GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Ligj për miq! Mu në mes të ditës!

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Një përqasje e ideologjive në shtet-ndërtimin në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Artan Fuga – Shihni vetëm pesë minutat e fundit të kësaj videoje që është postuar më poshtë dhe që është një rregjistrim nga seanca e fundit në komisionin e edukimit dhe medias në Kuvendin e Shqipërisë!

Cfarë skandali!

Në kohën kur deputetja Ina Zhupa bën pyetjet që ajo mendon për të nxjerrë në pah aspekte të seancës dëgjimore, dy deputetët nismëtarë që në kundërshtim me rregulloren dhe kodin e sjelljes të deputetit po orvaten të ndryshojnë ligjin për akademinë e shkencave pas kurrizit të akademikëve, kanë një sjellje shumë të çuditshme!

Sapo duhet të nisnin përgjigjet e atyre që ishin thirrur për raportim, deputeti Petro Koçi, nismëtar i këtyre ndryshimeve pa pyetur fare për mendimin e akademikëve kujtohet të thotë se mbledhja duhet të mbyllet sepse “nuk është numri i duhur” i deputetëve prezent! A thua se deri atëhere kishte qenë korumi!!!

E “mbyll” në kokë të tij, ikën, e mbyll mbledhjen pa u hedhur në votë dhe pa pyetur kryetaren!

Dhe pa pritur vendimin e kryetares të komisionit “përplas derën” dhe ikën!

Pa propozuar madje as një vazhdim të saj në një moment të dytë!

Në vend të kërkonte që të vinin deputetët e larguar!

Kaq lehtë mund të sillet një deputet që ka përgjegjësi përpara nesh?

Kjo quhet etikë parlamentareeeeee ?!

Ndërkohë deputeti tjetër Ismet Beqiraj, nismëtari i parë i atakimit të ligjit në fuqi për akademinë e shkencave, në kundërshtim flagrant me rregulloren e Kuvendit dhe kodin etik të deputetit, deklaron se po ikën të pijë kafe me ata që ishin thirrur për dëgjesë, duke shtuar se ata “burra” janë kolegët dhe miqtë e tij!

Mbahuni fort!

As më shumë dhe as më pak, deklaron se ata për të cilët ai orvatet të ndryshojë ligjin ose të bëjë seanca dëgjimore janë : Miiiqtë e tij!

Në vend të deklarojë që meqë këta që kemi thirrur për dëgjesë janë miqtë, farefisi, kolegët e mi, unë po largohem dhe po qendroj mënjanë kësaj gjëje!

Jo, jo lufton për miqtë e vet sikurse deklaron me gojë e vet, me zë të plotë, pa iu dridhur syri fare!

Uaaaaa, e pabesueshmeeeeeee!

Hajde bëjmë ligje për miqtë, bashkëfshatarët, krushqit, komshinjtë taniiiiii!

Eshtë njësoj sikur t’i ve dhjetë një studenti që nuk ka mësuar, që është dru, gdhë, duke thirrur nga dritarja: Ikni mo, dua t’i ve dhjetë se është djali i shoferit të autobuzit me të cilin vij në fakultet!

Harron se ligji duhet të jetë si era që fryn pa e ditur se cilin prek, se cilën velë anijeje shtyn, se çfarë gjethesh të kalbura rrëzon në tokë

Ligje për miqtë!!!

Deklarim i hapur në selinë e Kuvendit të Shqipërisë i konfliktit të interesit! Për miqtë dhe kolegët e tij bën ligj ai?!

Unë shpresoj që Kryetarja e komisionit të edukimit dhe medias, zonja Flutura Açka të kërkojë zbatimin e rregullores për këtë deklarim haptazi në kundërshtim me ligjin që më ka pataksur si qytetar! Pyetja ime për të është: Si mund të lejohen këto sjellje para syve tanë si qytetarë?

Si qytetar denoncoj këtë rast flagrant dhe si palë e interesuar kërkoj që ky deputet të mënjanohet nga çdo nismë a shqyrtim që ka të bëjë me arsimin e lartë dhe veçanërisht me akademinë e shkencave sepse deklaron se drejtuesit janë miqtë e tij!

A ka të drejtë deputeti të shkelë ligjin?!

Shikoni se ç’bëhet me taksat tona!

Pijini lëngun rregullores të Kuvendit tashti! Pijini lëngun edhe Kodit etik të deputetit!

Lutem nëse bëni komente ruani etikën dhe pa përdorur asnjë fyerje, ndryshe jam i detyruar t’i heq ato komente fyese. Deputetët duhet t’i nderojmë se ata punojnë për ne !

Ja një rast konkret!

Shiheni, shiheni dhe pastaj gjykoni pa pasion!

Cfarë skandalesh!

Etiketa: Artan Fuga

Lajme të lidhura

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?
OP-ED

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?

11:51 - 18/08/26
Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?
Opinion

Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?

16:05 - 10/08/26
Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
Para
“Suli abuzon, SPAK hesht”/ Balliu, flet “pa filtër” kundër socialistit

“Suli abuzon, SPAK hesht”/ Balliu, flet "pa filtër" kundër socialistit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26

Aktivisti Andi Tepelena iu bëri thirrje kryebashkiakëve dhe qytetarëve të bashkive që preken nga shkrirja, që të dalin në shesh...

Lexo më shumë
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

21:26 - 21/08/26
“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

21:15 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com