GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Xhaçka “plazh” në SPAK, Rama i falet vibratorit

17:02 - 13/03/23
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Nga darka 10 mijë dollarëshe, drejt pilafit të burgut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Basir Çollaku – Xhaçka në tendera sekretë, Xhaçka me helikopterë në fushatë elektorale në Dibër, Xhaçka ministre investuese strategjike, me burrin e larguar nga Kuvendi për arsye jo fort pastërtie, Xhaçka-këshilltar, Amant Josifi, kreu i biznesit të dhjetëra call centerave në një mashtrim miliarda dollarë, ku ortakëria e hershme përfshin në këtë sipërmarrje edhe Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit Edi Rama.

Xhaçka ministrja e jashtme me emërime në poste delikate diplomatë pa certifikatë sigurie. E çfarë duhet të bëjë më tepër zonja, për ta ndaluar dikush këtë fuqi paligjshmërie me kosto të rëndë??!! Ne po shkojmë në kohën elektorale të pushtetit vendor me 14 maj 2023, si në zgjedhje penale, në një përditshmëri hetimore befasuese, nga ora në orë, në një çmenduri të pasigurisë së ligjit, në një kasaphanë të shkërmoqjes së drejtësisë nga pushtetet, në një kanibalizëm të sigurisë e rendit për jetën.

A kanë cënuar Sigurinë Kombëtare, Bajaram Begaj President i Republikës sot, ish-shef shtabi dje, i dyshuar si firmëtar në këtë aferë në hetim, Olta Xhaçka ministre e Mbrojtjes dje, propozuese për të kafshuar 40.000 metër katror të Bazës Detare Sarandë të Limionit, e më parë bazën e Shengjinit, për ta kaluar në interes të biznesmenëve kërkues? Po Edi Rama kryeministër, nënshkrues si vendimmarrës nga Këshilli i Ministrave, për ta kaluar këtë pronë me privatizim në vitin 2020, në adresën joshtetërore? Po Bardhyl Kollçaku, ish-shef Forcave të Armatosura, sot deputet i Partisë Socialiste pjesë e kësaj dosje??

Prokuroria e Posaçme dhe Gykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë marrë një vendim, mungesa e të cilit do i vinte në një pozitë të vështirë kompromentuese për Sigurinë Kombëtare, pas kallzimit të bërë dy vite më herët nga Artur Meçollari ish-zëvëndës komandant i forcave detare. Pas asaj të Shëngjinit, Saranda bëhet baza e dytë detare, pre e oreksit të privatizimit të qeverisë, sipas oreksit të ministrave dhe Edi Ramës.

Meçollari si ish-zyrtar i lartë dhe me integritet, u largua nga ky shkak i kallzimit të kësaj ngjarjeje të rëndë të cënimit të Sigurisë Kombëtare. Dhe të dyshuarit sot, deputetë, minsitra, kryeministër, President, persona me pakufizim pushteti, janë nëpër zyra ku kanë mundësi të pafundme, të vënë dorë më shkresa, prova dhe fakte të rëndësishme për hetimin, duke e cënuar rëndë atë.

Përpjkeja e minsitres pas daljes nga Prokuroria për ta shitur kallzimin si një denoncim politik nga ana e opozitës ishte më tepër një dardhë e kalbur e ngrënë bashkë me Edi Ramën. Ajo ishte shenjë se zonja ministre ka hasur në telashe jo të vogla në zyrat e prokurorëve dhe nuk ka qenë aspak një ftesë hetimore turistike për bazën detare. Edhe nëse do të kishte qenë kallzim nga Opozita, rëndësi ka fakti penal, ndonëse për këtë është ushtaraku Meçollari është denoncues në marsin e vitit 2021.

Porti i Durrësit është një tjetër histori me shumë enigma të fshehta me sheikë, për sapo ndodh me miliarda dollarë gri apo të zeza. Partnerët evropianë dhe amerikanë, nuk janë shprehur në asnjërin nga rastet entuziastë për këto zhvillime ekonomike ku shtetit jep me qera apo privatizon veten në dobi të portofolit të klientëve, ndoshta për ti ndarë nesër së bashku.

Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Jashtme, ku Olta Xhaçka ka shëtitur si titullare, si e dërguara e Ramës për të qeverisur interesa jo fort publike, ka edhe skandalin e detit, zonës ekonomike naftëmbajtëse, një histori deri më tani fort hermetike, por nesër ndoshta me përmasa skandali fort biblike, ku kombëtarë dhe ndërkombëtarë të rëndësishëm dikur, janë përfshirë në kafshimë financiare të majme.Rama ka mbërritur në një ditë të zezë për shqiptarët, ku vështirë të gjesh një ministër pa biletë SPAKU.

Pas Tahirit, Bllakos, e Kokës në qeli, vijnë Beqja, Ahmetaj, Gjknuri, Agaçi, Xhaçka, Balla, Veliaj, në prag qelie. Ndërsa vetë është më cilësor. Vetë pret datën e biletës për në Jurinë e Madhe në Columbia në Uashington në dosjen e departamentit të Drejtësiëë, për Charles McGonigal, drejtorin e kundërzbulimit të FBI, oligarkun rus ish-agjentin e KGB, Oleg Deripaska, punëve të tij miliona dollarëshe bashkë me të, e cila ka xhevahire të tjera se ku ka degraduar Kryeministri ynë, duke qenë potencial për tu marrë së shpejti i pandehur në SHBA.

E si mundet ta mbledhë Presidenti i Republikës Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për këtë ngjarje të rëndë të Sigurisë Kombëtare, kur ai vetë, Kryeministri Edi Rama, ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ministri i brendshëm, shefi Shërbimit Informativ, ish-drejtuei Policisë së Shtetit, shefi shtabit të ushtrisë, janë pjesë e hetimit të veprimeve e mosveprimeve??! Kur Këshilli është prodhuesi i Pasigurisë, çfarë Sigurie mund të diskutohet prej tyre??!!!

Etiketa: Basir CollakuOlta XhackaSpak

Lajme të lidhura

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!
Breaking Views

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!

21:00 - 17/12/25
Skandal/ Mashtrimi i ministres Sala me Onkologjikun, donacionin privat e paraqiti si investim shtetëror
Aktualitet

Skandal/ Mashtrimi i ministres Sala me Onkologjikun, donacionin privat e paraqiti si investim shtetëror

16:45 - 15/12/25
Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur
OP-ED

Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

08:34 - 15/12/25
Para
S’ndalen aksidentet, ‘Hynday’ përfundon në kanal

S’ndalen aksidentet, ‘Hynday’ përfundon në kanal

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25

Një tjetër aksion arrestimesh të nivelit të lartë raportohet se po zhvillohet nga ana e SPAK. Burime bëjnë me dije...

Lexo më shumë
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25
Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

19:27 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com