GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kukësi, Bytyçi e bën fakt të kryer: Fitojmë të shtunën

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kukësi, Bytyçi e bën fakt të kryer: Fitojmë të shtunën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kukësi pret Egnatian të shtunën në orën 15:00, në një ndeshje që do të kërkojë me patjetër ta fitojë kundër rrogozhinasve të vendit të tretë, një pozicion që në fund të sezonit të siguron një vend në Europë. Pas dy viteve mospjesëmarrje në kompeticionet e UEFA-s, verilindorët duan ta kapin me çdo kusht Europën përmes kampionatit, pasi nga Kupa janë eliminuar dhe nuk kanë më shanse.

Distanca me vetëm tri pikë nga Egnatia shton shpresat e Kukësit për të kapur vendin e tretë. Në një prononcim për “Panorama Sport”, qendërmbrojtësi Altin Bytyçi flet për momentin e mirë që po kalon skuadra. Sipas tij, Kukësi ka luajtur mirë edhe më parë, por thjesht fati nuk ka qenë me ta. Njëkohësisht ai ndihet i kënaqur që me Hallaçin në pankinë, tani ka më shumë minuta në dispozicion dhe më tepër përgjegjësi.

“Patjetër që i prisnim këto rezultate, sepse kemi punuar shumë për fitoret e fundit. Gjithsesi, edhe ato ndeshje që kemi humbur, kanë qenë çështje fati, pasi kemi bërë lojë shumë të mirë. Çdo lojtar kur merr minuta është i kënaqur, por ne si grup e kemi gjetur kompaktësinë dhe kjo është më e rëndësishme në një skuadër. Na duhet vetëm të vazhdojmë kështu dhe kam besim se nuk do të ndalemi, sepse skuadrës nuk i mungojnë mundësitë për të bërë edhe më mirë”, u shpreh fillimisht 22-vjeçari i Kukësit.

 

NDESHJA – Autori i një goli këtë sezon me verilindorët, pikërisht në fitoren 2-0 ndaj Tiranës, ka besim se kjo ecuri pozitive do të vijojë edhe ndaj Egnatias këtë fundjavë. Bytyçi e sheh si një përballje direkte, pa menduar shumë për objektivat, sepse ato do të shihen vetëm në fund. “Është një ndeshje pothuajse direkte dhe mjaft e vështirë. Gjithsesi, ne do të synojmë me patjetër trepikëshin dhe do të japim maksimumin. Si fillim është mjaft e rëndësishme fitorja për të ruajtur ritmin, pa menduar për Europën. Më pas do të shohim edhe ndeshjet në vazhdim, por kam shumë besim te të gjithë futbollistët dhe te stafi që do t’ia dalim”, ka thënë më tej Bytyçi.

Në fund, ai u ndal edhe te mbështetja e tifozëve, e cila pritet gjithashtu të jetë e shumtë në numër. “Për këtë ndeshje jemi mjaft të motivuar, sepse edhe tifozët janë rikthyer në stadium që të na përkrahin. Çdo ndeshje do ta luajmë si të jetë një finale, sepse duam të vazhdojmë me këtë ecuri pozitive dhe të marrim vetëm fitore”, përfundoi qendërmbrojtësi, i cili është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për ekipin e drejtuar nga Rraman Hallaçi./PanoramaSport/

Etiketa: BytyciKukesiSport

Lajme të lidhura

Miqësoret kuqezi/ Shqipëria U-17 barazon në testin e parë me Malin e Zi
Sport

Miqësoret kuqezi/ Shqipëria U-17 barazon në testin e parë me Malin e Zi

20:59 - 25/09/26
Liga e Kombeve/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Bjellorusisë në stadiumin “Air Albania”
Sport

Liga e Kombeve/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Bjellorusisë në stadiumin “Air Albania”

18:33 - 25/09/26
Manchester City shpallet fajtor për 115 akuzat? Vendimi trondit Premierligën
Sport

Manchester City shpallet fajtor për 115 akuzat? Vendimi trondit Premierligën

17:47 - 25/09/26
Para
Nga darka 10 mijë dollarëshe, drejt pilafit të burgut

Shqipëria bëhët 3Q, Qeveria, Qepa dhe Qytetari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Belgjikë, pjesë e grupit që trafikonte kokainë
Aktualitet

Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Belgjikë, pjesë e grupit që trafikonte kokainë

21:56 - 25/09/26

Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, do të ekstradohet nga Dubai në Belgjikë. Sipas medias belge “Gazet van Antëerpen”, ai është...

Lexo më shumë
Mbyllet protesta e 118-të, qytetarët përsërisin thirrjen: Nesër më shumë!

Mbyllet protesta e 118-të, qytetarët përsërisin thirrjen: Nesër më shumë!

21:44 - 25/09/26
Arrestimi i drejtueses Vlora Hyseni/ Salianji: S’ka qeveri që qëndron në këmbë pas skandalit të SHISH

Arrestimi i drejtueses Vlora Hyseni/ Salianji: S’ka qeveri që qëndron në këmbë pas skandalit të SHISH

21:40 - 25/09/26
Sherr masiv në Korçë, shoqërohen në polici tre persona

Sherr masiv në Korçë, shoqërohen në polici tre persona

21:15 - 25/09/26
Miqësoret kuqezi/ Shqipëria U-17 barazon në testin e parë me Malin e Zi

Miqësoret kuqezi/ Shqipëria U-17 barazon në testin e parë me Malin e Zi

20:59 - 25/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com