GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Albcontrol si autoshkollë, 100 mln lekë të tjera për trajnim stafi

17:19 - 21/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Albcontrol si autoshkollë, 100 mln lekë të tjera për trajnim stafi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Albcontrol (Shoqëria e Kontrollit të Trafikut Ajror, pronë e Ministrisë së Ekonomisë) po kthehet në shkollë trajnimesh. Muajt e fundit Gijtoina.com ka publikuar disa tenderë të firmosur nga Laureta Omeri për trajnime që arrijnë në qindra milionë lekë.

Pa kaluar shumë dhe ja vjen trajnimi i radhës, për të cilin do të derdhen 100 milionë lekë. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Mirëmbajtja vjetore e aplikacionit Integrated web Briefing dhe trajnim i stafit”. Dallohet qartë se për të fshehur kërdinë që po bën për trajnimet, Laureta përfshinë në emërtimin e tenderit edhe mirëmbajtje aplikacioni, për të cilin në fakt kryhen shpenzime më vete.

Sipas të dhënave, fituesja e këtij tenderi është firma “Albanian Business Partner Partner”, në pronësi të Julian Demetiti. Në dokumente vihet re se firma në fjalë ka qenë e vetmja që ka paraqitur ofertë dhe Laureta Omeri e ka shpallur fituese.

Jo vetëm kaq, nga të dhënat e marra nga QKB, rezulton se objekti i kompanisë “Albanian Business Partner Partner” është mirëmbajtja e aplikacioneve dhe përmirësimi i tyre, por nuk ka asnjë licencë për këtë shërbim. Aq më pak një licencë që i jep te drejtën për trajnime në një institucion me kaq rëndësi sa është Albcontrol. E pra 100 milionë lekë Laureta po i shpenzon për jë klient të favorizuar në shkelje të ligjit.

Milionat e trajnimeve

Projekti i mësipërm është një nga shumë trajnime që janë firmosur nga Laureta, por sërish stafi mbetet “i panxënë”. Më të fundit janë 3 trajnimet për anglisht. I pari është hapur në 13 qershor të vitit 2022 dhe kushtoi 160 mijë euro. Ai kishte si objekt  “trajnim /testim anglisht ATSEP /AIS”. Asaj kohe Laureta planifikoi trajnimin për 5 ditë duke menduar që do ishte i mjaftueshëm për stafin, por nuk u ndal me kaq.

Me datë 9 tetor 2022, Albcontrol ka hapur një prokurim ku sërish kërkohej trajnim 5 ditor për stafin e saj për sjellje në raste emergjente dhe për t’iu mësuar anglisht. Por, agjentët nuk mësuan akoma anglisht. Kështu 10 ditë më parë, Albcontrol hapi një tjetër tender me objekt “trajnim /testim anglisht ATSEP /AIS”. Fondi limit i këtij tenderi është 160 mln lekë.

Ky është tenderi i 3-të që Albcontrol hapi brenda 7 muajve për t’u mësuar anglisht punonjësve të saj. Këtu lind pyetja se si Laureta punëson staf që nuk vërtetojnë një nivel të gjuhës angleze. Kur për çdo vend pune është një nga kriteret kryesore për të punuar në Albcontrol. Këto shembuj abuzimesh shpjegojnë përse kjo shoqëri shënon humbjet më të mëdha nga të gjitha kompanitë publike!

Lexo edhe: Personeli nuk nxë anglisht, Albcontrol hap tenderin e ri 170 mln

 

Etiketa: abuzimAgjencia e Prokurimeve PublikealbcontrolLaureta Omeristafitrajnimetrajnime epr angkisht

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Sa raste të reja ka? Shifrat nga pandemia, ja si paraqitet situata në Shqipëri

Shfaqet meningiti, te "Infektivi" po trajtohen raste të rënda

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)
Aktualitet

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)

15:11 - 20/12/25

Policia e Tiranës ka shoqëruar 4 aktivisë të ‘”Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt pas protestës para Kryeministrisë. Protesta nisi me...

Lexo më shumë
Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri

14:54 - 20/12/25
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit,  Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

14:43 - 20/12/25
BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës

14:23 - 20/12/25
Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

14:15 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com