GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shkëmbi: I kënaqur me kualifikimin por jo me lojën

23:17 - 18/11/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkëmbi: I kënaqur me kualifikimin por jo me lojën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i skuadrës së Dinamos, Bledi Shkëmbi ka komentuar suksesin e ekipit të tij ndaj Tiranës duke kaluar në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Shkëmbi ka theksuar se i gëzohet arritjes por jo lojës.

“Emocione në fund, urova djemtë për kualifikimin, pasi për ndeshjen kam rezerva. Kualifikimi na shërben në aspektin psikologjik, nuk është pak të eliminojmë ekipin më të mirë të momentit, por nuk jam i kënaqur me ndeshjen tonë.

Duhet ta menaxhonim më mirë ndeshjen, edhe pse nuk na rrezikoi Tirana deri te goli i parë. As ne nuk rrezikuam, skuadrat ishin të kujdesshme. Gabim individual i yni, e dija që do të ishte e vështirë në aspektin psikologjik, ashtu ndodhi.

U sollëm më mirë në fushë me 4-2-3-1. Zgjedhja me pesë ishte e detyruar. Nuk ishte një problem rreshtimi, ndikoi pak fati dhe përqendrimi. Pjesa e dytë pastaj ishte problem psikologjik.

Neve na duhej shumë ky kualifikim, e dinim që do të ishte shumë i vështirë, do na rikuperojë mjaft nga ana psikologjike. Ndeshja e radhës vjen shpejt, na pret një sfidë e vështirë të hënën, por shkojmë ndryshe në aspektin psikologjik.

Ne menduam që me rezultatin 2-0 të ndeshjes së parë, duhet të ishim të kujdesshëm. Kemi pasur shumë probleme pas shpinës në ndeshjet me Tiranën.

Topi i gjatë nuk është në dëshirat dhe idetë e mia. Sot e bëmë shumë herë dhe pa kriter, por erdhi nga presioni psikologjik, sidomos pas pësimit të golit të parë.

Kemi bërë një futboll të mirë deri tani, por sot e tepruam. Lojtarët mendonin të mos rrezikonin, pas 2-0 ndryshoi diçka”, përfundoi trajneri i ekipit kryeqytetas.

Etiketa: FutbollSport

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Halili: Sinemati dhe ata që mendonin se Tirana do toleronte janë minj kanalesh

Halili: Sinemati dhe ata që mendonin se Tirana do toleronte janë minj kanalesh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

Zbardhen detaje nga vdekja e të moshuarit në Bulgarec të Korçës. Nga komunikimi zyrtar me policinë, konfirmohet se Gëzim Vija,78...

Lexo më shumë
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

13:41 - 02/04/26
Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com