GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj hedh 900 mln lekë për asfalt, ia fal tenderin dajës së Ilir Metës

12:28 - 07/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderët e fundit të kryebashkiakut Erion Veliaj janë vetëm për asfalt dhe pemë, në funksion të fushatës elektorale.

Tenderët e fundit të kryebashkiakut Erion Veliaj janë vetëm për asfalt dhe pemë, në funksion të fushatës elektorale.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenderët e fundit të kryebashkiakut Erion Veliaj janë vetëm për asfalt dhe pemë, në funksion të fushatës elektorale. Por, tani që dita e zgjedhjeve është edhe më afër, Veliaj po kujdeset të blejë njerëzit më afër kundërshtarëve. Këtë herë Lali Eri i ka lidhur kontratë Vladimir Metanit, dajës së kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rikonstruksioni i rrugës At Stath Melani”. Kjo është një rrugë lagjeje, e cila është ekzistente dhe ka nevojë për sistemim e një shtresë asfalt. Por, vetëm për kaq punë, Veliaj planifikon të shpenzojë 900 milionë lekë!

Duke qenë se janë vënë në lojë kaq shumë para për një shtresë asfalt, Veliaj është kujdesur që t’ia bëjë dhuratë  biznesmenëve të fuqishëm që të sigurojë financimin për fushatë dhe vota për fitore.

Pra, me sa duket daja e paska braktisur nipin dhe ka kaluar me Lali Erin!

Në dokumentet e tenderit tregohet se kanë paraqitur oferta 14 kompani, por 13 prej tyre janë skualifikuar nga gara që në fazën e parë për justifikime se nuk kanë paraqitur dokumente për eksperienca të ngjashme të mëparshme.

Kështu, në garë mbeti vetëm oferta e bashkimit të operatorëve  “RSM COMPANY” shpk & “DESARET COMPANY” shpk, me pronësi  Agim Kolës dhe  Vladimir Metanit. Në mungesë të konkurrencës ata kanë përfituar tenderin pa garë fare me ofertën 670 milionë lekë.

Theksojmë faktin se oferta e tyre ishte një nga më të shtrenjtat, sepse një tjetër kompani ka paraqitur ofertën me vlerë 570 milionë lekë. Pra 100 milionë lekë më lirë se oferta fituese dhe gati sa gjysma e fondit limit.

Kjo tregon se shuma prej 900 milionë lekësh që kishte akorduar Veliaj është një vlerë abuzive, ku pjesa më e madhe përvetësohet, ndërsa një pjesë përdoret për shtrimin e rrugës sa për të kaluar zgjedhjet.

Këtë dyshim e vërtetojnë faktet e mëposhtme: Duke zbuluar se kush janë fituesit e këtij tenderi tregohet qartë që Veliaj po mbush arkën e tyre sot që ata t’i financojnë fushatën nesër. Sikur përmendëm më lartë një nga fituesit është Vladimir Metani me firmën DESARET COMPANY” shpk. Ai është daja i Ilir Metës dhe është njohu për faktin se i financoi LSI-së (PL sot) fushatën në  zgjedhjet e fundit lokale. Ndërsa këtë herë dajon Ilirit e ka blerë Lali Leku, për t’i financuar fushatën e tij. Epo oligarkët si Metani shkojnë atje ku ka flori! Ai gjithashtu njihet edhe për dhjetëra tenderë pa garë që ka fituar gjatë qeverisjes së Rilindjes.

Kështu, në vitin 2022, kur PL denonconte vjedhjet me tenderët, Metani përfitoi 15 milionë euro para publike me prokurime.

Ndërkohë edhe biznesmeni Agim Kola ka përfituar disa tenderë me firmën e tij “RSM COMPANY” shpk. Ai është financuar shpesh herë edhe nga bashkia Tiranë, pavarësisht se njihet si biznesmen mashtrues. Madje në shtator të vitit 2019, policia arrestoi biznesmenin Agim Kola, i cili akuzohet se nëpërmjet blerjeve dhe shitjeve me fatura fiktive ka përfituar në mënyrë të paligjshme një sasi të konsiderueshme parash. Agim Kola akuzohet se është i përfshirë në skemën e evazionit tatimor 30 milionë euro me faturat fiktive. Ndërsa Prokuroria lejon dhe vazhdimin e aferave nën hundën e saj.

Lexo edhe: Bardhi: Mesazhet e Veliajt që na kushtuan 110 mln Euro

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimErion VeliajIlri METAtendervladimir metani

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Xhaçka del nga SPAK, ja për çfarë u mor në pyetje

Xhaçka del nga SPAK, ja për çfarë u mor në pyetje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës
Breaking Views

Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

11:28 - 03/04/26

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet gjyqi në themel për Erion Veliajn, i cili ndodhet në burg që prej shkurtit...

Lexo më shumë
Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

11:19 - 03/04/26
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com