GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Nis puna për restaurimin e mozaikut në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar

në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nis puna për restaurimin e mozaikut në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mozaiku i emërtuar “Shqipëria” në fasadën kryesore të godinës së Muzeut Historik Kombëtar po rikonstruktohet.

Drejtori i Muzeut Dorian Koçi njoftoi se punimet janë me kontribut nga BE. “Ka filluar restaurimi i mozaikut të Muzeut Historik Kombëtar, një kontribut i programit “EU for Culture” i Bashkimit Evropian”, u shpreh ai.

Më herët ishte ministrja e Kulturës Elva Margariti, që është shprehur se në fillim të muajit maj do të niste puna për restaurimin e mozaikut.

“Programi EU FOR CULTURE gati për të ngritur kantieret e para. Gjatë takimit të radhës së këshillit drejtues të programit vendosëm për afatet e fillimit të punimeve. Dhe sot kemi një lajm të mirë! Në fillim të muajit maj fillojnë punimet për restaurimin e mozaikut të Muzeut Historik Kombëtar, për të vijuar me restaurimin e kishës së Shën Marisë në Rubik dhe kishës së Shën Ndojit në Kepin e Rodonit”, u shpreh ajo

Mozaiku përurua bashkë me muzeun në vitin 1981 dhe ka një sipërfaqe prej rreth 440 metrash katrorë, me përmasa 40 x 11 metra.  Ky mozaik i emërtuar “Shqipëria” është më i madhi i këtij lloji në Shqipëri.

Mozaiku paraqet një skenë masive me luftëtarë, burra e gra, që nga periudha ilire në antikitet me harqe e parzmore, dhe deri në periudhën e luftës për çlirimin e Shqipërisë.

Ky mozaik i vendosur në fasadën e godinës së muzeut përbëhet nga një panel me llaç çimentoje, brenda të cilit është përfshirë një sgarë hekuri. Mbi sgarën e hekurit është vendosur një shtresë e hollë fine po llaç çimentoje, mbi të cilën janë vendosur teserat. Ato janë të prodhuara në mënyrë industriale dhe kanë përmasa rreth 5 x 5 cm.

Tentativa për modifikimin e tij të pjesshëm ka pasur edhe vite më parë, por në tërësinë e tij asnjëherë nuk është ndërhyrë dhe kjo ndodh për të parën herë.

Ky mozaik mbanë firmën dhe autorësinë e artistëve të njohur si Josif Dobroniku, Vilson Kilica, Agim Nebiu, Anastas Kostandini dhe Aleksandër Filipi.

Etiketa: Muzeu Historik Kombetar

Lajme të lidhura

“Artemis II” kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Bota

“Artemis II” kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

08:21 - 11/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën
Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën

14:26 - 02/03/26
Para
Klosi takim me homologun grek: Greqia e hapur për turistët shqiptarë

Klosi takim me homologun grek: Greqia e hapur për turistët shqiptarë

TË FUNDIT

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin
Breaking Views

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin

22:10 - 13/05/26

Oltjon Koleci, asistent pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë, nën udhëheqjen e profesor Bardhyl Mucekut, i cili është edhe pjesëmarrës në...

Lexo më shumë
Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

21:30 - 13/05/26
Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

20:47 - 13/05/26
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

19:59 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com