GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Gjykata e Spanjës thërret për dëshmi presidentin e shkarkuar të Katalonjës

20:42 - 31/10/17
në Bota, Foto galeri, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i shkarkuar i Katalonjës, Karles Puixhdemon, bashkë me anëtarët e qeverisë së tij janë thirrur për të dëshmuar në Gjykatën Kombëtare të Spanjës. Këta akuzohen nga prokuroria për rebelim dhe shpërdorim fondesh. Ndërkohë, Puixhdemon bëri me dije se nuk kthehet në Spanjë pa marrë garanci se ndaj tij do të zhvillohet një proces i drejtë.

Gjykata Kombëtare e Madridit ka thirrur presidentin e shkarkuar të Katalonjës Karles Puixhdemon, ish-zëvendësin e tij Oriol Junkeras dhe disa ish-ministra për të dëshmunar lidhur me akuzat që rëndojnë kundër tyre. Thirrja është bërë nga gjykatësja Karmen Lamela. Sipas njoftimit, lideri separatist i Katalonjës bashkë me anëtarët e qeverisë duhet të paraqiten në Gjykatën e Spanjës në orën 9:00 të mëngjesit të enjten me 2 dhe të premten me 3 nëntor në seancën dëgjimore.

Media katalanase “La Vanguardia” shkruan se gjyqtarja Lamela pranon ankesën e Prokurorit të Përgjithshëm të Spanjës, Hoze Manuel Maza, i cili akuzon Puixhdemond dhe 13 anëtarët e tjerë të qeverisë për rebelim, kryengritje dhe përvetësimit fondesh.
Mësohet se Gjykata Kombëtare e Spanjës u pajtua, sipas kërkesës së prokurorisë, se i akuzuari që do të paraqitet në gjykatë, duhet të depozitojë 6.2 milionë euro brenda tri ditëve. Kjo shumë synon të rimbursojë fondet që u përdoren në organizimin dhe festimin e referendumit të paligjshëm më 1 tetor. Në rast se nuk e paraqitet kjo shifër atëherë do të konfiskohen pasuritë e Puixhdemon dhe të ministrave të qeverisë së shkarkuar.

Këto zhvillime vijnë pas aplikimit të nenit 155 të kushtetutës së Spanjës, që i lejoi Madridit të marrë kontrollin e plotë në rajonin autonom. Vendimi i qeverisë së kryeministrit Mariano Rahoi u nxit nga aprovimi i rezolutës së shpalljes së pavarësisë së Katalonjës.
Duke parë situatën e krijuar, presidenti i shkarkuar Karles Puixhdemon, bashkë me disa anëtarë të qeverisë së tij, udhëtoi të hënë për në Belgjikë. Vetëm të martën ai bëri me dije arsyet e kësaj vizite. Duke folur për mediat ish-lideri theksoi se nuk gjendet në Bruksel për të kërkuar azil, ashtu siç raportuan disa media spanjolle. Ndërsa theksoi se nuk do të kthehet në Katalonjë, pasi nuk beson se do të ketë një proces të drejtë gjyqësor. Puixhdemon i kërkoi komunitetit ndërkombëtar dhe Europës që të reagojnë pasi çështja e Katalonjës vendos në diskutim, sipas tij, vlerat në të cilat është bazuar Europa.

Ndërkohë, për qëndrimin e presidentit të shkarkuar në Bruksel ka reaguar dhe kryeministri belg, Sharls Mishel. Ai tha se Puixhdemon nuk ka udhëtuar për në kryeqendrën europiane me ftesë të tij. Ndërsa nënvizoi se do të trajtohet njësoj si çdo qytetar tjetër europian.

Etiketa: Gjykata e SpanjësKatalonjaPuixhdemon

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para

Tabaku për “Doing Business 2018”

TË FUNDIT

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26

Roberto De Zerbi është zyrtarisht trajneri i Tottenham. Tekniku italian, për të cilin ky përbën një rikthim në Premier League...

Lexo më shumë
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

22:11 - 31/03/26
Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

21:57 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com