GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

35 vjet nga rrëzimi i bustit të Stalinit në Shkodër, Berisha: Hapi siparin e vendosjes së pluralizmit politik

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
35 vjet nga rrëzimi i bustit të Stalinit në Shkodër, Berisha: Hapi siparin e vendosjes së pluralizmit politik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kujtuar 35 vjetorin e demonstratave të fuqishme të datave 13-14 janar 1990, për rrëzimin e bustit të diktatorit komunist Josif Stalin.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha theksoi se ‘kjo ngjarje historike e hapi siparin e një serie ngjarjesh të mëdha të atij viti që do kurorëzoheshin me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri me lëvizjen studentore të dhjetorit të vitit 1990’.

Postimi

Sot 14 janari, 35 vjetori i demostratës antikomuniste të Shkodrës!
Si sot 35 vite më parë, grupet antikomuniste, qytetarët dhe studentët e Universitetit Shkodrës inauguruan vitin e ri në Shqipëri, vitin e mrekullisë për shqiptarët me një betejë të ashpër me diktaturën komuniste, demonstratat e fuqishme të datave 13-14 janar 1990, për rrëzimin e bustit të diktatorit komunist Josif Stalin.
Më datën 13, dhe veçanërisht më datën 14 janar të vitit 1990, mijëra qytetarë të Shkodrës iu përgjigjën thirrjes së grupeve antikomuniste, mbushën rrugë e sheshe dhe dolën në një demonstratë të fuqishme për të çliruar qytetin e tyre nga kulti i njërit prej diktatorëve më gjakatarë të kohërave, Josif Stalin, dhe hequr bustin e tij nga qendra e qytetit.
Regjimi diktatorial e shtypi me egërsi dhe brutalitet me të gjitha mjetet e dhunës demonstratën e 14 janarit dhe arrestoi, torturoi dhe dënoi me dënime të rënda për veprimtari antishtetërore terroriste organizatorët e saj: Dedë Kasneci, Rin Monajka, Flamur Elbasani, Gjergj Livadhi, Ndoc Liqëjza, vëllezërit Haxhi, Gjovalin Ralba, Viktor Martini, Nikolin Thana, Tonin Dema, Nikolin Margjini, Bac Bilali, Ylli Gërshana, Klaudio Daka, Aldo Perizi, vëllezërit Alibali, Hana Kraja, etj.
Por jehona e demonstratës së fuqishme antikomuniste e Shkodrës, qytetarëve të saj, ushtoi fuqishëm në të katër anët e vendit, por dhe në mbarë botën. Kjo ngjarje historike e hapi siparin e një serie ngjarjesh të mëdha të atij viti që do kurorëzoheshin me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri me lëvizjen studentore të dhjetorit të vitit 1990.
Sot, në këtë 35-vjetor, le të shprehim ne, të dashur miq, nderimin dhe mirënjohjen tonë më të thellë për qytetarët pjesëmarrës dhe organizatorët e demonstratës së 14 janarit 1990 të Shkodrës, Rozafës së Lirisë.
Rroftë Shkodra!

Etiketa: berishabustKryesore1Stalin

Lajme të lidhura

Koordinatori i “Forza Italia” për Ballkanin në mbështetje të protestës kundër Ramës: Jam me ju, populli duhet dëgjuar!
Aktualitet

Koordinatori i “Forza Italia” për Ballkanin në mbështetje të protestës kundër Ramës: Jam me ju, populli duhet dëgjuar!

22:15 - 15/08/26
Pas fjalimeve te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Pjesëmarrje masive e qytetarëve bashkë me Diasporën
Aktualitet

Pas fjalimeve te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Pjesëmarrje masive e qytetarëve bashkë me Diasporën

21:55 - 15/08/26
Shqiptari nga Maqedonia e Veriut: Secili ka përgjegjësinë kombëtare! S’kemi tokë për të shitur
Aktualitet

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut: Secili ka përgjegjësinë kombëtare! S’kemi tokë për të shitur

21:45 - 15/08/26
Para
“Jam shqiptar”, Arijon Ibrahimovic flet në intervistën e parë pas kalimit te Lazio

“Jam shqiptar”, Arijon Ibrahimovic flet në intervistën e parë pas kalimit te Lazio

Discussion about this post

TË FUNDIT

Koordinatori i “Forza Italia” për Ballkanin në mbështetje të protestës kundër Ramës: Jam me ju, populli duhet dëgjuar!
Aktualitet

Koordinatori i “Forza Italia” për Ballkanin në mbështetje të protestës kundër Ramës: Jam me ju, populli duhet dëgjuar!

22:15 - 15/08/26

Koordinatori i “Forza Italia” për Ballkanin, Lorenzo Grassini, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën qytetare që prej 77 ditësh...

Lexo më shumë
Pas fjalimeve te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Pjesëmarrje masive e qytetarëve bashkë me Diasporën

Pas fjalimeve te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Pjesëmarrje masive e qytetarëve bashkë me Diasporën

21:55 - 15/08/26
Shqiptari nga Maqedonia e Veriut: Secili ka përgjegjësinë kombëtare! S’kemi tokë për të shitur

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut: Secili ka përgjegjësinë kombëtare! S’kemi tokë për të shitur

21:45 - 15/08/26
Protestat në ditën e 77-të, por Rama nuk tërhiqet: Për median britanike konfirmon: Projekti për Zvërnecin do vazhdojë!

Protestat në ditën e 77-të, por Rama nuk tërhiqet: Për median britanike konfirmon: Projekti për Zvërnecin do vazhdojë!

21:23 - 15/08/26
Emigranti, apel SPAK-ut dhe Komisionit Evropian: Na e largoni këtë klasë politike të korruptuar!

Emigranti, apel SPAK-ut dhe Komisionit Evropian: Na e largoni këtë klasë politike të korruptuar!

21:19 - 15/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com