GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vdekja e katër fëmijëve, qyteti në Serbi shpall ditë zie

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Vdekja e katër fëmijëve, qyteti në Serbi shpall ditë zie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet e qytetit të Novi Pazarit, në pjesën jugperëndimore të Serbisë, shpallën të hënën ditë zie, për shkak të vdekjes tragjike të katër fëmijëve në një zjarr.

Me këtë vendim, të gjithë flamujt u ulën në gjysmështizë, objektet e hotelerisë nuk transmetojnë muzikë, ndërsa ngjarjet argëtuese u shtynë. Katër fëmijë të moshës gjashtë muaj deri në pesë vjeç vdiqën në një zjarr të dielën.

Babai i tyre pësoi djegie në 50 për qind të trupit dhe u transportua në Qendrën Klinike të Serbisë në Beograd, ndërsa nëna u shtrua në Spitalin e Përgjithshëm në Novi Pazar, njoftoi Radiotelevizioni i Serbisë (RTS). Zjarri shpërtheu mëngjesin e së dielës në një ndërtesë banimi në Novi Pazar.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë tha se zjarrfikësit, menjëherë pas marrjes së informacionit, kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Në njoftim thuhet se zjarrfikësit, me të hyrë në ambientet e përfshira nga zjarri, kanë gjetur katër fëmijë, të cilët, sipas të gjitha gjasave, kanë vdekur nga ngufatja me tym, ndërsa babai dhe nëna kanë mbetur të lënduar në dhomën ngjitur.

Zjarri është lokalizuar dhe më pas është fikur me shpejtësi, ndërsa hetimet do t’i përcaktojnë shkaqet e zjarrit dhe ngufatjes së fëmijëve, thuhet në njoftimin e MPB-së serbe. “Vdekja e fëmijëve është tragjedia më e tmerrshme, që prek gjithë shoqërinë”, tha Ministria për Kujdes Familjar dhe Demografi e Serbisë. /Rel/

Etiketa: Novi PazarSerbia

Lajme të lidhura

Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme! 6 deputetë të LDK kundër kandidaturës së Sejdiut për President
Breaking Views

Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme! 6 deputetë të LDK kundër kandidaturës së Sejdiut për President

18:57 - 01/09/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër
Aktualitet

Maqedonia e Veriut ul çmimet e karburanteve, Shqipëria mbetet në vendnumëro

09:56 - 01/09/26
U propozua si kandidat për President në Kosovë, Bekim Sejdiu: I vetëdijshëm për përgjegjësinë! Jam vendosur në shërbim të qytetarëve
Kosovë & Rajon

U propozua si kandidat për President në Kosovë, Bekim Sejdiu: I vetëdijshëm për përgjegjësinë! Jam vendosur në shërbim të qytetarëve

13:59 - 31/08/26
Para
Ekipet spanjolle hedhin sytë drejt kuqezinjve

Nuk mungojnë golat, kuqezinjtë shkëlqejnë në Europë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën
Aktualitet

Shtrenjtimi i naftës u kushtoi shqiptarëve 80 milionë Euro, qeveria anuk merr snjë masë lehtësuese

08:39 - 02/09/26

Në teori, kur çmimi i karburantit rritet, drejtuesit e mjeteve priren të kufizojnë përdorimin e makinës. Në Shqipëri, kjo lidhje...

Lexo më shumë
Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit

Banka Botërore: Korrupsioni mbetet pengesa kryesore për reformat në Shqipëri, problem edhe për biznesin

08:10 - 02/09/26
Dje rrethuan Ramën në zyrë, qytetarët rikthehen në protestën e 95-të: Asgjë nuk të shpëton, jep dorëheqjen!

Dje rrethuan Ramën në zyrë, qytetarët rikthehen në protestën e 95-të: Asgjë nuk të shpëton, jep dorëheqjen!

07:56 - 02/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Shtator 2026

07:29 - 02/09/26
Parashikimi i motit/ E shtunë, 29 gusht 2026, temperaturat arrijnë deri në 41 gradë

Parashikimi i motit për sot, 2 Shtator 2026

07:25 - 02/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com