GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Lagjja e Fushatës”, Llatja i fal 220 mln lekë Hamza Islamajt për asfaltin e “11 Nëntorit”

11:46 - 04/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
“Lagjja e Fushatës”, Llatja i fal 220 mln lekë Hamza Islamajt për asfaltin e “11 Nëntorit”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Bashkisë Elbasan, Gledjan Llatja, hedh nga një shtresë asfalt nëpër lagje sa për zgjedhjet. Ky është asfalt elektoral dhe shkatërrohet pas disa muajsh, por siguron votat për t’u rizgjedhur kryetar. Pak ditë më parë Bashkia Elbasan ka mbyllur tenderin me objekt “Rikonstruksion i rrugëve në lagjen 11 Nëntori”, një lagje e populluar e qytetit dhe shumë pranë qendrës. Në fakt, po e trajtojmë këtë tender për të nxjerrë në pah abuzimet në vite të Llatajt.

Së pari, procesi i prokurimit është zhvilluar në shkelje të ligjit për prokurimet, sepse i është dhënë fitorja pa garë firmës “BE – IS” SH.P.K , në pronësi të Hamza Islamajt. Megjithëse kanë paraqitur ofertat e tyre edhe dy firma të tjera, ato janë skualifikuar. Madje njëra kishte ofruar ta kryente punën me 180 milionë lekë ose 42 milionë lekë më pak se fondi limit. Kështu, edhe pse kishte ofertën 220 milionë lekë, Llatja shpalli fitues Islamajn. Duke bërë ofertë gati sa fondi limit, kompania ka vënë në dyshim prokurimin. Pra, një fond i xhiruar pa konkurrencë dhe me kosto më lartë, duke shkelur dy pikat kryesore të ligjit, me një risk të lartë korrupsioni.

 

Sakaq, vlen të përmendim se Hamza Islamaj me firmën e tij ka marrë dhe shumë tenderë të tjerë gjatë vitit 2022, të skuqur në shkelje nga Gledjan Llatja. Kujtojmë se edhe tenderin e parë kur u rikonstruktua kjo lagje, e ka fituar e njëjta kompani.

Sikur e thamë më lartë, kryebashkiaku i Elbasanit iu hedh asfalt lagjeve kryesore shpejt e shpejt, sa për zgjedhje. Dhe pas disa kohësh, rrugët kthehen sërish në gjendje të amortizuar. Por, mos u shqetësoni, se sapo të afrojnë zgjedhjet e radhës, Llatja e ka gati asfaltin!

Mashtrimet me “11 Nëntorin”

I tillë është rasti me lagjen “11 Nëntori”. Me datë 16 tetor të vitit 2019, kryebashkiaku i Elbasanit ka inspektuar vijimin e punimeve në lagjen “11 Nëntori” ku po kryhej një rikonstruksion total i kësaj lagjeje. Bëhej fjalë për një investim që konsistonte në shtrimin e kësaj rruge si dhe ndriçimin, për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve, por më së shumti të këmbësorëve.

Elbasan, tetor 2019

“Tashmë punimet thuajse janë drejt përfundimit ku po I jepet dora e fundit asfaltimit të rrugëve në blloqet e pallateve. Siç i premtuam banorëve të Njësisë 5 fëmijët tanë do të kenë një rrugë me standarde, ndriçim dhe trotuare për të shkuar në kopsht. Procesi i transformimit të Elbasanit vijon”, u shpreh Llatja asaj kohe.

 

Elbasan, tetor 2019

Por, duket qartë që ai mashtroi dhe gjithë punimet ishin fasadë për propagandë. Nuk janë mbushur tre vite dhe kjo lagje është kthyer në gjendjen e saj të mëparshme. Kështu, duke qenë se herën e parë nuk i rezultoi mirë, Llatja po i hedhë një tjetër shtresë asfalt kësaj lagjeje. Shpresojmë që këtë herë asfalti të mbajë më gjatë. Pasi janë punë të bëra përsëdyti dhe milionat rëndojnë tek taksapaguesit elbasanas.

Lexo edhe: Llatja shfrenon shpenzimet, 1.2 miliard lekë për roje dhe parkingje

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: 11 nentoriabuzimaslfatGledjan Llatjatender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Dështon seanca për Paplekajn, ‘zhduken’ dëshmitarët

Dështon seanca për Paplekajn, ‘zhduken’ dëshmitarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com