaj

Lajme të lidhura

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben
Aktualitet

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
Para
Kontrolle në burgun e Reçit, kapen disa të burgosur me doza hashashi

Kontrolle në burgun e Reçit, kapen disa të burgosur me doza hashashi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com