Një 51-vjeçar është gjetur i vdekur në një kanal në një fshat të Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Alikok, ndërsa viktima ka vendbanimin në Kukës.
“Rreth orës 10:30, në fshatin Alikok, është gjetur pa shenja jete, në një kanal me ujë, shtetasi A. K., 51 vjeç, me vendbanim në Kukës.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes”, njofton policia.
Discussion about this post