GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

‘The Sunday Times’ mbi gjyqin e krerëve të UÇK-së: Ata janë heronj

10:10 - 17/04/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
‘The Sunday Times’ mbi gjyqin e krerëve të UÇK-së: Ata janë heronj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazeta britanike “The Sunday Time”, i ka kushtuar një artikull procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve.

Artikulli fillon me faktin se intervenimi i NATO-s në Kosovë në mars të vitit 1999 ishte definuar si përgjigje kundrejt krimeve serbe të luftës dhe mizorive ndaj popullit shqiptar të Kosovës, që ridefinoi ndërhyrjen ushtarake të Perëndimit si ndërhyrje në baza humanitare.

Mes të tjerave, në artikullin e titulluar: “Ata janë heronj kombëtar të Kosovës-tani të akuzuar për krime lufte”, gazeta përmend se si udhëheqësit britanikë dhe amerikanë, ish-kryeministri Tony Blair dhe ish presidenti Bill Clinton, nderohen si heronjë në Prishtinë. Në këtë rast, përmendet statuja e  Clintonit në “Bulevardin Bill Clinton” dhe me pagëzimi i fëmijëve kosovarë me emrin “Tonibler”.

“Në një shtet të vogël ku Blair dhe Clinton janë idhuj, historia e suksesit të NATO-s po kërcënon të bëhet shumë e thartë”, -shkruan “The Sunday Times”.

Në artikull përmendet edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në një intervistë për “The Sunday Times”, ka thënë se populli i Kosovës nuk do ta harrojë kurrë rolin e Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin e Kosovës dhe intervenimin e NATO-s.

Pas publikimit të këtij artikulli, të njëjtin e ka ndarë në llogarinë e tij në Twitter edhe Kryeministri Kurti, duke njoftuar se ka pasur bisedë me autorin e tij, gazetarin Matthew Campbell. Gjithashtu, në artikullin e publikuar, kryeministri Kurti citohet të ketë shprehur shqetësimin se procesi gjyqësor mund ta ndihmojë Serbinë të “rishkruajë historinë”.

“Është kënaqësi të flas me Matthew Campbell për artikullin e sotëm. Diskutuam për mirënjohjen e Kosovës ndaj Britanisë së Madh, për rrezikun që Serbia të shfrytëzojë Dhomat e Specializuara për të rishkruar historinë dhe Rusia ta shohë Ballkanin si një front kundër NATO-s”, ka shkruar Kurti.

Gjithashtu, në artikullin e publikuar, kryeministri Kurti citohet të ketë shprehur shqetësimin se procesi gjyqësor mund ta ndihmojë Serbinë të “rishkruajë historinë”. Në vazhdimësi gazeta rikujton se forcat serbe ishin përgjegjëse për shumicën dërrmuese të mizorive në Kosovë dhe ndërsa disa u gjykuan në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi, shumica e atyre që ishin përgjegjës për spastrimin etnik, përdhunimet dhe krimet e tjera në Kosovë, nuk janë dënuar kurrë.

 

 

Etiketa: heronjsundayUçk

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Tentuan të kalonin kufirin me 15 mijë euro të padeklaruara, arrestohen dy të rinjtë në Muriqan

Kapet me kanabis në Murriqan 38 vjeçari ukrainas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

Një hendek gjithnjë e më i madh po regjistrohet në bankat e vendit tonë midis kursimtarëve të mëdhenjtë dhe atyre...

Lexo më shumë
Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

21:02 - 03/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26
Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com