GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Vendimi/ Motra e Ballukut futet në listën e sallës së VIP-ave në Rinas

11:58 - 31/03/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendimi/ Motra e Ballukut futet në listën e sallës së VIP-ave në Rinas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Pamela Qirako,  motra e Belinda Ballukut, do të trajtohet si VIP në aeroportin “Nënë Tereza”. Me një vendim të publikuar së fundmi, Balluku ka shtuar edhe postin e së motrës, Pamela Qirko, kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për të përdorur një nga tre sallat VIP të aeroportit “Nënë Tereza”.

Vendimi

Vendimi është marrë më datë 19  dhjetor të vitit 2022, por është botuar vetëm dje, në Fletoren Zyrtare. Çka tregon se Balluku është munduar ta mbajë të fshehtë këtë favor për motrën e saj. Por, tani i doli hapur dhurata që i paska bërë motrës për festat e fundvitit.

“Në kapitullin V, pika 2, “Përdorimi i sallës  VIP të aeroportit”, në fund të nënpikës 3 shtohen  këto autoritete: Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese; Kryetari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit; Inspektori i Lartë i Drejtësisë;  Krye tari i Këshillit të Lartë Gjyqësor; Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme;  Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë; Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi; Kryetari i Gjykatës së Posaçme; Kryetari    i  Komisionit  të  Pavarur   të  Kualifikimit;  Komisionerët publikë; Drejtori i Shkollës së Magjistraturës; Drejtuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit”, thuhet në vendim.

 

Kujtojmë këtu se, kryetarja e KPK është Pamela Qirako motra e zëvendësministres Belinda Balluku. Në fakt është e qartë që ky vendim ka ardhur më shumë si dhuratë për Pamelën. Në listë ka shumë pozicione që duhet të trajtohen nga Protokolli për shkak të natyrës së funksionit, siç janë Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, drejtori i Magjistraturës apo Inspektori i Lartë i Drejtësisë, por komisioni i Vetingut (KPK) është shtuar rishtazi për motrën e Belindës. Mbase i duhet të trajtohet si VIP, kur i bënë shoqëri të motrës për turizëm në metropolet evropiane.

Nuk është hera e parë që Belinda Ballukut i dalin skandale, ku duke shfrytëzuar postin e saj, favorizon miq dhe familjarë të saj. Kjo për shkak se ajo është e paprekshme nga drejtësia, saqë tani po iu përkëdhel sedrën këtyre të fundit duke i bëra VIP-a.

Si funksionon salla VIP?

Salla VIP e Aeroportit “Nënë  Tereza” është e formuar nga tre mjedise, shfrytëzimi i të cilave është i diferencuar dhe bëhet në bazë të rregullave të Protokollit të Shtetit, të vendosura me ligj. Salla 1 rezervohet për: Kryetarë shteti (president republike, mbret, princ trashëgimtar); Kryetarë qeverie –  Kryetarë parlamenti, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Presidenti i  Komisionit Europian dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Presidenti i Parlamentit Europian.

Salla 2 rezervohet për: Kryetar i Gjykatës Kushtetuese; Nënkryetar Kuvendi; Zëvendëskryetar qeverie; Anëtarë qeverie, deputetë; Ish-president i Republikës; Komisionerë të Parlamentit Europian, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së;- Ambasadorë të  huaj të akredituar në Shqipëri dhe ambasadorët shqiptarë në  krye të detyrës. Të ngarkuar me punë a.i; Ish-kryeministër, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, kryetar i Komisioni Parlamentar, Kryetari i Bashkisë së Tiranës; Avokati i Popullit, kryetari  i  Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, Guvernatori i Përgjithshëm i Bankës së Shqipërisë, kryetar i KLSH-së dhe të barabartë në rang; Zëvendësministër, Sekretar i Përgjithshëm i  Këshillit të Ministrave dhe i Presidencës; Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, kryetari i SHISH-it; Grada Gjeneral, kur është në përbërje të një delegacionit zyrtar;           2.4

Në autoritetet që përdorin sallën 2 është shtuar edhe motra e Belindës. Ndërkohë, Salla VIP nr. 3 mund të rezervohet nga:  –  kompani të huaja apo vendase; ambasada të huaja rezidente apo jorezidente në Tiranë;  organizata ndërkombëtare dhe përfaqësi të biznesit vendas dhe të huaj; sportistë që kanë fituar medalje në aktivitetet kombëtare apo ndërkombëtare. Përdorimi sallës 3 dhe i parkingut të VIP-ave është kundrejt pagesës.

Lexo edhe: Balliu: Balluku bën rrugët, motra e saj zgjedh prokurorët

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Belinda BallukufavorePamela QIrakovendimzona vip

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Kurti acaron Beogradin, Petkoviç: Kush është ai që…

Kurti acaron Beogradin, Petkoviç: Kush është ai që...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Henrik Hoxhaj tregon atentatin ndaj Dorian Shkozës: E porositi Dumani, pagoi 70 mijë euro për kokën e tij
Aktualitet

Henrik Hoxhaj tregon atentatin ndaj Dorian Shkozës: E porositi Dumani, pagoi 70 mijë euro për kokën e tij

11:37 - 03/02/26

Në Gjykatën e Posaçme, këtë të martë po zhvillohet seanca për dosjen “Plumbi i Artë”, ku po dëshmon Henrik Hoxhaj,...

Lexo më shumë
Banorët e Velipojës kundër ndërtimit të resortit: Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak!

Banorët e Velipojës kundër ndërtimit të resortit: Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak!

11:11 - 03/02/26
Balla: Ju presim deri në darkë për reformën territoriale, reagon Boçi: Nuk pranojmë ultimatume

Balla: Ju presim deri në darkë për reformën territoriale, reagon Boçi: Nuk pranojmë ultimatume

10:43 - 03/02/26
“Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë

“Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë

10:31 - 03/02/26
“Një vit për t’u duartrokitur” – Infantino inkurajon futbollin shqiptar në mbrëmjen gala

Infantino kërkon heqjen e pezullimit të Rusisë: Futbolli nuk duhet të ndëshkojë popujt

10:21 - 03/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com