GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Sylvinho: Bukur kur sheh njerëz që jetojnë me futbollin

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Sylvinho: Bukur kur sheh njerëz që jetojnë me futbollin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I pranishëm në ceremoninë e më të mirëve të futbollit shqiptar ishte dhe trajneri i Kombëtares Kuqezi, Sylvinho. Natyrisht që braziliani, me një karrierë që e ka shëtitur në klube si Manchester City, Arsenal në Angli, Barcelona në Spanjë apo Lion në Francë si trajner, ka parë shumë, e megjithatë duket se ka mbetur i impresionuar nga atmosfera e krijuar me njerëzit e futbollit shqiptar.

Për mua ishte kënaqësi të isha këtu, pasi pashë dhe takova gjithë këta njerëz. Jam i pasionuar pas futbollit në të gjitha nivelet dhe pashë këta njerëz futbollistë, trajnerë, arbitra njerëz që jetojnë me futbollin, të mbledhur këtu, të gjithë bashkë, dhe sipas meje kjo është diçka shumë e bukur.

Disa javë pas nisjes së punës me Kombëtaren Shqiptare, Sylvinho mund të thotë diçka më tepër edhe nga impresionet e para në lidhje me grupin e lojtarëve të cilët po i vëzhgon në detaje, duke përgatitur të ardhmen.

Shiko, ne kemi lojtare të fortë, shumë prej tyre luajnë jashtë, në Itali, Spanjë, Gjermani, Turqi…, ne kemi nisur t’i shohim të gjithë nga afër. Punojmë dhe në federatë, kam bërë zgjedhjen për të jetuar në Tiranë, pasi mendoj se puna nis që këtu, madje edhe me ndeshjet e kampionatit shqiptar. Kam parë disa, por duhet të shoh më tepër. Puna ka nisur dhe unë kam shumë besim se me të vërtetë mund të bëjmë diçka shumë të mirë.

Por tani, në një fazë njohjeje më të thellë, a është rritur besimi i trajnerit se mund të bëjë diçka të madhe me këtë grup dhe në këtë ambient?

Besimi është i njëjtë, pasi, kur e mora këtë detyrë, mendova që me të vërtetë kemi shanse për të shkuar para. Duhet të punojmë shumë, kjo është e qartë, grupi i eliminatoreve është shumë i ekuilibruar, por ne kemi lojtarët, kemi besimin dhe do të punojmë në drejtimin e duhur, pasi në futboll gjërat bëhen kur jemi bashkë. Unë kam besim te çdo lojtar që kemi për të shkuar përpara.

 

Etiketa: SportSylvinho

Lajme të lidhura

Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë
Breaking Views

Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë

09:35 - 12/07/26
Për herë të parë në gjysmëfinalet e Botërorit shkojnë 4 skuadrat më të mira në Botë sipas FIFA-s
Sport

Për herë të parë në gjysmëfinalet e Botërorit shkojnë 4 skuadrat më të mira në Botë sipas FIFA-s

09:00 - 12/07/26
Messi lufton për të ruajtur trofeun, Argjentina mposht Zvicrën që mbeti me 10 lojtarë
Sport

Messi lufton për të ruajtur trofeun, Argjentina mposht Zvicrën që mbeti me 10 lojtarë

08:22 - 12/07/26
Para
Krim i rëndë, babai vret tre fëmijët e tij dhe më pas veten

Krim i rëndë, babai vret tre fëmijët e tij dhe më pas veten

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve
Breaking Views

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26

Anuluhet mes mjegullës së korrupsionit tenderi 1.5 miliard lekë i Bashkisë Tiranë për asfaltimin e rrugëve të një lagje në...

Lexo më shumë
Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

12:00 - 12/07/26
Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

11:37 - 12/07/26
Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

10:49 - 12/07/26
Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com