GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrau dhe përdhunoi, gjykata njeh dënimin me 25 vite burg për Pajën

12:01 - 29/03/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau dhe përdhunoi, gjykata njeh dënimin me 25 vite burg për Pajën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Tiranës ka vendosur të njohë dënimin e dhënë nga gjykata e Milanos, për Arben Pajës, duke vendosur vuajtjen e 25 vite burgim në Shqipëri.

Vendimi për Ilir Pajën është marë ditën e sotme, nga gjykata e Tiranës e cila pranoi kërkesën e prokurorit Endrit Bimi, për dënimin e Pajës me 25 vite heqje lirie.

Miku i ngushtë i Emiljano Shullazit, rezulton i dënuar me 25 vjet burgim për një krim të kryer në Milano të Italisë, ku mbeti i vrarë shtetasi ekuadorian, Ramires Saca Louis Gonzalo dhe i plagosur Orellana Calle Jose Enrique.

Dënimi me burgim për Ilir Pajën është dhënë si bashkim i dënimeve edhe për veprën penale të rrëmbimit dhe përdhunimit të një shtetase rumune, LASCAR Nina Alexandra dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Vrasja i ekuadorianit dhe përdhunimit të rumunes, është kryer 6 muaj pasi Paja ishte arratisur nga burgu i Perugias dhe qëndronte në Milano së bashku me Gentian Makshian.

Dosja

Sipas dosjes italiane, fillimisht Ilir Paja është arrestuar në Itali në 27 Prill 2006 në zonën e Perugias, pasi autoritet e Drejtësisë Gjermane, kishin lëshuar në 20 korrik 2005 një mandat arresti për Pajën, të cilin e akuzonin për vrasje.

Nga data 27 korrik 2006 kur është arrestuar për llogari të Gjermanisë, dhe deri në 11 qershor 2006, Paja rezulton të jetë mbajtur në ambientet e burgut të Perugias. Por teksa kishte nisur gjyqi për ekstradimin e tij në Gjermani, në datën 11 qershor, Paja, ka mundur të arratiset dhe është provuar që ka gjetur strehim në qytetin e Milanos.

Nga përgjimet e kryera të një rrethi shoqëror shqiptarësh në Milano, është mësuar nga Italianët se Paja qëndronte në Milano, nën shoqërinë e një tjetër shqiptari, të quajtur Gentian Makshija, ky i fundit tashmë i dënuar në Itali.

Për shkak se këta dy personazhe u përfshinë në një vrasje të ndodhur në 2 shtator 2006, policia Italiane mundi ti arrestojë ata në 4 shtator. Pikërisht nga kjo datë, Ilir Paja ka qëndruar i arrestuar deri në 14 gusht 2007, pasi teksa po e transportonin me ambulancë nga Livorno për në burgun e Carinolas në Itali, ai ka arritur të arratiset përsëri.

Përmes hetimeve të kryera nga autoritet italiane, është provuar se Paja, ka mundur të dalë nga territori Italian, duke u futur në Shqipëri, ku ka qëndruar i strehuar. Ndërsa miku i tij Gentian Makshia, ka dalë para gjykatës së Milanos duke u dënuar në Itali.

Etiketa: GjykataKryesore1Paja

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
Holanda në telashe, largohen 5 lojtarë për shkak se…

Performanca e dobët, legjenda holandeze sulmon Van Dijk

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com