Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka dhënë masën e sigurisë për 20 vjeçarin Olsi Sefolli, shoferin e furgonit që vinte nga Anglia, të ndaluar në portin e Durrësit pasi iu gjetën 123 mijë paund të padeklaruara.
Gjykata e Durrësit në seancën e zhvilluar ditën e djeshme me gjyqtar Paulim Cerën, ka caktuar masën e sigurisë “Burg paafat” për 20-vjeçarin.
Shoferi Olsi Sefolli u arrestua më datë 19 maj në portin e Durrësit, pasi në një nga furgonët e tij me të cilët transportonte mallra nga Anglia teksa shërbente si post private, iu gjetën 123 mijë paund e 200 stërlina skoceze. Mbi të rëndojnë akuzat e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Kontrabandë me mallra të tjerë”