U bënë vite që ne kemi besuar në këtë produkt nga fjalët e njerëzve të kësaj kompanie mashtruese, fjalë të cilat edhe pse paskan mashtruar që produkti i tyre ishte më i miri, që produkti i tyre ishte “origjinal”, tani doli me zë e figurë që mashtrojnë!
Si mundet që një markë e mirënjohur të ndryshojë emërtimin, por pa ndryshuar imazhin! Me siguri dhe këtu kemi të bëjmë me emra artistikë, siç kishim dhe emrin artistik të Administratorit të Kompanisë Shqiptare! A mos vallë dhe ata Administratorë e Aksionerë andej jashtë nga pretendojnë që falsifikojnë për ne këtë pije, kanë emra artistikë siç bëjnë me pijet! Si e mendoni sikur Coca Cola, Filip Morris, Red Bull, Mc Donalds e shumë të tjerë, të ndryshonin emrin por pa ndryshuar imazhet! A ka një njeri që mund të ketë dëgjuar apo parë ndonjëherë këtë? Kaq të pafytyrë janë dhe dalin me emër e figurë, duke pranuar që ne ndërrojmë emrin, por pa bërë asnjë ndryshim dizajni. Nga cila xhungël vijnë këta njerëz, që e mbajnë veten dhe për kompani serioze, kur një kompani serioze në themel duhet të ketë zbatimin e ligjit. A kanë këto pseudo kompani pronësi, qoftë dhe mbi këtë “8S2” në territorin e Republikës së Shqipërisë?! As që bëhet fjalë dhe këtë do e vërtetojmë hap pas hapi me shumë informacione të tjera. Po si mundet që të bëjnë ç’të duan dhe me çfarë argumenti ligjor e mbrojnë këtë, apo thjesht siç ndodh rëndomë, i gjejmë anën e mikun institucioneve të Republikës së Shqipërisë dhe aty mbyllet.
Tamam kështu ndodh rëndomë në vendin tonë, por që askush nuk ka shansin ta bëjë në vende tjera, ku nuk kanë pronësinë e markës. Pasi e drejta i lind vetëm atij që ka pronësinë dhe jo kopjeve të shëmtuara që imitojnë në treg.
Se ndryshe e dini çfarë konfuzioni do krijohej në tregjet ndërkombëtare po të kishte shumë kompani të këtilla dhe institucione që nuk zbatojnë ligjet! Shembuj si mund te ndodhte.
Imagjinoni për shembull sikur një kompani të kopjonte markën Coca Cola e t’i vendoste emrin Coga Cola. E kjo të lejohej të tregtohej, ku njerëzit nuk do të dinin çfarë të pinin. Do porosisnin Coca Cola dhe do u vinte Goca Cola. Ndërsa shteti e pranon këtë në heshtje. Ose imagjinoni se do të blesh një pije energjike si Red Bull dhe të vjen një pije Red 8 Bull, duke ndryshuar shkronjën B me numrin 8, siç ka bërë dhe kjo kompania e famshme. Por a lejohet kjo?!
Por siç duket në Shqipëri ndodhin këtë maskarallëqe, e madje, jo vetëm një herë, por disa herë radhazi. Po ju paraqesim një historik të pijes së famshme pa identitet që ndryshon vazhdimisht emra.
Fillimisht i vunë emrin B-52, duke prodhuar pije pa asnjë dokument dhe duke vjedhur pronësinë e tjetrit. Ose thënë ndryshe, duke prodhuar pije false. Pasi hasën në kundërshti ligjore, shpikën emrin 852, e pastaj 8S2, siç i shikoni dhe në pamjet përkatëse. E mes kësaj amullie, pyetja që të lind vetvetiu është a e gjeni dot cili është emri i radhës?
Por çfarë ndodh në një shtet ligjor e në një treg me rregull? Kompanitë për të siguruar e garantuar mos cenimin e Brendit (Markës) së tyre bëjnë regjistrime pafund me ndryshimet e dizajnit, ngjyrat e të tjera, por asnjëherë nuk ndryshojnë emrin, pasi kudo në botë e rëndësishme është ngulitja në mendjen e konsumatorit të emrit të brendit (Markës). E nga të gjitha kompanitë serioze, fillimisht bëhet regjistrimi i emrit dhe markës e më pas i pronësisë. Pasi të jetë regjistruar e miratuar, atëherë veprohet me nxjerrjen në tre të produktit. Por e kundërta ndodh me këtë pseudo kompani që ndryshon emrin, nuk bën regjistrim, por dhe pa ndryshuar asgjë as në imazh, na del me pretendimin që është 8s2. Kjo është absurde. Me siguri dhe neve do na pëlqente të ishim dikush tjetër, por ç’t’i bej që s’mundemi, të falsifikojmë dokumentet dhe të hiqemi si dikush tjetër. Ndërsa këta bëjnë çfarë u teket dhe ne u dashka të pranojmë të tallen me inteligjencën tonë? Jo pra jo! Pavarësisht që s’jemi të gjithë njohës të ligjit, të zezës i themi e zezë dhe të bardhës e bardhë. Ligji në gjithë Boten është ligj. Edhe në Shqipëri njësoj është, ndryshe se këtu, këto pseudo-kompani deklarojnë që Qeveria Shqiptare po përmirëson ligjin!
Të drejtat ligjore janë të drejta dhe detyrime për të gjithë njësoj pavarësisht si zbatohen në vendin tonë e si zbatohen në vendet e tjera. Ligji kudo duhet të prevalojë qofshin këto Kompani Vendase apo të huaja. Kushdo duhet para ligjit t’i thuhet stop!
Megjithëse, me sa kemi lexuar dhe kemi parë, nuk e kanë për herë të parë që prodhojnë me emra fals. E pikërisht për këtë arsye po i pyesim publikisht, cila është arsyeja e ndërrimit të emrit nga “Bavaria NV” në “Swinkels family Brawers”, apo edhe këtu emër artistik ? Ndryshim për të bërë histori apo probleme me gjykatat europiane për emrin Bavaria? Sa do donim një përgjigje të sinqertë nga këto kompani kaq serioze.
Discussion about this post