GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rruga e Arbrit që merr miliona euro çdo vit, nuk po arrin fundin

17:10 - 03/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Rruga e Arbrit që merr miliona euro çdo vit, nuk po arrin fundin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Projektet ambicioze të qeverive shqiptare po kthehen në makthe për taksapaguesit shqiptarë, të cilët janë të detyruar të paguajnë për abuzimet, zvarritjet e projekteve dhe për borxhet që merren për to.

I tillë që është edhe rasti i Rrugës së Arbrit, një koncesion i ardhur si ofertë e pakerkuar që ka startuar fillimisht në vitin 2018 me lidhjen e kontratës koncesionare me afat 13 vite mes qeverisë dhe kompanisë private Gjoka 87 shpk, ndërsa në 2019 nisën punimet me premtimin se do të përfundonin brenda vitit 2022.

Por ashtu siç ka ndodhur rëndom me premtimet e kontratat e qeverive në vend, afatet janë shkelur por pagesat kundrejt këtij koncesioni nuk kanë të ndalur.

Rruga e Arbrit, projekti ëndërr që gjatë qeverisjes së demokratëve, u tha se do të bëhej realitet nga socialistët që në mandatin e parë, por në fakt ka mbetur copa-copa i asfaltuar edhe pse kakaluar 1 dekadë që kur socialistët morën pushtetin.

                           Punimet në Shkallën e Tujanit

 

Rruga e papërfunduar që bëhet objekt fushatë sa herë ka zgjedhje elektorale, po gllabëron ditë pas ditë lekët e shqiptarëve, dhe për të fatkeqësisht ende nuk ka një datë finale përfundimi.

 

Qeverisë i bie “sysh” nuk ndërtojnë dot rrugën e Arbrit!

Pasi shtruan premtimet dhe gënjeshtrat për shqiptarët se rruga e Arbrit do të përfundoj nje herë në 2021, pastaj në 2022 e tani thuhet në 2023, kryeministri Edi Rama në tetor të vitit të kaluar tha se qeverinë e kanë marrë në sy prandaj nuk ka përfunduar ende rrugën. Por sa herë është premtuar mbyllja e punimeve?

Disa shirita janë prerë duke nisur nga Tuneli në Shkallën e Tujanit nga Berisha në prill të 2014.

Ndërsa në 29 nëntor 2021u inagurua përfundimi i Tunelitnumër 2 në Murrizi që u hap me daulle e këngë.

 

Atë ditë kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku tha se ju realizuan ëndrrën dibranëve duke ju shkurtuar distancën më Tiranënnë vetëm 1 orë e 20 minuta. Gjatë këtij inagurimi Balluku tha se ishin hapur për kalim 48 kilometra nga 54 kilometra në total.

“Kontrata ka afat dorëzimi prillin e vitit 2022, dhe ne do të bëjmë të pamundurën për të dorëzuar gjithçka në kohën e duhur”, tha Balluku në 29 nëntor 2021.

Por ky afat nuk u mbajt, ndërsa saga e premtimeve kishte nisur që në vitin 2020. Në 30 qershor 2020 ministrja Belinda Balluku në një intervistë televizive tha se rruga e arbrit do të përfundonte në pranverë të vitit 2021.

“Rruga e Arbrit kam përshtypjen se është një kontratë që dhe pse mbaron në nëntor, ndërtuesit kanë premtuar live kryeministrit dhe besoj se ajo rrugë do të përfundojë në pranverë të 2021”, deklaronte balluku.

Por në 2 gusht të 2022 balluku tha se vështirësit penguan përfundimin e rrugës.kemi shtyrë afatin kontraktual duke I dhënë edhe 17 muaj në dispozicion për të përfunduar projekti.

“Rruga e Arbrit në nëntor të vitit të kaluar u bë e aksesueshme në një pjesë të saj por mbeten disa pjesë të rëndësishme për tu dorëzuar siç është tuneli i Murrizit. Si tuneli kryesor, si ai ndihmës vijon me ritme të avashta por konstante por besojmë se brenda 17 muajve do të dorëzohet dhe tuneli i Murrizit.”, tha Balluku në 2 gusht2022.

Ndërsa në dhjetor të 2022 Balluku deklaroi në një emission televiziv se rruga mbaron në 2023, por s’ka afat për tunelin e Murrizit i cili po hapet me ritme minimale 1.4 metër në ditë.

Praktikisht ende nuk dihet se kur qytetarët shqiptarë do të mund të përdorin pa pengesa projektin që kanë 5 vite që po e paguajnë.

Zero transparencë për kostot projektin që bashkon shqiptarët!

Sipas dokumentit të procedurës konkurruese për dhënien e koncesionit thuhej se vlera e këtij projekti është 33.6 miliardë lekë. Por si pasojë e një projekti më defekte dhe pa studim gjeologjik kostot e tij janë shtuar edhe me 20 milionë euro për tëpërfunduar rrugën.

Po në ndihmë të kësaj kontratë me qëllim përfundimin e rrugës janë hapur një sërë tenderash nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për studimin e segmenteve të ndryshme të rrugës si dhe për supervizimin e punimeve, siç është tenderi për  “Sistemimi dhe rivitalizimi i skarpatave në Shkallën e Tujanit” apo tenderi  “Sistemimi dhe rivitalizimi i skarpatave në Plan i Bardhë”.

                      Sistemimi i skarpateve Shkalla e Tujanit

 

Por edhe pse miliona euro i janë dhënë ndihmë kësaj kompanie për realizimin e këtij projekti deri më tani qeveria nuk ka bërë transparencë se sa para do të kushtojë në total ky projekt strategjik.

Pavarësisht zvarritjes së këtij projekti i cili duket se nuk do të ketë fund, qeveria nuk i ka ndalur pagesat e koncesionarit vit pas viti. Që prej vitit 2019 kur është bërë pagesa e parë e deri në fund të vitit 2022, janë paguar për këtë rrugë nga taksat e qytetarëve dhe bizneseve shqiptare 10,5miliardë lekë sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave.

Me këtë ritëm që po ecin punimet në Rrugën e Arbrit ku janë dorëzuar 48 kilometra nga 54 kilometara që është projekti, kur të dorëzohet i përfunduar, me siguri shumica e segmenteve do të ketë nevojë për ri-asfaltim për shkak të përdorimit nga mjetet e tonazhit të rëndë, dhe prej gropave që janë hapur që tani.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: kryesore2rruga e ArbritSkandal

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
Shkencëtarët argumentojnë pse njerëzit jetojnë deri në 141 vjet

Shkencëtarët argumentojnë pse njerëzit jetojnë deri në 141 vjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një...

Lexo më shumë
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com