GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Milan/ Super statistika, bota nën këmbët e Leaos

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
PSG gati të zbrasë xhepat, ylli i Milan dëshira e Galtier
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kishte 10 vite që AC Milan nuk gjente një lojtar të aftë për të shënuar të paktën 10 gola në dy sezone rresht, por me 9 ndeshje në dispozicion, fantazisti portugez Rafael Leao mundet vetëm që të përmirësojë statistikat e tij. Luzitani ka dhënë së fundmi një intervistë për mediat amerikane ku ka folur për ecurinë dhe momentin e “Il Diavolo Rossonero” që i drejtohet fundit të sezonit në kërkim të një vendi të katërt në kampionat e mundësisht afrimit me finalen e Stambollit në Champions League.

 

Më në fund u rikthyet te goli…

Jam shumë i lumtur që shënova e sidomos ndaj një ekipi të vështirë si Napoli. Jam i kënaqur më shumë për tri pikët e rëndësishme, por nuk kemi bërë asgjë ende pasi duhet të vazhdojmë më këtë ritëm edhe në ndeshjet e radhës.

 

Duket sikur ju ndihmoi rikthimi në rolin e vjetër?

Në fakt ndihem shumë më komod në rolin e sulmuesit të krahut. Skema 4-2- 3-1 më mundëson të luaj gjerësisht në krahë dhe që të pres pasimin e duhur për të sulmuar qendrën. Kur luaj statik në qendër në 3-4-2-1 më duket sikur nuk kam hapësirë për t’u rrotulluar e për të tentuar të dribloj rivalë, ndaj preferoj më mirë këtë sistem loje, pasi më përshtatet më tepër.

 

Mendoni se për paraqitje si ajo ndaj Napolit ndikon më shumë skema apo qasja mendore?

Do të thoja të dyja. Kohët e fundit ndaj nesh ka pasur kritika dhe e dinim se mund t’i heshtnim vetëm duke luajtur siç dimë. Kundër Napolit në një stadium të vështirë bëmë ndeshjen në mënyrën më të mirë, ndaj edhe fituam.

 

Edhe Brahim Diazi me këtë formë ndihmon apo jo?

Është një lojtar fantastik me të cilin merrem vesh shumë mirë. Për mua është kënaqësi e veçantë të luaj me të tillë lojtarë. Ata bëjnë gjithçka më të lehtë dhe në fushë argëtohemi të gjithë nëpërmjet lojës dhe rezultatit.

 

Cila është diferenca mes Milanit aktual dhe atij të fillimit të vitit?

Ndryshuam sistemin e lojës sepse donim të ishim më kompaktë në prapavijë. Me të arritur qëllimin, trajneri e kuptoi se mund të ndryshonte përsëri skemë.

 

Me Napolin do të keni hesape edhe në Champions. Do të jeni gati?

Ajo e së dielës ishte finalja e parë dhe e interpretuam siç duhej. Ndaj tyre të mërkurën do të jetë ndryshe, por ne do të dimë të jemi gati. Suksesi i fundit na shton besimin për të arritur objektivat tanë e për të qëndruar sa më pranë kreut të renditjes.

Panorama

Etiketa: leaoMilanSportSuper statistika

Lajme të lidhura

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League
Sport

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League
Sport

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26
Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën
Sport

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën

15:29 - 22/10/26
Para
Gjoba ndaj Mustafës, Klinaku: Poshtërsi e Speciales

Gjoba ndaj Mustafës, Klinaku: Poshtërsi e Speciales

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com