GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vokshi: Gjermanët i besojnë Arbitrazhit dhe jo Edi Ramës

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vokshi: Gjermanët i besojnë Arbitrazhit dhe jo Edi Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e  PD-së, Albana Vokshi tha se Ramës mund të mos i pëlqejë Gjykata e Arbitrazhit, kur merr vendime ndëshkuese për shkeljet e tij, por gjermanët mendojnë ndryshe.

Ajo shtoi se kompania gjermane EMS Shipping & Trading ka regjistruar, më 7 prill, një padi kundër qeverisë shqiptare, për një mosmarrëveshje që lidhet me koncesionin e Portit të Durrësit.

Deklarata:

Edi Ramës mund të mos i pëlqejë Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit, kur merr vendime ndëshkuese për shkeljet e tij, por gjermanët mendojnë ndryshe. Gjermanët i besojnë Arbitrazhit dhe jo Edi Ramës apo Pirro Vengut.

Kompania gjermane EMS Shipping & Trading ka regjistruar, më 7 prill, një padi kundër qeverisë shqiptare, për një mosmarrëveshje që lidhet me koncesionin e Portit të Durrësit. Lajmi konfirmohet nga Reporteri i Arbitrazhit të Investimeve. Me zhvedosjen arbitrare dhe korruptive të Portit të Durrësit, Edi Rama e ka ekspozuar shtetin shqiptar ndaj padive të kompanive të huaja, që operojnë në port.

Një ndër to, kompania gjermane EMS ka një kontratë 35 vjecare me shtetin shqiptar. EMS është kompani serioze dhe operon në shumë porte të Europës në shërbimet portuale, e klasifikuar me elementet e ndershmërisë dhe sigurisë për të kryer logjistikën e NATO për Europën.

Por, nuk është ndërprerja arbitrare e kontratës, arsyeja e vetme se pse EMS e ka çuar në Arbitrazh Qeverinë. Kompania ka bërë më parë kallëzim në SPAK, e gjendur para praktikave korruptive të Autoritetit Portual të Durrësit. EMS e ka akuzuar me emër Drejtorin e Portit për favorizim të subjekteve në tenderat e përdorimit e përpunimit të terminaleve, fshehje të informacioneve për thellimin e Portit (ku u shpenzuan 10 milion eu), favorizim e falsifikim të faturave tatimore për subjekte të ndryshme tregtare (në vlera mbi 20.000.000 lekë).

Duke parë gjumin letargjik të SPAK, në përfundim të afateve ligjore të shkresës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve e veprimeve diskriminuese, duke parë mosreagimin e Qeverisë Shqiptare, EMS depozitoi në gjykatën e ICSID World Bank, padinë kundër Shtetit Shqiptar me objekt “Diskriminim ndaj biznesit të huaj në Shqipëri”.

Vendimi i kompanisë gjermane për ta çuar në Arbitrazh qeverinë, vjen pas një humbje prej 110 milion eurosh, po në këtë institucion të Edi Ramës. Pasi këmbëngulte ekran më ekran se nuk ka humbur, se Beketti nuk do marrë asnje cent, dhe pasi u bë e qartë se e vërteta është ndryshe, Edi Rama, si Enver Hoxha, kërcënoi se do të tërhiqej nga Arbitrazhi.

Duke harruar se çfarë do të thotë kjo për klimën e biznesit në vend. Në rast tërheqjeje, asnjë biznes i huaj nuk do t’i afrohej Shqipërisë, sepse nëse nuk respektohen kontratat, ku mund të ankohet biznesi nëse jo në Arbitrazh ndërkombëtar.

Shpërfillja që SPAK i bëri kallëzimit të kompanisë gjermane, dëshmon se asnjë i huaj dhe asnjë shqiptar nuk mund t’i besojë kësaj drejtësie, që lëviz vetëm me fijet e partisë. Edhe një kujtesë të fundit për publikun: miliona eurot që Edi Rama humb në Arbitrazh, nuk dalin nga llogaritë e tij. JO.

Një më një ato janë paratë tuaja, të çdo takspaguesi të këtij vendi. Por, Edi Rama është zgjidhur dhe nuk e lidh më asgjë. Kur Arbitrazhi vendos kundër tij, ai kërkon të shkrihet institucioni që i ktheu fjalën. Ejani, të bëhemi bashkë e ta lidhim me vote, më 14 maj.

Etiketa: ArbitrazhGjermanKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!
Aktualitet

Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

11:19 - 20/10/26
Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!
Aktualitet

Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

11:09 - 20/10/26
Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia
Aktualitet

Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

10:52 - 20/10/26
Para
Plani i Këlliçit për arsimin: Dyfishim të kopshteve e çerdheve

Plani i Këlliçit për arsimin: Dyfishim të kopshteve e çerdheve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Arrestoni Ramën!
Aktualitet

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Arrestoni Ramën!

11:25 - 20/10/26

Gjatë marshimit, pedagogët kanë bërë thirrje se nuk do të tërhiqen nga qëndrimi i tyre, duke kërkuar mbështetje të vazhdueshme...

Lexo më shumë
Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

11:19 - 20/10/26
Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

11:09 - 20/10/26
Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

10:52 - 20/10/26
Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

10:50 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com