GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Naftë kontrabandë në Durrës, burg pa afat për kapitenin rus

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Naftë kontrabandë në Durrës, burg pa afat për kapitenin rus
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kapiteni rus i anijes çisternë “Grace Felix” do të vazhdojë të qëndrojë në qelitë e paraburgimit në pritje të mbylljes së hetimeve nga autoritetet shqiptare.

Prej një muaji e gjysmë anija vazhdon të qëndrojë e bllokuar në radën e portit detar të Durrësit.  Me kërkesë të prokurorit të çështjes, Gjykata e Durrësit vendosi për herë të dytë “arrest me burg” pa afat për Aleksey Smaznov, kapiten i anijes me 22 500 ton naftë të sekuestruara për thyerje të embargos.

Më parë, mbrojtja e kapitenit e kishte ankimuar vendimin e parë të gjykatës së Durrësit dhe Apeli vendosi “arrest me burg” me afat 7 ditor. Në përfundim të këtij afati, çështja u rishqyrtua sërish, pasi organi i akuzës e ka çmuar të nevojshëm masën shtrënguese të sigurisë për kapitenin rus dhe gjykata ka vendosur në favor të saj.

Gjatë një seance gjyqësore që u zhvillua sot,  gjykata pranoi kërkesën e prokurorit të çështjes që deklaroi se  vijojnë hetimet për rolin e kapitenit dhe akuzat e ngritura ndaj tij për kontrabandë.

Mbrojtja e Smaznovit e pati konsideruar absurde masën shtrënguese ndaj kapitenit që akuzohet për kontrabandë dhe tregtim e transport të mallrave kontrabandë, pasi, sipas tij, kapiteni i anijes nuk ka tagër të konsumojë veprën penale të kontrabandës së naftës dhe në këtë rast nuk ka as të dhëna ta ketë kryer pasi anija nuk është shkarkuar.

Anija mbahet e bllokuar në Durrës që nga data 20 shkurt, ndërsa nafta është sekuestruar deri në përfundim të hetimeve.

 

 

Etiketa: Burgkapitennafte

Lajme të lidhura

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet
Aktualitet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Para
Kontrolle të befasishme të policisë në zyrat e PPE

Kontrolle të befasishme të policisë në zyrat e PPE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com